LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërohet për protesta të mëdha në Gjermani, DW: Autoritetet federale po i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste

Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar për nesër fillimin e protestave të mëdha në të gjithë Gjermaninë. Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet me 15 janar. Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera.

5 Janar 2024, 17:13 Nga a.l
Paralajmërohet për protesta të mëdha në Gjermani, DW:
Gjermani

GJERMANI- Në Gjermani fillon nesër me 8. janar protesta e madhe e fermerëve. Shoqatat kanë kërkur që djathtistët të mos marrin pjesë dhe të mos e keqpërdorin protestën. Pritet t’u bashkangjiten edhe disa punonjës të tjerë.

Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar për nesër fillimin e protestave të mëdha në të gjithë Gjermaninë. Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet me 15 janar. Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera.

Ministri i Financave dhe kreu i FDP, Christian Lindner kritikoi protestat e paralajmëruara. Partitë e Unionit, nga ana tjetër, mbështesin fermerët. Autoritetet federale i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste në protesta.

Bllokadat e rrugëve

Autoritetet policore në mbarë vendin presin bllokime rrugore dhe veprime të mëtejshme me traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore. Priten edhe bllokada “në shumicën e hyrjeve të autostradave”. “Për të siguruar furnizime për popullatën”, autoritetet lejuan transportin e mallrave në distanca të gjata edhe të dielën, që zakonisht nuk lejohet. Sindikata e policisë ka frikë se policia do të mbingarkohet. “Shumë veprime jo vetëm që shkojnë shumë përtej këndvështrimit ligjor, por paraqesin edhe rrezik trafiku dhe një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik,” shpjegoi anëtari i sindikatës së policisë Thorsten Grimm. Këto bllokada mund të pengojnë shumë punonjës të shkojnë në vendet e punës. E në disa vende është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave dhe disa institucioneve të tjera.

Shkaqet e protestave

Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) ka bërë thirrje për një javë protesta mbarëkombëtare kundër politikave të qeverisë federale. Zemërimi i fermerëve u ndez nga shkurtimet e planifikuara të subvencioneve në vazhdën e krizës buxhetore. Qeveria federale tani i ka tërhequr kryesisht planet, por DBV nuk ka hequr dorë nga protestat.

Protestave pritet t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Gastronomët janë kundër rikthimit të taksave në vlerë të shtuar nga 7 në 19 %, sa ka qenë para pandemisë corona. Ka dhe paralajmërime që protestave t’u bashkangjiten edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha, por akoma nuk ka ndonjë vendim konkret. Autoritetet kanë frikë se protestat mund të keqpërdoren nga qarqet ekstremiste.

Ekstremistët

Para dy ditësh një grup ekstremistësh në radhët e protestuesve kanë sulmuar edhe një anije ku ishte ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Ai nuk është dëmtuar, por ky sulm ka treguar se qarqet djathtiste do të përpiqen ta shfrytëzojnë pakënaqësinë për qëllime politike. Përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve janë distancuar nga këto sulme dhe kanë bërë thirrje që në protesta të mos marrin pjesë qarqet ekstremiste politike. Të dhjathtët dhe grupet e tjera radikale nuk i duam në protestat tona, deklario kryetari i Shoqatës së Fermerëve Joachim Rukwied./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet