All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Pas tensioneve në veri, EULEX-i shton praninë e policisë në Kosovë! Çfarë pritet të ndodhë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX, e ka shtuar praninë në Kosovë me njësi tjera të policisë, pas largimit të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe policinë. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një njësi karabinierësh italianë tashmë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit për shkak të zhvillimeve veri të vendit.

9 Nëntor 2022, 10:49 Nga DOSJA
Pas tensioneve në veri, EULEX-i shton praninë e policisë në
EULEX

KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tensionuara në Kosovë, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX, e ka shtuar praninë në Kosovë me njësi tjera të policisë, pas largimit të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe policinë. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një njësi karabinierësh italianë tashmë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit për shkak të zhvillimeve veri të vendit.

All - Paragraf - 1

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e karabinierëve zbarkoi që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Që nga dorëheqjet masive të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet  publike dhe Policia e Kosovës, njësia e specializuar e EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, kanë shtuar patrullimet në veri. EULEX kumtoi se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Por e mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.

Nga ana tjetër, pas dorëzimit të mandateve të 10 deputetëve të listës ‘Srpska’, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ tashmë ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe, dhanë dorëheqje siç thanë “në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe”.

“Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin me emra brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe. Nëse edhe ata refuzojnë, procedura përsëritet derisa te plotësohen vendet në Kuvend nga pakica serbe, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që vazhdimisht monitoron punën e kuvendit të Kosovës.

“Pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre. Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur. Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe – GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe. Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, shkroi Eugen Cakolli nga KDI. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 u fituan nga Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Dorëheqjen e kryetarëve të komunave

Pos deputetëve serb, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës: Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Nga Instituti KDI thonë se “dorëheqjet e kryetarëve të komunave, pavarësisht mënyrës së ofrimit, janë akte definitive dhe të pakthyeshme, që për pasojë kanë zgjedhjet”.

“Institucionet qendrore nuk kanë ndonjë masë për të pranuar dorëheqjet, por vetëm mund t’i konfirmojnë ato formalisht. Prandaj MAPL-ja duhet t’i përmbyllë sa më parë procedurat, për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale”, shkroi Cakolli nga KDI. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë është takuar me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për të biseduar për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut. Për të gjithë këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ndërsa Qeveria e Kosovës e akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokalë për të ikur nga një plan franko-gjerman, që parasheh marrëveshje finale për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Marrë nga DW

nato eulex tensionet në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet