LIVE UPDATES
Bota

Pas pandemisë dhe luftë në Ukrainë, rregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov

Tarifat e ngarkesave arritën nivele rekord në vitet e krizës. Kjo tendencë ka ndryshuar tani. Në të njëjtën kohë po lehtësohet pritja e anijeve para porteve të mëdha. Megjithatë kjo nuk është arsye për t`u entusiazmuar.

30 Nëntor 2022, 13:00 Nga d.a.
Pas pandemisë dhe luftë në Ukrainë, rregtia përmes
Foto ilustruese

Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë së koronës dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi janë çarë dhe ndërveprimi ekonomik në mbarë globin po kalon një provë të vështirë, ka shenja të çtensionimit të pjesshëm të situatës. Kjo konstatohet edhe nga shoqata e pronarëve gjermanë të anijeve (VDR). Drejtori i përgjithshëm Martin Kröger sheh për këtë disa arsye, si p.sh përfundimin e grevave të punëtorëve të porteve në Gjermani. Situata në përgjithësi është çtensionuar, madje është normalizuar: "Prandaj ne i shohim pritjet e anijeve para brigjeve evropiane si të kapërcyera", thotë ai për DW.

Edhe hapësirat në anije, domethënë kapaciteti në dispozicion për ngarkesat e mallrave, nuk është aq e pakët sa vitin e kaluar. Kjo vërehet në tarifat e mallrave, pra në shpenzimet që bëhen për transportin e kontejnerëve - ato po bien ndjeshëm sërish. Martin Kröger: "Sot transporti detar është kthyer në nivelin që ka pasur para pandemisë."

Gazeta Handelsblatt ka përllogaritur se tarifat e ngarkesave pjesërisht nuk janë "më të shtrenjta" se para pandemisë. Për shembull, transportimi i një kontejneri 20 ft nga Kina për në Evropën Veriore do të kushtonte mesatarisht 1,479 dollarë, në fillim të këtij viti çmimi ishte 8000 dollarë. Ai po ashtu thotë se dërgesat nga Shangai për në Bregun Perëndimor të SHBA janë madje edhe më të lira se në vitin 2019.

Një ulje ngritje logjistike

Vincent Stamer nga Instituti për Ekonominë Botërore (Ifw) në Kiel shpjegon arsyen. "Gjatë pandemisë sidomos evropianët dhe amerikanoveriorët e rritën kërkesën për mallra elektronikë, mobilje dhe vegla sporti. Në të njëjtën kohë firmat u përpoqën t‘i zgjidhnin vështirësitë e furnizimit duke i mbushur magazinat, thotë Stamer për DW. Vendimtare për zhvillimin aktual të tarifave të ngarkesave është tani "rënia e kërkesës për mallra fizike".

Kushtet aktuale të pafavorshme ekonomikenë Evropë dhe SHBA e ulin kërkesën. "Inflacioni, frikërat nga recesioni dhe një rotacion i shërbimeve e ulin kërkesën për mallra", thotë Stamer. Rënia e kërkesës do të thotë se oferta e hapësirës për ngarkesa në transportin detar është sërish e mjaftueshme, gjë që reflektohet në uljen e tarifave të ngarkesave.

90 për qind e tregtisë botërore kryhet përmes deteve. Dhe kushdo që jeton në bregdet apo në një qytet me një port të madh i ka parë vetë bllokimet e trafikut të anijeve me kontejnerë. Këto pritje të gjata tani nuk janë më. A është gjë e mirë kjo për konsumatorët? A nuk ndihet kjo edhe në tregjet e konsumit? Po, thotë ekonomisti i Ifw, Stamer; "Rënia e tarifave për ngarkesat e mallrave është lajm i mirë. Firmave u duhet të shpenzojnë afro një ndër dhjetë euro për logjistikën dhe transportin. Prandaj çtensionimi i tarifave të ngarkesave ul kostot për kompanitë dhe ka në fund ndikim edhe në çmimet e konsumit".

Por pronarët e anijeve thonë jo. Për Gjermaninë zhvillimi në fakt është pozitiv. Por konsumatorët vështirë se do ta vërenin rënien e kostove të transportit. Sipas VDR ajo përbën vetëm "një pjesë shumë të vogël të çmimit të konsumit përfundimtar të mallrave të transportuara".

Sipas Martin Kröger, nuk priten rënie të mëtejshme të kostove të ngarkesave të mallrave. "Një regjim i rreptë i reduktimit të CO2 të BE do ta bëjë gradualisht të detyrueshëm përdorimin e karburanteve pa emetim, të cilat janë shumë më të shtrenjta për t'u blerë dhe përdorur se sa karburantet fosile konvencionale".

Pritet rritje e kostove

Që vitin e ardhshëm, sipas VDR, do të hyjnë në fuqi kërkesat e reja të Organizatës Ndërkombëtare Detare IMO për reduktimin e emetimeve. Prandaj vëzhguesit parashikojnë "nevojë për të shtuar tonazhin, pasi shumë kompani të transportit detar do të ulin shpejtësinë e anijeve të tyre për të kursyer emetimet".

Pas një farë kohe do të vihen në shërbim anije të reja, shumë prej të cilave janë porositur tashmë. Arsyeja kryesore e investimeve nuk është për të pasur më shumë tonazh në dispozicion, por për të qenë në gjendje për të përmbushur rregulloret më të rrepta mjedisore. "E gjithë kjo," thotë Kröger, "kushton shumë para". Dhe ajo do të ndikojë gjithashtu në çmimin e tarifave të ngarkesave të mallrave.

Pyetja është se si do të zhvillohet oferta e tonazhit të anijeve nga njëra anë dhe kërkesa për hapësirë ​​ngarkese në anijet nga ana tjetër. Për momentin duket se ka një ofertë të tepërt për hapësirë ngarkese.

Pronarët gjermanë të anijeve e shohin veten në rrugën e duhur, nëse i përshtasin anijet e tyre me standardet e reja mjedisore. Vincent Stamer sheh këtu një rrezik ekonomik për këtë degë: Anijet e reja të mallrave "do ta rrisin ofertën për mundësitë e transportit dhe do ta vazhdojnë presionin mbi tarifat e ngarkesave. Kjo degë nuk mund të jetë e sigurtë se fitimet e viteve të fundit do të mbajnë edhe në të ardhmen".

Një gjë të tillë nuk e pret as Martin Kröger nga VDR: "Marzhet e larta të fitimit të një viti e gjysmë nuk priten më. Megjithatë ne ende mendojmë se biznesi do të jetë fitimprurës." Dhe kjo është edhe e nevojshme për të përballuar "investimet në teknologjitë që ruajnë klimën në mënyrë që të përmbushen kërkesat për reduktimin e CO2"./DW/

martin kroger kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet