LIVE UPDATES
Bota

Pas trazirave në Tel Aviv, Netanyahu kërkon dëbimin e menjëhershëm të imigrantëve eritreas

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi të dielën që emigrantët eritreas që u përfshinë në përplasje të dhunshme në Tel Aviv, të dëbohen menjëherë.

3 Shtator 2023, 16:43 Nga k.m.
Pas trazirave në Tel Aviv, Netanyahu kërkon dëbimin e
Foto ilustruese

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thirri të dielën një mbledhje urgjente të qeverisë duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që morën pjesë në trazirat në rrugët e Tel Avivit. Të shtunën, qindra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë së Eritresë u përplasën me njëri-tjetrin dhe policinë izraelite, duke lënë pas dhjetëra të plagosur në rrugët e kryeqytetit izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi të dielën që emigrantët eritreas që u përfshinë në përplasje të dhunshme në Tel Aviv, të dëbohen menjëherë.

Netanyahu kryesoi një mbledhje të qeverisë të dielën për të diskutuar masat ndaj atyre që morën pjesë në trazira.

“Ajo që ndodhi dje kaloi vijën e kuqe, ndodhën trazira, e gjakderdhje, kjo situatë është e papranueshme. Prandaj dua pikë së pari t’i uroj shërimin oficerëve të policisë që u plagosën në përpjekje për të rivendosur rendin. Kërkojmë masa të forta ndaj pjesëmarrësve në trazira, përfshirë dëbimin e tyre të menjëhershëm”, tha Kryeministri Netanyahu.

Përplasjet ndodhën pasi mbështetës të qeverisë eritrease, u mblodhën pranë ambasadës së Eritresë në Tel Aviv për të festuar 30-vjetorin e ardhjes në pushtet të drejtuesit aktual të vendit, ndërkohë që kundërshtarët ishin autorizuar të mbanin një tjetër tubim të veçantë. Të dyja palët kishin marrë leje nga policia, dhe ishin zotuar të qëndronin në distancë nga njëri-tjetri. Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit, pjesëmarrësit në trazira u quajtën “të infiltruar, të jashtëligjshëm”. Këtë përcaktim e përsëriti edhe Netanyahu gjatë mbledhjes së qeverisë.

“ E kam të vështirë të kuptoj përse problemin e kemi me ata që vetëdeklarohen mbështetës të regjimit (eritreas), pra as nuk mund të pretendojnë se janë refugjatë. Kërkoj që ky grup pune të hartojë një plan të përditësuar për dëbimin e të gjithë të infiltruarve nga shteti i Izraelit dhe ky është objektivi ynë i sotshëm”, tha Netanyahu.

Komentet u bënë një ditë pasi qindra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë së Eritresë u përplasën me njëri-tjetrin dhe policinë izraelite, duke lënë dhjetëra të plagosur. Këto ishin ndër përplasjet më të dhunshme në rrugë mes azilkërkuesve afrikanë dhe emigrantëve në Tel Aviv.

Ndër të plagosurit ishin edhe 30 oficerë policie, si dhe protestues të goditur nga policia. Eritreasit u përleshën nëpër rrugë duke përdorur mjete të forta, mes tyre shufra metali, gurë, madje edhe sopata. Ata thyen dritaret e dyqaneve dhe shkatërruan makina të policisë.

Eritreasit përbëjnë shumicën e mbi 30 mijë azilkërkuesve afrikanë që ndodhen në Izrael, që njeh vetëm një pjesë shumë të vogël prej tyre si azilantë dhe pjesën më të madhe i konsideron emigrantë ekonomikë. Eritrea është ndër vendet me gjendjen më të rëndë të të drejtave të njeriut. Azilkërkuesit në Izrael dhe gjetiu thonë se mund të vriten nëse rikthehen në Eritre./VOA

benjamin netanyahu izrael

Sondazh

Poll
Bota 3 Shtator 2023, 16:21 k.m.

Rusia sulmon portet ukrainase në Danub

Foto ilustruese Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Dmitry Medvedev akuzoi sot Japoninë se duke ndihmuar Kievi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj