LIVE UPDATES
Bota

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, senatorët amerikanë Murphy dhe Peters takohen në Mal të Zi me presidentin e ri, Jakov Milatoviç

Në Mal të Zi senatorët u takuan me presidentin e ri Jakov Milatoviç. Senatori Murphy tha se ata janë miq të Malit të Zi dhe se ky vend, siç tha ai, paraqet një histori suksesi.

24 Maj 2023, 20:26 Nga a.l
Pas Kosovës dhe Shqipërisë, senatorët amerikanë Murphy
Senatorët amerikanë në Malin e Zi

SHBA- Senatorët demokratë amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së dhe senatori amerikan Gary Peters, anëtar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, vizituan të mërkurën Podgoricën, si pjesë e një turi në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Mal të Zi senatorët u takuan me presidentin e ri Jakov Milatoviç. Senatori Murphy tha se ata janë miq të Malit të Zi dhe se ky vend, siç tha ai, paraqet një histori suksesi.

“Një nga votat për të cilat jam më krenar si anëtar i Senatit është vota e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ne mbështesim vizionin tuaj për anëtarësim në BE. Dhe BE-ja do të forcohet kur Mali i Zi t’i bashkohet. Ne jemi këtu për të dëgjuar nga ju se si mund të mbështesim vizionin tuaj ekonomik dhe të sigurisë. Mali i Zi është një histori suksesi. Ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbrojtjes së medias. Por asnjë demokraci nuk është e përsosur, madje as ne në SHBA. Ne jemi entuziastë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit”, tha senatori Murphy.

Ndërkaq, senatori Peters vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Malit të Zi në NATO.

“Unë kam një komunitet shumë të madh shqiptar në zonën time (Miçigan) në SHBA dhe shumë prej tyre vijnë nga Mali i Zi dhe e duan shumë Malin e Zi. Votuesit e mi thonë se duhet të investojmë në Mal të Zi. Ne duhet të luftojmë kundër korrupsionit. Do të forcojmë prosperitetin ekonomik për qytetarët e Malit të Zi. Fokusi im është te siguria. Mali i Zi është i përkushtuar ndaj NATO-s dhe kjo është e rëndësishme. I përgëzoj njerëzit për investimin në siguri dhe për kontributin në NATO në të gjithë Evropën. Është e rëndësishme që ne të forcojmë sigurinë kibernetike. Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve ne”, tha Peters.

Presidenti Milatoviç komentoi në Facebook për takimin me senatorët duke e quajtur atë “të suksesshëm”.

“Ne ramë dakord që procesi i integrimit në BE është shumë i rëndësishëm dhe se ai duhet të përfundojë me sukses në vitet e ardhshme kur bëhet fjalë për Malin e Zi, i cili kërkon përshpejtimin e reformave. Besoj se nga pozita e presidentit do të përmirësoj edhe më tej partneritetin strategjik mes Malit të Zi dhe SHBA-së, i cili është i një rëndësie të madhe, veçanërisht në këto momente të ndryshimeve politike”, tha presidenti malazez Milatoviç./VOA 

chris murphy gary peters jakov milatovic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet