LIVE UPDATES
Bota

"Partitë populiste i shpallin luftë shoqërisë së hapur, flasin për elita që punojnë kundër popullit" DW: Çfarë e mbron demokracinë?

Partitë populiste, si AfD në Gjermani, po gëzojnë popullaritet në rritje në mbarë botën. Ato i shpallin luftë shoqërisë së hapur, pluraliste, e gjithmonë flasin për elita që punojnë kundër popullit. Çfarë pritet më tej?

29 Tetor 2024, 09:21 Nga M.B
"Partitë populiste i shpallin luftë shoqërisë së
Foto ilustruese

GJERMANI- Populizmi ka shumë fytyra, por modeli është gjithmonë i njëjtë. Pavarësisht nëse është botëkuptimi i Donald Trump në SHBA, Narendra Modi në Indi apo politikani iAfDBjörn Höcke në Gjermani- gjithmonë flitet për të ashtuquajturat elita që punojnë kundër popullit. Flitet për zhvlerësim të pjesëve të shoqërisë si gjoja armiq të popullit. "Ata" kundër "neve". Ata "atje lart" kundrejt nesh "këtu poshtë".

Kriza klimatike, luftërat, digjitalizimi i përshpejtuar - lëvizjet populiste i premtojnë shpëtim një shoqërie për një kohë të shkurtër. Votoni për ne dhe gjithçka do të jetë më mirë, gjithçka do të kthehet në kohët e së shkuarës gjoja më të mirë. Ata e paraqesin veten si liderë të fortë, karizmatikë që do të rregullojnë të gjitha dhe gjithçka. Kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe të drejtës, ata i shpallin gjykatat dhe institucionet e tjera demokratike armiq të popullit.

Dëshira për një lider

Drejtuesi i Alternativës për Gjermaninë, AfD, për Tyringi Björn Höcke flirton edhe me rolin si "shpëtimtar i Gjermanisë". Dëshira e gjermanëve për një person historik që një ditë do të shëronte të gjitha plagët e njerëzve, do të kapërcente ndasitë dhe do t'i vendoste gjërat në rregull, është ngulitur thellë në shpirtin tonë. Unë jam i bindur për këtë, shkruan Höcke në librin e tij "Kurrë në të njëjtin lum dy herë”. Höcke bëri edhe një film për të, që e stilizon si perandorin e paqes Friedrich Barbarossa, i cili është kthyer dhe është zgjuar pas një gjumi të gjatë në një shpellë në Kyffhäuserberg, për të shpëtuar perandorinë me ndjekësit e tij besnikë.

Rritja e partive populiste është kthyer në një sfidë serioze për shtetet demokratike. Kështu mendon edhe politologu i shquar gjerman Hans Vorländer. "Ajo që shohim është se vlerat qendrore të populistëve të krahut të djathtë vihen në pikëpyetje, si barazia, dinjiteti njerëzor apo e drejta për liri nga diskriminimi”, thotë ai.

Vorländer ka shumë vite që studion fenomenin e populizmit. "Është e nevojshme që të kuptojmë se partitë populiste të djathta nuk do të zhduken thjesht. Duhet të mësojmë të përballemi me to," analizoi ai në një intervistë për DW. "Në Gjermani është më e vështirë se në vendet e tjera, sepse ne kemi parë që forca të tilla mund të shkatërrojnë demokracinë," thotë ai.

Rreziku për institucionet demokratike

Shkencëtarët, politikanët dhe vëzhguesit politikë në mbarë botën paralajmërojnë për cenueshmërinë e shoqërive të hapura. Sulmi në Kapitol në Uashington nga mbështetësit fanatikë të Trump më 6 janar 2021 tregoi se sa aktuale ishin këto paralajmërime.

Në Gjermani, ka gjithnjë e më shumë dëshmi se sa e rrezikshme mund të jetë AfD për shtetin kushtetues. Në fillim të shtatorit, AfD, një parti ekstremiste e djathtë, u zgjodh për herë të parë në historinë e Republikës Federale si forca politike më e fortë në Tyringi, pra më e forta në një land. Björn Höcke u festua nga mbështetësit e tij.

Në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve, partia tregoi se si do të sillej në rast fitoreje. Takimi i parë u drejtua nga një politikan i AfD-së, i cili nuk e përfilli vullnetin e deputetëve. Kjo u ndal më pas nga Gjykata.

Por pavarësisht nga të gjitha hulumtimet mbi rreziqet dhe pavarësisht të gjitha raportimeve në media për gënjeshtra, teori konspirative dhe propagandë të rrezikshme të përhapur nga populistët, rritja e tyre vazhdon. Pra, çfarë duhet të bëhet?

Investimet - një zgjidhje për problemin?

Instituti për Ekonominë Botërore nga Kieil ka propozuar një zgjidhje interesante për Evropën - investimet. Instituti analizoi ndikimin e investimeve publike në rajonet ekonomikisht të dobëta të Evropëstek partitë populiste të krahut të djathtë. Rezultati i studimit të prillit 2024 është: Në rajonet e mbështetura, pjesa e votave të partive populiste të krahut të djathtë ra me 15 deri në 20 për qind. E thënë thjesht, autorët e studimit arrijnë në përfundimin: "100 euro e financimit rajonal të BE-së për kokë banori, redukton përqindjen e votave të partive populiste të krahut të djathtë në një rajon mesatarisht me 0,5 pikë përqindjeje”.

Studiues si Hans Vorländer i Universitetit Teknik të Dresdenit pajtohet, se duhet të investohet shumë më tepër në edukimin politik, nëse duam të mbrojmë të rinjtë në veçanti nga ofertat populiste në mediat sociale. Sipas Vorländer, do të jetë më e vështirë për partitë demokratike të arrijnë votuesit në zgjedhjet paraprake, sepse ato do të humbnin fuqinë e tyre të integrimit.

"Ne duhet të shohim se demokracia partiake po humbet strukturën dhe fuqinë e saj. Demokracia partiake po shndërrohet në demokraci të lëvizshme, e cila është shumë më e paqëndrueshme."

Angazhimi i qytetarëve

Ekspertët kërkojnë që njerëzit të përfshihen më shumë në vendimmarrjen politike edhe në kohën ndërmjet zgjedhjeve. Sociologu Steffen Mau, për shembull, është në favor të të ashtuquajturve këshilla qytetarësh, në të cilët qytetarët bashkërisht merren me një çështje politike për një periudhë të gjatë kohore dhe bëjnë propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve. Kjo synon të zbusë pozicionet ekstreme.

Gjermania po diskuton edhe masën përfundimtare kundër kërcënimeve ndaj demokracisë: procedurat ligjore për ndalimin e AfD. Gjykatat, shërbimet e sigurisë dhe organizatat civile kanë vite që konfirmojnë dhe mbledhin prova për rrezikun që paraqet kjo parti. Një ndalim i tillë partiak ka pengesa të mëdha ligjore në Gjermani. Ajo duhet të kërkohet nga Bundestagu, Bundesrati ose qeveria federale. Më pas shqyrtohet në gjykatën më të lartë të Gjermanisë: Gjykatën Kushtetuese. Në historinë e Republikës Federale, partitë janë ndaluar vetëm dy herë. Hera e fundit ishte në vitin 1956.

Politologu Hans Vorländer beson se një kërkesë e tillë është e justifikuar: "Partitë demokratike duhet ta bëjnë të qartë se janë të gatshme të tregojnë kufijtë e tyre."/ DW

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet