All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Pavarësi nga Kina e SHBA, BE jep miliarda për chip-at

BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane

11 Qershor 2023, 16:37 Nga m.s
Pavarësi nga Kina e SHBA, BE jep miliarda për chip-at
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Europa kërkon të pavarësohet më shumë në fushën e mikroelektronikës dhe chip-ave nga Kina dhe SHBA. Tani BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane. Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe chip-ave. Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh. Vestager e cilësoi industrinë e mikrochip-ave si "shtyllën e ekonomisë". Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj. "Ne duhet të bëhemi pionierë" në këtë drejtim, u shpreh Vestager.

Që ndryshimi të jetë i suksesshëm, Komisioni Europian në kuadër të projektit "Important Projects of Common European Interest" - Projekte të Rëndësishme të Interesit të Përbashkët Europian, IPCEI, ka miratuar ndihma në vlerë prej 8,1 miliardë eurosh. Përveç kësaj vetë kompanitë private kanë investuar edhe njëherë 13,7 milirdë euro në BE, kështu që bëhet fjalë për një  investim gjigand prej 21,8 miliardë eurosh. Në këtë projekt marrin pjesë krahas Gjermanisë, edhe 13 vende të tjera të BE, mes tyre Franca, Austria, Holanda dhe Spanja.

Nga ndihmat përfitojnë shumë projekte gjermane

Një numër i madh projektesh që përfitojnë nga ky program e kanë qendrën në Gjermani: Në Gjermani ekzistojnë 31 projekte të gjysmëpërçuesve në 11 lande. Shifrat e projekteve të mbështura variojnë në varësi të mënyrës së klasifikimit të mbështetjes. Sipas mënyrës së llogaritjes nga BE, Gjermania mbështetet në 23 projekte, ndërkohë që në të gjithë Europën flitet për mbështetjen e 100 projekteve. Ministria Gjermane e Ekonomisë është shprehur në lidhje me financimin e projekteve. "Në tërësi  sipërmarrjet gjermane investojnë më shumë se 10 miliardë euro, ndër të tjera për komplekse inovative të prodhimit, për reparte prodhimi dhe zhvillimin e chipave për gjysmëpërçuesit. Në tërësi ato do të mbështeten me 4 miliardë euro, nga ku 70% do të jepen nga federate dhe 30% nga vetë landet". Krahas kompanive të mëdha në Gjermani do të jenë pjesë e projekteve që mbështeten nga BE edhe kompani të mesme dhe Start-up-e. Kështu ndër të tjera mbështeten Infineon në Bavari, Saksoni dhe Renani Veriore-Vestfali, si edhe Bosch në BAdeyn-Vyrtemberg dhe Drezden.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka falënderuar Komisionin Europian për vendimin. Projektet e mbështetura do të forcojnë Gjermaninë si vend prodhimi të mikroelektronikës dhe janë një moment historik i rëndësishëm për politikën e industrisë. "Ne kështu do mund të rrisim aftësinë rezistuese në të gjithë Europën në këtë fushë të rëndësishme dhe do sigurojmë prodhimin në vlerë dhe vende pune."

BE synon me këtë programn ndihme të rrisë pjesën e tij në tregun botëror të gjysmëpërçuesve në 20%, por ekspertët thonë, se programe të tilla ndihme në SHBA dhe Kinë janë më agresive. Edhe në Tajvan, Korenë e Jugut dhe Japoni kjo degë është shumë e kërkuar. BE nis kështu ofensivën e dytë të mbështetjes së elektroteknikës, pas programit të parë të mbështetjes në vitin 2018.

Marrë nga DW

kina shba chipa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet