“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Pas problemeve me shëndetin, Erdogan bën daljen e parë publike (FOTO)
Mediat turke shfaqën drejtpërdrejt presidentin turk të veshur me uniformë piloti në ngjyrë të kuqe, të zbehtë dhe ende pak të lodhur në fytyrë, teksa mbërriti në aerobortin ku mbahej tubimi. Presidenti turk duket se e ka marrë veten dhe është planifikuar të marrë pjesë në një tubim zgjedhor në Izmir në bregun perëndimor më vonë sot, sipas orarit të tij zyrtar.
29 Prill 2023, 13:45Nga f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dalë sot për herë të parë në publik, pas problemeve të papritura me shëndetin, du javë para zgjedhjeve presidenciale. Mediat e huaja rapotojnë se pas tre ditësh mungesë për shkak të gjendjes së keqe që ndjeu gjatë një interviste për rrjetin televiziv KANAL 7, Erdogan është shfaqur në aeroportin e vjetër Ataturk të Stambollit.
Mediat turke shfaqën drejtpërdrejt presidentin turk të veshur me uniformë piloti në ngjyrë të kuqe, të zbehtë dhe ende pak të lodhur në fytyrë, teksa mbërriti në aerobortin ku mbahej tubimi i shoqëruar nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri libian Abdel Hamid Dbeiba, dy vende të cilave Turqia furnizon drone luftarake.
???? Erdoğan: "Yedek uzay yolcusu Tuva Cihangir Atasever kardeşimiz de Roketsan'da uzay fırlatma sistemleri alanında çalışan bir sistem mühendisimiz" pic.twitter.com/VT2TcS83BJ
Erdogan i shtyu për tre ditë tubimet e tij zgjedhore për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. Presidenti turk duket se e ka marrë veten dhe është planifikuar të marrë pjesë në një tubim zgjedhor në Izmir në bregun perëndimor më vonë sot, sipas orarit të tij zyrtar.