3 Gusht 2023, 11:34
Nga f.i
Papa Françesku
PORTUGALI- Papa Françesku e ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën.
Një raport i vitit të kaluar ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin.
Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka kontribuuar në shkëputje më të madhe të praktikimit të fesë. Në takimin që është mbajtur te misioni diplomatik i Selisë së Shenjtë në Portugali, kanë marrë pjesë 13 viktima të abuzimit.
Në muajin shkurt, një komision i pavarur, i krijuar nga Kisha Katolike në Portugali, e ka publikuar raportin që tregon për përvojat e 564 personave, që kanë thënë se janë abuzuar nga priftërinjtë apo zyrtarë tjerë të Kishës.
Ky komision – i ngjashëm me komisionet e auditimit që ekzistojnë në Evropë dhe Amerikë – i ka analizuar rastet që datojnë prej vitit 1950.
Në shumë raste dëshmitarët kanë folur edhe për të mitur tjerë të abuzuar, duke e çuar në mijëra shifrën totale.
Teksa i ka prezantuar gjetjet, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, ka thënë se vlerësimi përfaqëson “minimumin absolut” të rasteve dhe se shifrat janë vetëm “maja e ajsbergut”.
Marrë nga REL
papa françesku
Bota
3 Gusht 2023, 11:32
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit t&eu...
Bota
3 Gusht 2023, 11:30
k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas ...
Bota
3 Gusht 2023, 10:36
f.i
pamje nga ngjarja
ITALI- Mauro Pili, një ish-deputet dhe ish-president i rajonit të Sardenjës, ka postuar një video në F...
Bota
3 Gusht 2023, 09:48
f.i
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet sot edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore, për ...
Bota
3 Gusht 2023, 09:15
f.i
Justin Trudeau dhe Sophie Gregoire Trudeau
KANADA- Fëmijët e kryeministrit kanadez Justin Trudeau do të vazhdojnë të jetojn...
Bota
3 Gusht 2023, 09:00
f.i
Papa Françesku
PORTUGALI-Papa Françesku i bëri thirrje BE-së të zhvillojë diplomacinë e paqes për zgjidhjen e k...
Bota
3 Gusht 2023, 08:51
f.i
foto ilustruese
GREQI- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në Greqi. T...
Bota
3 Gusht 2023, 08:47
f.i
foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgji...
Bota
3 Gusht 2023, 08:34
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe demokracinë...
Bota
3 Gusht 2023, 08:30
f.i
foto ilustruese
RUSI- Mercenarët e Wagnerit dyshohet se po shkojnë në Poloni të maskuar si emigrantë. A është kjo e...