LIVE UPDATES
Bota

Pas komenteve shqetësuese për Nikki Haley-n, CNN merr masë ndaj gazetarit Don Lemon

Don Lemon nuk ka qenë në transmetim që prej ditës së enjte të javës së kaluar, kur gjatë emisionit të mëngjesit në CNN, tha se 51-vjeçarja Nikki Haley nuk ishte "në kulmin e saj".

22 Shkurt 2023, 09:27 Nga k.m.
Pas komenteve shqetësuese për Nikki Haley-n, CNN merr masë ndaj
Don Lemon

Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthehet në punë të mërkurën dhe do t'i nënshtrohet një procesi zyrtar kualifikimi, pas komenteve të tij të bëra në transmetim në lidhje me kandidaten republikane për presidente Nikki Haley. Lajmi u njoftua nga drejtori ekzekutiv i rrjetit Chris Licht, në një email drejtuar punonjësve të hënën në mbrëmje.

Letra, siguruar nga agjencia ‘Associated Press’, nuk specifikonte llojin e trajnimit të cilit do t’i nënshtrohej prezantuesi televiziv. Licht shtonte se ishte e rëndësishme për të që rrjeti “të balanconte llogaridhënien me nxitjen e një kulture në të cilën njerëzit mund të mësojnë dhe të rriten nga gabimet e tyre”. Don Lemon nuk ka qenë në transmetim që prej ditës së enjte të javës së kaluar, kur gjatë emisionit të mëngjesit në CNN, tha se 51-vjeçarja Nikki Haley nuk ishte "në kulmin e saj".

Lemon dhe prezantueset e tjera të emisionit, Poppy Harlow dhe Kaitlan Collins ishin duke diskutuar rreth deklaratave të zonjës Haley, sipas së cilës politikanët mbi 75 vjeç t'i nënshtroheshin ekzaminimeve të detyrueshme mbi aftësitë e tyre mendore.

"Nikki Haley nuk është në kulmin e saj, më vjen keq", tha Lemon në transmetim, duke shpjeguar se pse ai nuk ndihej rehat me çështjen e diskutimit të moshës. Ai tha se një grua konsiderohet të jetë në kulmin e saj kur është në të 20-at, 30-at dhe ndoshta të 40-at, dhe se zonja Haley është 51 vjeç.

Ai u sfidua nga bashkëprezantuesja e emisionit Poppy Harlow, që kërkoi që ai të sqaronte se çfarë po përpiqej të thoshte me këtë komente: “Mendoj se ne duhet ta sqarojmë nëse e ke fjalën për mundësinë për të lindur fëmijë apo po flet mbi mundësinë për të qenë president?”.

"Mos u përpiq të më kundërvihesh mua sepse thashë disa të vërteta të hidhura, thjesht po them se cilat janë faktet", u përgjigj me tej Don Lemon. Ai e solli sërish këtë temë në vëmendje një orë më vonë, por u kundërshtua nga komentatorja Audie Cornish.

"Ajo është në kulmin e saj për të kandiduar për këtë post", tha zonja Cornish për zonjën Haley. “Të jesh në kulmin e karrierës politike, për këtë po flasim”, shtoi ajo.

Po atë ditë Lemon lëshoi një deklaratë duke thënë se i vinte keq për komentet e tij, të cilat u kritikuan gjerësisht. Vetë zonja Haley i quajti ato seksiste si dhe e përdori rastin për të mbledhur fonde.

Sipas gazetës ‘The New York Times’, Licht e kishte kritikuar Lemon gjatë një telefonate me personelin të premten, duke thënë se komentet e tij ishin "shqetësuese, të papranueshme dhe të padrejta" dhe një "shpërqendrim i madh". Sikurse njoftoi CNN-i, Lemon u shfaq në takim dhe u kërkoi falje kolegëve.

"U ula me Donin dhe pata një bisedë të sinqertë e kuptimplotë me të", shkruante Licht në deklaratën e së hënës në mbrëmje. “Ai ka pranuar të marrë pjesë në kualifikime formale, si dhe që të vazhdojë të dëgjojë e të mësojë. Ne e kemi marrë këtë situatë shumë seriozisht”, shtonte ai më tej. Prezantuesja Poppy Harlow tha në hyrje të emisionit të mëngjesit të ditës së martë se kolegu i saj, Don Lemon, do të kthehej të nesërmen./VOA

don lemon

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj