LIVE UPDATES
Bota

Biden ofron “mbështetje të fortë” për Moldavinë pas rritjes së tensioneve me Rusinë

Sandu ka qenë një zë konsistent pro-Bashkimit Evropian në skenën politike të Moldavisë, dhe Qeveria e re pro-Perëndimore e udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, bëri betimin javën e kaluar.

21 Shkurt 2023, 23:02 Nga I.A
Biden ofron “mbështetje të fortë” për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua në Poloni me homologen e tij moldave, Maia Sandu, në kohën kur janë rritur shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha pas këtij takimi se Biden “riafrimoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë” gjatë takimit të 21 shkurtit me presidenten Sandu.

Biden ka theksuar përpjekjet e Uashingtonit “për të ndihmuar Moldavinë që të forcojë qëndrueshmërinë e saj politike dhe ekonomike, përfshirë edhe në agjendën e reformave demokratike dhe të sigurisë energjetike dhe të adresojë efektet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyra e Sandus ende nuk ka reaguar lidhur me këtë takim. Sandu ka qenë një zë konsistent pro-Bashkimit Evropian në skenën politike të Moldavisë, dhe Qeveria e re pro-Perëndimore e udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, bëri betimin javën e kaluar. Sandu vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po kërkon të destabilizojë shtetin e saj dhe së fundmi i ka bërë thirrje Perëndimit që të japë armë për mbrojtjen e Moldavisë, shtet që nuk është në NATO, por është shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Rusia ka rreth 1.100 trupa në depotë e armëve sovjetike që gjenden në rajonin e Transnjestërit në Moldavi. Sandu po ashtu ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat dhe Recean po ashtu ka përsëritur thirrjet për tërheqjen e trupave ruse. Në përgjigje, Kremlini i bëri thirrje Moldavisë të tregojë kujdes me deklaratat lidhur me forcat ruse.

Moldavia ndan 1.200 kilometra kufi me Ukrainën. Javën e kaluar, Sandu sugjeroi, së bashku me akuzat e bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ka një plan rus për të organizuar një grushtshtet në Moldavi. Ky plan, sipas saj, është menduar që të maskohet pas protestave opozitare në Moldavi.

Rusia ka mohuar se po planifikon të destabilizojë Moldavinë, duke thënë se këto pretendime “janë krejtësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se raportimet lidhur me planin nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, DASH tha se kjo “nuk është jashtë sjelljes së Rusisë dhe ne absolutisht qëndrojmë me Qeverinë moldave dhe popullin e Moldavisë”. Në Moldavi ka pasur protesta kundër Sandus dhe Qeverisë pro-perëndimore moldave. Mijëra persona kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Shor, që ka lidhje me Rusinë, dhe që udhëhiqet nga politikani dhe biznesmeni në arrati, Ilan Shor.

Më 10 shkurt, Rusia lëshoi një raketë që kaloi përmes hapësirës ajrore të Moldavisë dhe përfundoi në Ukrainë. Pas këtij incidenti, Moldavia thirri në bisedë informative ambasadorin rus. Rajoni Transnjestër, që banohet kryesisht me banorë rusishtfolës, ka shpallur pavarësinë nga Moldavia më 1990, teksa Moldavia ka shprehur frikën se ky rajon do të kërkojë të bashkohet me Rumaninë, shtet me të cilin ndan historinë dhe gjuhën e njëjtë.

Marrë nga REL

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit