LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti i Hungarisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

Ndërsa ratifikimi nga Hungaria u përshëndet me lehtësim në Helsinki dhe vende të tjera, hyrja në NATO e Suedisë mbetet pezull. Zyrtarë të partisë hungareze në pushtet kanë thënë se do të presin që Stokholmi të qartësojë mosmarrëveshjet e mbetura përpara se të votojnë për ratifikimin. Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim në NATO, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

28 Mars 2023, 09:00 Nga DOSJA
Parlamenti i Hungarisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës
Hungari

BUDAPEST- Parlamenti i Hungarisë miratoi të hënën aplikimin e Finlandës për anëtarësimin në NATO, duke i dhënë kështu fund vonesave që zgjatën disa muaj dhe duke e sjellë vendin nordik një hap më pranë bërjes anëtar në aleancën ushtarake të Perëndimit. Votimi me 182 vota pro dhe gjashtë kundër, erdhi pasi qeveria hungareze pati shqetësuar prej muajsh vendet aleate në NATO dhe në Bashkimin Evropian duke e shtyrë votimin deri kur të kishin votuar pothuajse të gjitha vendet e tjera të aleancës për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës.

Ndërsa ratifikimi nga Hungaria u përshëndet me lehtësim në Helsinki dhe vende të tjera, hyrja në NATO e Suedisë mbetet pezull. Zyrtarë të partisë hungareze në pushtet kanë thënë se do të presin që Stokholmi të qartësojë mosmarrëveshjet e mbetura përpara se të votojnë për ratifikimin. Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim në NATO, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. Pasigurisë për kandidaturën e Suedisë i shtohen edhe kundërshtimet e Turqisë mes akuzave se Stokholmi është shumë i butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste.

Agnes Vadai, ligjvënëse me partinë opozitare të Koalicionit Demokratik të Hungarisë, tha të hënën se partia në pushtet Fidesz kishte përdorur "pretekste" për të vonuar ratifikimin për të dy vendet dhe se vazhdimësia e ngërçit mund ta shtyjë një votim për Suedinë në fillim të prillit apo edhe majit.

"Nuk ka asnjë arsye të vërtetë për të mos i mbështetur këto vende", tha për agjencinë e lajmeve Associated Press zonja Vadai, ish-sekretare shteti në ministrinë e mbrojtjes të Hungarisë. "Aderimi në NATO nuk duhet të jetë çështje ndjenjash personale dhe shantazhesh".

Turqia është tani e vetmja nga 30 vendet anëtare të NATO-s që nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës. Për të pranuar një vend anëtar të ri në aleancë duhet unanimitet i plotë.

Sidoqoftë, komisioni parlamentar i Turqisë për punët e jashtme miratoi javën e kaluar aplikimin e Finlandës për anëtarësimin në NATO dhe një votim i parlamentit pritet të mbahet përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë më 14 maj.

Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban ka sinjalizuar prej kohësh mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin e NATO-s, qeveria e tij ka pretenduar se politikanët suedezë dhe finlandezë kanë thënë "gënjeshtra të qarta" në lidhje me gjendjen e demokracisë hungareze, gjë që i ka lënë të pasigurt disa ligjvënës të partisë në pushtet nëse duhet t’i mbështesin kërkesat për anëtarësim në NATO.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press në Kombet e Bashkuara të premten, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se kritikat e vazhdueshme të Perëndimit ndaj Hungarisë për çështjet e demokracisë dhe ato kulturore e kishin bërë qeverinë e saj të hezitonte të ofronte mbështetje për çështje praktike, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve të NATO-s përballë Rusisë.

Bashkimi Evropian, që përfshin 21 vende të NATO-s, ka akuzuar për vite me radhë qeverinë e zotit Orban për goditjen e lirisë së medias dhe të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBTQ, për një kulturë të rrënjosur të korrupsionit zyrtar dhe vendosjen e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të partisë qeverisëse Fidesz.

Disa politikanë dhe analistë të opozitës hungareze besojnë se zvarritja për ratifikimin kishte për qëllim nxitjen e Suedisë dhe Finlandës për të mbështetur lëvrimin e fondeve prej miliarda eurosh të BE-së të destinuara për Budapestin, të cilat janë ngrirë për shkak të akuzave për shkelje të standardeve të unionit për shtetin ligjor.

Por Samuel Agoston Mraz, drejtor i qendrës pro-qeverisë Nezopont Intezet në Budapest, tha se Hungaria nuk do të marrë vendim në lidhje me Suedinë derisa Turqia të vendosë nëse do ta miratojë kërkesën për anëtarësimin e vendit në NATO.

Zoti Mraz tha se Hungaria "nuk dëshiron të marrë vendime kundër turqve" dhe se kërkon garanci nga Stokholmi për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Hungaria është mbështetëse e një NATO-je të bashkuar. Ajo nuk beson tek një Turqi kundër të gjitha vendeve të tjera anëtare”, tha ai.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet