E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.
SHBA- Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien e retorikës tensionuese, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje, duke shtuar se "nuk po bënte shaka" me paralajmërimin.
"Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare . Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky vend (Turqia) është i vendosur", tha zoti Erdogan.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.
“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”, tha zëdhënësi.
“U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, vazhdon reagimi i Departamentit të Shtetit..
Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.
Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, të cilët Ankaraja thotë se nuk mund të armatosen sipas traktateve ndërkombëtare.
Në fjalën që mbajti ndërsa ndiqte stërvitjet ushtarake turke pranë rajonit bregdetar të Izmirit në Egje, zoti Erdogan i bëri thirrje Athinës që "të shmangë ëndrrat, veprimet dhe deklaratat që do të sillnin si pasojë pendimin" dhe përmendi luftën për pavarësinë e Turqisë në fillim të viteve 1920, kur turqit mundën fuqitë okupuese, përfshirë Greqinë.
"Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje dhe nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për armatosjen e ishujve," tha zoti Erdogan.
Javën e kaluar Erdogan njoftoi se Turqia po ndalte të gjitha bisedimet dypalëshe me Greqinë për një mosmarrëveshje me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.
Të dy kishin rifilluar bisedimet dypalëshe në vitin 2021 për përmirësimin e lidhjeve pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, por kanë bërë pak përparim.
Ankara thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos ketë armë atje.
Greqia ka thënë se komentet e Turqisë për armatosjen e ishujve janë "të pabaza" dhe ka akuzuar Ankaranë se ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e saj mbi ta.
Të enjten, Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi 16 harta të cilat tha se "përshkruajnë, në një mënyrë të qartë, veprimet dhe pretendimet e paligjshme, të njëanshme të Turqisë."
Të dy vendet u kanë dërguar letra Kombeve të Bashkuara duke parashtruar pozicionet e tyre rivale në hapësirën ajrore dhe ishujt.
Marrë nga VOA
Olaf Scholz dhe Albin Kurti KOSOVË- Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë që të pu...
Ivanka Trump SHBA- Donald Trump u kthye kundër vajzës së tij Ivanka Trump pasi dëshmia e saj në komitetin që h...
Vila GREQI- Fotot dhe videot nga vila ku ndodhi operacioni i madh policor në Selanik, ku u konfiskuan 300 kilogramë kokainë dhe u arrestuan ...
Foto nga ngjarja GREQI- Era e keqe e dalë nga një shtëpi e mbyllur në një lagje në Pagrati të Lamisë, zbuloi t...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Aktivistët dhe avokatët e Cherie Blair kanë humbur një ofertë të Gjykatës së Lart&...
Foto nga samiti në Greqi GREQI- Levrek, kremi kaprolli dhe karkaleca, këto janë disa nga gatimet që do të shijohen ndër t&eum...
Thodoris Kousathanas GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një biznesmen është dhunuar me leva nga disa per...
Foto ilustruese Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga vendet e Bashki...
Pamje nga perleshja SHBA- Trimëria e një maceje ndaj një ujku është bërë virale në rrjetet sociale ku ka ...
Erdogan TURQI- Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në pikëpyetje kërkesat e Finlandës dhe Suedisë p&e...