LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi për ngrirje të negociatave me BE, Abazoviç: Nuk shqetësohem për mesazhet e Perëndimit

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

27 Dhjetor 2022, 19:04 Nga I.A
Paralajmërimi për ngrirje të negociatave me BE, Abazoviç:
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin.

“Për momentin, unë nuk jam shumë i ngarkuar me këtë”, u tha Abazoviq gazetarëve në Budva më 27 dhjetor.

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Më 26 dhjetor, deputetët e lëvizjes URA të Abazoviqit, Fronti Demokratik pro-Rus dhe Demokratët dorëzuan Gjukanoviqit 41 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për formimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ata i kërkojnë presidentit që të mbajë konsultime me partitë dhe të propozojë Lekiqin si kandidat. Nëse nuk e bën këtë, shumica parlamentare do të propozojë pasardhësin.

Këtë e mundëson Ligji i ndryshuar për Presidentin, i cili ia merr autoritetin kushtetues Gjukanoviqit për të emëruar një përfaqësues, sepse në shtator, për arsye formale, ai refuzoi t'i besonte Lekiqit mandatin për formimin e Qeverisë.

BE-ja ka bërë të ditur se negociatat me Malin e Zi mund të ngrihen nëse në bazëtë këtij ligji formohet Qeveria. Edhe SHBA-ja disa herë ka thënë se janë kundër hyrjes së Demokratik pro-Rus në Qeveri.

Mirëpo, Abazoviq tha se nuk e rëndojnë mesazhet nga perëndimi. Ai shtoi se "nuk është në interesin e askujt" që Mali i Zi të hyjë në "ndonjë keqkuptim ndërkombëtar".

“Nuk pres që të ketë ndonjë keqkuptim të madh në nivel ndërkombëtar dhe as nuk mendoj se subjekti që unë përfaqësoj, por më duket se as subjektet e tjera, në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë ndonjë veprim për ta prishur atë”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Gjukanoviqi nuk inicon konsultime të reja për mandatarin e Qeverisë së re, Abazoviq tha se kjo do të thotë se kundërshtohet vullneti i 41 deputetëve, të cilët janë shumicë në Parlamentin malazez, i cili ka gjithsej 81 ulëse.

“Nëse ai mendon se do t'i sjellë ndonjë përfitim politik, le të vazhdojë, as nuk do të zgjasë shumë, mandati i tij gjithsesi po përfundon dhe së shpejti do të kemi një president të ri”, tha ai.

Ai nuk tregoi se kur pritet formimi i Qeverisë së re dhe shtoi se “nuk ka ndonjë marrëveshje të veçantë” me Frontin Demokratik pro-rus dhe se ende po diskutohet për përbërjen e kabinetit, qëllimet dhe parimet e Qeverisë së re.

Gjukanoviq ka nënshkruar dekretin me të cilin hyn në fuqi Ligji i kontestuar për Presidentin, por gjithashtu tha se nuk do të marrë pjesë në zbatimin e tij, sepse e konsideron atë jo-kushtetues.

Mendim negativ për Ligjin ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës.

Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve, ka më shumë se tre muaj që nuk ka kuorum, sepse ka vetëm tre gjyqtarë nga gjithsej shtatë.

Që nga rënia e Qeverisë, Abazoviq është në mandat teknik që nga 20 gushti.

Kjo është Qeveria e dytë që bie në Malin e Zi, që nga ndryshimi i ekzekutivit në gusht të vitit 2020, kur fitorja e Frontit Demokratik pro-rus, Demokratëve dhe lëvizjes URA të Abazoviqit i dha fund mbretërimit tridhjetë vjeçar të Gjukanoviçit. Gjukanoviçit i skadon mandati presidencial në pranverë.

Marrë nga REL

dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet