Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, theksoi në Komisionin parlamentar për Ekonomi, në dhjetor të vitit të kaluar, se kanë filluar shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar shqyrtim të tarifave të reja të energjisë elektrike për vitin 2023 në Kosovë
Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCOS dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, theksoi në Komisionin parlamentar për Ekonomi, në dhjetor të vitit të kaluar, se kanë filluar shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.
Fejzullahu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike, ai theksoi se edhe ky vit do të jetë sfidues, pasi çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë tejet të larta.
“Kur është dorëzuar ky plan i performancës në nëntor të vitit të kaluar, siç e dini ZRRE-ja në atë kohë nuk e ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm.
Shqyrtimi i jashtëzakonshëm si një prej aktiviteteve që nuk mund të parashihet në kuadër të aktiviteteve dhe të planit të performancës, është edhe shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, i cili edhe në vitin e kaluar ka ndodhur një herë, por edhe këtë vit domosdoshmërisht është duke ndodhur, për shkak se janë plotësuar kriteret e parapara me Ligj dhe ZRRE-ja në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur edhe shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave për vitin 2023”, ka theksuar Fejzullahu, duke shtuar se paralelisht me këtë proces është duke u bërë edhe shqyrtimi i rregullt pesëvjeçar i tarifave.
“Aktivitet për të cilën shumicën e vëmendjes e merr ZRRE-ja për çdo vit, është paraparë që të bëhet shqyrtimi i tarifave të energjisë elektrike dhe termike për vitin 2023, si një proces i rregullt, për të cilën ZRRE-ja e bën për çdo vit, për dy operatorët dhe për furnizuesin e rregullt që është KESCO”.
Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, ai është shprehur se prioritet gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.
Gjatë diskutimeve në komision pati edhe një përplasje në mes deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarit të Bordit të ZREE-së, Ymer Zejnullahu.
Deputetja Mimoza Kusari Lila ka kërkuar llogari nga ZRRE për gjendjen financiare në sektorin e energjisë dhe se a kanë dërguar letra për borxhet nga KEDS dhe KOSKO.
“Një prej problemeve kryesore sot është gjendja financiare e energjisë. Aktualisht a mundeni me na tregu se si është gjendja financiare në sektorin e energjisë. Ku janë letrat e juaja, çka keni bërë ju si rregullator dhe cila është gjendja financiare e rregullatorit. Çka keni ndërmarr për borxhet”, pyeti ajo.
Kryetari i Bordit të ZRRE-së Ymer Zejnullahu tregoi se kanë dërguar disa herë letra për borxhet.
Ai po ashtu u ankua për mungesën e një objekti për këtë institucion dhe se nuk kanë mundur që të bëjnë investime në objekte të huaja.
Edhe deputeti Pal Lekaj pati kritika sa i përket planit të performancës të ZRRE-së.
Ai u shpreh se me rritjen e energjisë do të dëmtohen edhe më shumë qytetarët.
“Sa i përket planit të performancës është një përshkrim i asaj që dëshironi të realizoni. Ky nuk është i saktë. Në asnjë rresht nuk e keni shkruar se cilat janë obligimet, sa është kostoja. Nëse e keni për konsumatorët, a nuk dëmtohen ata sidomos në stinë e dimrit.
Riparimet në dimër bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo që gjatë dimrit të ketë riparime e konsumatorët të jenë deri në 8 orë pa rrymë. Nëse shkoni te rritja e energjisë nuk e di se si do t’ia dalin qytetarët tanë”, ka thënë Lekaj./MONITOR
Letoni LETONI- Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni, e cila ka nd&...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, ku ka njoftu...
Rusi RUSI- Ambasadori i Estonisë, Margus Laidre, u largua nga Moska me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jash...
FBI UASHINGTON– FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ng...
Flamujt TURQI- Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë duke treguar solidaritet për tërmetet me epiq...
Tërmet TURQI- Turqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Mediat vendase raportojnë për dy tërmete të tjera që ka lëk...
Omar mendez SPANJË- Kandidati për kryetar bashkie Omar Menendez, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së qendrave të ...
Marty Walsh SHBA- Sekretari i Punës Marty Walsh pritet të largohet së shpejti nga administrata Biden, duke shënuar...
Kosovë KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-i...
Hatay TURQI- Një tjetër shpëtim rrëqethës ndodhi në qytet kur ekipet e zjarrfikësve të Tekirdağ arritën nj&eum...