LIVE UPDATES
Bota

Rusia sulmon portet ukrainase në Danub

Dronët rusë goditën sot infrastrukturën portuale të lumit Danub në pjesët jugore të rajonit të Odesas, duke plagosur të paktën dy persona, njoftuan zyrtarët ukrainas.

3 Shtator 2023, 16:21 Nga k.m.
Rusia sulmon portet ukrainase në Danub
Foto ilustruese

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Dmitry Medvedev akuzoi sot Japoninë se duke ndihmuar Kievin, po përfshihet në konflikt ushtarak me Rusinë. Në një fjalim të ashpër që mbajti në një qytet rus shumë pranë Japonisë, Medvedev njoftoi gjithashtu se Forcat e Armatosura ruse janë shtuar me qindra mijëra pjesëtarë të rinj. Ndërkohë sot Kievi akuzoi Moskën se po vazhdon me bombardimin e porteve në qytetin e Odesës, jetike për dërgesat e grurit të Ukrainës, pas prishjes së marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja, që i mundësonte Ukrainës eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi.

Dronët rusë goditën sot infrastrukturën portuale të lumit Danub në pjesët jugore të rajonit të Odesas, duke plagosur të paktën dy persona, njoftuan zyrtarët ukrainas. Ata nuk dhanë detaje se çfarë u godit konkretisht, por disa media ukrainase raportuan shpërthime në portin Reni, i cili së bashku me Izmail-in, konsiderohen si dy portet kryesore të Ukrainës në Danub. Autoritetet ushtarake thanë se një zjarr që shpërtheu si pasojë e sulmit ishte shuar me shpejtësi.

Ukraina rrëzoi 22 nga 25 dronë Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia i lëshoi në drejtim të rajonin jugor të Odesës mëngjesin e të dielës, shkruanin Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin Telegram.

“Ne e kemi mbrojtur Odesën nga shkatërrimi. Sepse regjimi rus nuk mund të sjellë asgjë përveç degradimit dhe ne do t'i kthejmë sigurinë Odesës. Odesa ka qenë gjithmonë një vend ku ndihesh i lumtur,”- tha Presidenti ukrainas gjatë fjalimit të përditshëm ndërsa iu drejtua banorëve të qytetit të Odesës në Ditën e Qytetit. Një ditë më parë Zelenskyy tha se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

Falë kundërofensivës, që tashmë ka hyrë pothuajse në muajin e tretë të saj, Kievi ka arritur të rimarrë mbi dymbëdhjetë fshatra, por jo qendra të mëdha, ndërkohë që përparimi është penguar nga fusha të gjera të minuara dhe vijat mbrojtëse të forcave ruse. Këtë javë, zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shprehën zhgënjimin me progresin e ngadaltë të operacionit dhe madje fajësuan për këtë strategjinë ukrainase. Komentet u bënë të ditura në artikuj perëndimorë që shkaktuan zemëratën e Kievit.

“Forcat ukrainase po lëvizin përpara. Megjithë zhvillimet dhe çfarëdo thotë ndokush, ne po përparojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje”, shkruante Zelenskyy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Kievi thotë se ka përparuar qëllimisht ngadalë për të minimizuar humbjet, dhe se përparimi është ndërlikuar së tepërmi nga mungesa e fuqisë moderne ajrore. Rusia në anën tjetër e ka përshkruar tashmë kundërofensivën ukrainase si një dështim. Po sot Nënkryetari i Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev njoftoi se Forcat Ajrore ruse janë rritur gjatë këtij viti me një numër të madh anëtarësh.

“Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga 1 janari i këtij viti rreth 280 mijë persona janë pranuar në radhët e Forcave të Armatosura ruse. Disa prej tyre ishin rezervistë, disa prej tyre janë vullnetarë dhe kategori të tjera”, thotë  Medvedev.

Medvedev i bëri deklaratat ndërsa vizitoi qytetin Yuzhno-Sakhalinsk që shtrihet pjesën më lindore të Rusisë, shumë pranë Japonisë. Gjatë fjalimit, Medvedev akuzoi Japoninë se po “përfshihet në përplasje ushtarake” për shkak të ndihmës çdo herë e më të madhe që po i ofron Ukrainës, sikurse tha ai.

danub rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj