25 Tetor 2023, 17:34
Nga r.ll
Vladimir Putin
RUSI- Parlamenti rus ka përfunduar miratimin e ligjit që tërheq ratifikimin nga Moska të traktatit global që ndalon testet e armëve bërthamore.
Dhoma e sipërme, Këshilli i Federatës, miratoi ligjin me 156 vota pro sot pasi dhoma e ulët, Duma, e miratoi gjithashtu njëzëri. Tani pritet t'i shkojë Vladimir Putinit për nënshkrim, shkruan The Guardian.
Presidenti rus u kishte kërkuar ligjvënësve që të bëjnë ndryshimin për të pasqyruar pozicionin e SHBA-së, e cila nënshkroi, por kurrë nuk ratifikoi traktatin gjithëpërfshirës të ndalimit të testeve bërthamore (CTBT).
Rusia thotë se nuk do të rifillojë testimin bërthamor nëse nuk e bën Uashingtoni, por ekspertët e kontrollit të armëve janë të shqetësuar se mund të jetë duke u nisur drejt një testi që perëndimi do ta perceptonte si një përshkallëzim kërcënues në kontekstin e luftës në Ukrainë, ku kjo e fundit e ka akuzuar Rusinë për shtimin e shantazhit bërthamor.
Megjithëse nuk ka hyrë kurrë zyrtarisht në fuqi, CTBT e ka bërë testimin bërthamor një tabu, asnjë vend përveç Koresë së Veriut nuk ka kryer një provë që përfshin një shpërthim bërthamor këtë shekull.
Ekspertët e kontrollit të armëve thonë se një test nga Rusia ose SHBA mund të shkaktojë një garë të re armësh në një moment tensioni akut ndërkombëtar, me luftëra të ndezura në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ata thonë se nëse një vend testonte, tjetri ndoshta do të bënte të njëjtën gjë dhe të tjerë si Kina, India dhe Pakistani mund të ndiqnin.
vladimir putin testet e armeve berthamore
Bota
25 Tetor 2023, 17:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një baba në Selanik ka vrarë me duart e veta vajzën e tij 42-vjeçare, i cila ishte paciente me skleroz&eu...
Bota
25 Tetor 2023, 17:05
r.ll
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se është i vetmi person...
Bota
25 Tetor 2023, 16:54
r.ll
Emmanuel Macron dhe Abdel Fattah al-Sisi
EGJIPT- Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin egjiptian Abdel Fattah a...
Bota
25 Tetor 2023, 16:51
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eurodeputetja Eva Kaili ka komentuar zhvillimet e fundit në 'Katargate', pas zwvendwsimit tw prokurorit federal pwrgjegjws pwr...
Bota
25 Tetor 2023, 16:46
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se sulmet izraelite dhe kërcënimi me ndërhyrje tokësore ka...
Bota
25 Tetor 2023, 16:47
a.l
Gaza në gërmadha
GAZA- Kriza humanitare në Rripin e Gazës po thellohet, ndërsa situata në spita...
Bota
25 Tetor 2023, 16:43
a.l
Sipas një sondazhi të emigrantëve zezakë të gjeneratës së parë dhe të dytë në 13 vende të BE-s&eum...
Bota
25 Tetor 2023, 16:37
a.l
Hamasit
IZRAEL- Shënimi i gjetur në trupin e një njeriu të Hamasit përmban udhëzime dhe fjalë inkurajuese p&eu...
Bota
25 Tetor 2023, 16:27
a.l
Kherson
UKRAINË- Një breshëri sulmesh ajrore, 35 gjithsej, u kryen nga forcat ruse në rajonin Kherson në jug ...
Bota
25 Tetor 2023, 16:25
r.ll
antonio guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbajtur një konferencë të shkurtër pë...