Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. •Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, Kosova ka përmbushur fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. •Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Twitter, teksa e quan këtë moment 'historik'. •Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. •Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. • Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg e kishte bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. • Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli i Evropës është themeluar më 1949. • Kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë. • Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.
8 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me postimin e bërë më herët nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në KiE, i cili tha se tashmë Kosova ndodhet më afër familjes evropiane. Ndërsa shtoi se deri te anëtarësimi i plotë kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asosacionit.
Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, Brnabiç ka përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.
“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan ajo.
This tët @GermanAmbKOS is a proof that the EU never intended to implement the Brussels Agreement ëhich they brokered & signed as its guarantors. Noë, 10 yrs later, although Priština never implemented a ëord of it, they ëere generously reëarded. One couldn't make this stuff up... https://t.co/N1ëCjamxfI
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 24, 2023
Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.
Mes atyre që votuan pro këtij procesi ishte edhe delegacioni i Malit të Zi me pasardhësin e ri Jakov Milatoviç, ndaj të cilit më herët kryeministri Kurti ishte skeptik për qëndrimet e tij ndaj Kosovës apo Serbisë. Kjo tregon se Milatoviç ka shprehur në mënyrë indirekte mbështetjen për Kosovën në këtë proces të rëndësishëm, duke dalë 'kundër' Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
Vendet e tjera që votuan kundër ishin gjithashtu Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.
Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave vendimi i Komitetit të Ministrave e afron Kosovën me familjen evropiane. Nga ana tjetër ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara. Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.
Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.
Against: Azerbeidzjan, Cyprus, Georgia, Hungary, Romania, Serbia & Spain
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) April 24, 2023
Abstained: Bosnia, Greece, Moldova, Slovakia and Ukraine
Not voted: Armenia
Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi Prishtina paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh.
Në një njoftim thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023 të arritura në dialogun (Kosovë – Serbi) e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
Kërkesa tani i kalon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të diskutojë mbështetur në analizat dhe njoftimet e raportuesve të Këshillit të Evropës, para se ta hedh kërkesën për votim në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare. Nëse kërkesa mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e organizatës. Debatet për këtë çështja mund të shtohen në njërën nga seancat e radhës të Asamblesë Parlamentare, në muajin qershor apo muajin tetor të këtij viti.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se, “vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë” së Kosovës, duke tërhequr vëmendjen se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës “është i gjatë dhe plot sfida”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, falënderoi aleatët që votuan në mbështetje të Kosovës ”por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi se “shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.
Kërkesa e saj nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha më herët të hënën se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe për zbatimin e së cilës palët u pajtuan me 18 mars në Ohër, parasheh që të dyja vendet të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në maj të vitit 2022 pak kohë pa përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA
KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Për të festuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën, deputetët e opozitës kanë gritur një dolli nga Strasburgu. Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.
“Bashkë festojmë”, ka shkruar Gashi krahas fotos.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë reaguar pasi Komiteti i Ministrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pwrmes njw postimi nw rrjete sociale, Kurti shkruan se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.
“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkroi Kurti në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.
“Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo në Facebook.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, Kosova ka përmbushur fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Tëitter, teksa e quan këtë moment 'historik'.
“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv. Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shkroi Ahmeti.
The Committe of Ministers of @coe has voted in favor of proccesing the application of ???????? to PACE_Neës. This is a significant multilateral milestone achieved after intensive lobbying.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 24, 2023
ëe look forëard to cooperating ëith @PACE_Neës and its rapportuers.
Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.