LIVE UPDATES
Bota

Ndihma ushtarake për Ukrainën shumë më e vogël se në luftëra të tjera

Sipas një analize të IfW, SHBA dhe Gjermania shpenzuan më shumë për luftërat e tjera, se tani në Ukrainë. Shpenzimet në luftërat e mëparshme kanë qenë shumëfish më të larta.

22 Shkurt 2023, 09:10 Nga k.m.
Ndihma ushtarake për Ukrainën shumë më e vogël se
Foto ilustruese

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së tij të shkurtër në Kiev të hënën se ai do të lejojë dërgesa të tjera armësh me vlerë prej 500 milionë dollarë amerikanë në ditët në vijim. Konkretisht, bëhet fjalë për municion artilerie, haubic, raketahedhës të tipit Javelin dhe armë të tjera të blinduara. Njoftimi gjatë vizitës simbolike të Bidenit pak para përvjetorit të agresionit rus në Ukrainë përshtatet në tablonë e analizës së vlerës financiare të ndihmës për Ukrainën, e cila tani është përditësuar nga Instituti në Kiel për Ekonominë Botërore (IfW).

"Amerikanët përcaktojnë ritmin kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës," thotë ekonomisti Christoph Trebesch, i cili mbikqyr projektin "Ukraine Support Tracker" të IfW.

"Hezitimi i evropianëve në vitin e parë të luftës është një fenomen i jashtëzakonshëm, veçanërisht pasi burimet financiare mund të mobilizohen shpejt”, thotë Trebesch. Ai flet për pagesat kryesisht financiare nga shtetet e BE-së për të mbështetur buxhetin ukrainas, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se prodhimi ekonomik i Ukrainës ka rënë deri në 40 për qind gjatë luftës së shkaktuar nga agresori rus. Nga njëra anë, ekonomistët e IfW llogaritin ndihmën e drejtpërdrejtë financiare dhe ndihmën humanitare nga burime publike dhe, nga ana tjetër, llogaritin kostot e armëve të dorëzuara në Ukrainë. Dërgesat nga rezervat ushtarake, si ato të Bundeswehr-it gjerman, llogariten sipas çmimeve të tregut.

Ndihma bilaterale gjermane

Sipas institutit IfW, SHBA-ja ka kaluar BE-në dhe shtetet e saj anëtare me ndihma, thuhet në përditësimin e fundit të "Ukraine Support Tracker" në dhjetor. Ajo ka premtuar edhe një vëllim tjetër të ndihmave prej 37 miliardë euro në dhjetor. Ndihma e ofruar dhe e shpallur nga SHBA tani arrin shumën e përgjithshme prej 73.1 miliardë euro, kundrejt 54.9 miliardë eurove të BE-së. Ndërkohë, Ukrainës i është dorëzuar ose premtuar ndihmë prej mbi 128 miliardë euro. SHBA jep dy herë më shumë se BE-ja në tërësi, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Për herë të parë, ekonomisti i IfW Trebesch dhe ekipi i tij krahasuan ndihmën e Ukrainës me shpenzimet e tjera të më shumë se 50 shteteve mbështetëse të "Grupit të Kontaktit të Ukrainës", të cilat udhëhiqen nga SHBA. "Në përgjithësi, ndihma financiare për Ukrainën është zakonisht vetëm një pjesë e vogël e asaj që qeveritë shpenzojnë për të qetësuar krizën në vendin e tyre”, thuhet në analizë.

"Vetëm Gjermania ka vendosur të ndajë më shumë se 250 miliardë euro subvencione që nga janari 2022 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe kompanitë."

Ndihma bilaterale e Gjermanisë për Ukrainën tani arrin në 6.15 miliardë euro. Në anën tjetër, qeveria federale shpenzoi 5.65 miliardë euro për të ashtuquajturin subvencion për uljen e çmimeve të karburanteve dhe për bileta mujore me çmim prej nëntë euro në muaj. Me këto dy masa, qeveria gjermane verën e kaluar zbuti goditjen e çmimeve për konsumatorët e shkaktuar nga çrregullimet në treg pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Studiuesit nuk morën parasysh dërgesat e tankeve kryesore, si Leopard 2 për Ukrainën, të shpallura për mars. Arsyeja janë angazhimet e paqarta të vendeve evropiane lidhur me këtë tank të prodhuar në Gjermani. Por një pjesë e përmbledhjes së shpenzimeve përfshin 100 milionë dollarë për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë perëndimorë, të cilat Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi verën e kaluar.

Gjermania: Tre herë më shumë fonde për Kuvajtin

Për herë të parë, studiuesit e IfW kanë krahasuar edhe kostot e ndihmës për Ukrainën në vitin e parë të luftës me shpenzimet e vendeve perëndimore në luftëra të tjera. E matur në termat e produktit të brendshëm bruto (GDP), Gjermania shpenzoi "tre herë më shumë për të mbrojtur Kuvajtin" gjatë Luftës së Gjirit 1990/91, kur Iraku pushtoi Kuvajtin fqinj. Në atë kohë, këto para shkonin direkt në SHBA. Gjermania nuk mori pjesë drejtpërdrejt ushtarakisht në operacionin ushtarak, me të cilin ushtria amerikane çliroi shtetin e sulmuar të Gjirit. Qeveria amerikane shpenzoi pothuajse 1 për qind të PBB-së për këtë luftë, krahasuar me më pak se 0.4 për qind sa janë dhënë për Ukrainën deri më tani. Shpenzimet vjetore ushtarake amerikane në Afganistan nga 2001-2010 ishin gjithashtu tre herë më të larta se shpenzimet e Uashingtonit për mbrojtjen e Ukrainës në vitin e parë që nga fillimi i agresionit rus. Por duhet theksuar se, ndryshe nga Ukraina, SHBA dërgoi në Afganistan dhe Lindjen e Mesme edhe trupa tokësore dhe u desh të kujdeset për to për vite me radhë.

Ekonomistët e Kielit mund të dëshmojnë gjithashtu se dërgesat dhe angazhimet ndaj Ukrainës kanë rënë shumë në qershorin e kaluar. Nga më shumë se 20 miliardë euro në maj në pesë miliardë euro në qershor.

Niveli i lartë i ndihmave u arrit prapë në nëntor, pas aksioneve të suksesshme dhe çlirimit të disa vendeve nga ushtria ukrainase në lindje dhe jug të vendit: Së pari me premtimin e BE-së për të mbështetur Ukrainën me ndihmë financiare në vitin 2023, e më pas edhe me paketën ushtarake të SHBA-së, kur Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi 37 miliardë euro ndihmë ushtarake në dhjetorin e kaluar. Nga kjo paketë do të jepen mbase edhe paratë e premtuara nga Presidenti i SHBA Biden në vlerë prej 500 milionë euro, për të cilat foli gjatë vizitës së tij në Kiev. Presidenti Biden tha gjatë kësaj vizite se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet "e palëkundur"./DW

joe biden christoph trebesch lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet