Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tensionet janë të larta qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin më herët gjatë gushtit. Kina u kundërpërgjigj duke mbajtur stërvitje ushtarake pranë ishullit.
SHBA- Edhe një delegacion i Kongresit amerikan po viziton Tajvanin, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të larta rreth pretendimeve mbi këtë ishull vetëqeverisës.
Tensionet janë të larta qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin më herët gjatë gushtit. Kina u kundërpërgjigj duke mbajtur stërvitje ushtarake pranë ishullit.
I udhëhequr nga demokratja Stephanie Murphy, delegacioni amerikan më 8 shtator u takua me presidenten tajvaneze, Tsai Ing-wen. Duke iu referuar kërcënimeve ushtarake të Kinës, Tsai tha se vizita e delegacionit amerikan “tregon mbështetjen e palëkundur për Tajvanin nga Kongresi amerikan”.
“Tajvani nuk do të përkulet para presionit”, tha Tsai. “Ne do të mbrojmë institucionet tona demokratike. Tajvani nuk do të nënshtrohet”, shtoi ajo.
Ndërkaq, kongresistja Murpy tha se Kongresi amerikan “duhet të avokojë për pjesëmarrje më të madhe tajvaneze në organizatat ndërkombëtare”.
“Tajvani ka treguar se është anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht sa i përket çështjeve të shëndetit publik, dhe meriton të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha ajo.
Murphy është në mesin e ligjvënësve amerikanë që kanë prezantuar një ligj që lejon SHBA-në t’i japë armë dhe mbështetje Tajvanit. Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, miratoi 1 miliard dollarë shitje të armëve për Tajvanin.
Murphy tha se thellimi i raporteve ekonomike me Tajvanin është “një prej gjërave kryesore që Kongresi mund të bëjë tash për tash”, veçanërisht duke shtyrë përpara “një marrëveshje për tregti të lirë” mes palëve. Tajvani dhe SHBA-ja janë duke diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje të tillë.
Ndryshe, Nancy Pelosi është politikania më e lartë e Qeverisë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Kina u kundërpërgjigj ashpër ndaj vizitës së Pelosit në gusht, duke mbajtur stërvitje ushtarake dhe duke dërguar avionë e anije në Ngushticën e Tajvanit.
Tajvani është ishull vetëqeverisës dhe është ndarë nga Kina në luftën civile të vitit 1940. Mirëpo, Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet atij./REL/
SHBA- Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për krime lufte përmes transferimit me forcë të 1.6 milion ukrainasve për në ter...
Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar...
Steve dhe Eve Jobs SHBA- Nëse ka dikë që Apple do të donte ti bënte "përshtypje" me iPhone-in e ri, është...
OKB SHBA- E përballur me një seri krizash të paprecedentë, veçanërisht atë të pandemisë Covid-19, bota ...
termet GREQI- Një tërmet i fortë ka ndodhur pak më parë në brigjet e Kefalonisë, 36 kilometra në jugper&e...
policia greke GREQI- Momente terrori kanë përjetuar mbrëmjen e së mërkurës tre 14-vjeçarë të cilët kish...
foto ilustruese KOSOVË- Ende pa kaluar disa ditë nga buja që shkaktoi përdhunimi i një 11-vjeçare në Prishtin&eum...
arrestimi SPANJË- Një grua 30-vjeçare është arrestuar në ishullin spanjoll të Tenerife, pasi dyshohet se ka sajua...
Rusi-Ukrainë UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ndalojë të gjitha dërgesat e energjis&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë angazhuar këshilltarët e tyre për po...