LIVE UPDATES
Bota

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve në jug të Serbisë nuk u njihen diplomat e Kosovës

Nga viti 2008 e deri më sot, parti dhe grupe të ndryshme politike shqiptare, organizata nga sektori joqeveritar dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve kanë ndërmarrë herë pas here iniciativa dhe aksione për anulimin e vendimit për mosnjohjen e diplomave nga Kosova, por asgjë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Beogradit zyrtar.

24 Tetor 2024, 14:10 Nga N.F
Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve në jug të
Proteste

KOSOVË- Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi përballen me probleme të vjetra.

Atyre nuk u njihen ende diplomat e marra në Kosovë, përkundër marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë një në vitin 2022, e cila ka të bëjë me njohjen reciproke të diplomave universitare. Kjo paraqet pengesë për punësimin në Serbi, ndaj të rinjtë shpesh largohen nga ky vend.

“I kam humbur të gjitha shpresat se do ta zyrtarizoj në Serbi diplomën universitare që kam marrë në Prishtinë dhe do të punësohem me të në Preshevë ose Bujanoc”, thotë një 30-vjeçare për Radion Evropa e Lirë.

“Unë kam vendosur - do të shkoj te vëllai im në Zvicër, ku derisa të gjej punë, do të kujdesem për fëmijët e tij”, thotë ajo, duke u shprehur e zhgënjyer me të gjithë politikanët në Serbi, Kosovë dhe Evropë, të cilët, siç thotë, “e kanë fajin” për problemin e mosnjohjes së diplomave.

Ajo nuk do që të identifikohet, për të mos krijuar, siç thotë, probleme shtesë për veten dhe familjen e saj. Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës - nënshkruan Marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë dhe pranimin në studime në Ballkanin Perëndimor, në samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Kjo është një marrëveshje e re, qëllimi i së cilës është ta rrisë lëvizshmërinë e studentëve dhe t’u japë atyre të drejtën për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë, të akredituara në rajon. Në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, qytetarët e nacionalitetit shqiptar presin ende që Serbia të nisë me njohjen e diplomave të marra në fakultetet në Kosovë - gjë që është dashur të zgjidhej qysh pas samitit të Berlinit në vitin 2022.

Mes tjerash, atëkohë, është nënshkruar edhe Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare, të cilën autoritetet arsimore në Serbi nuk e zbatojnë kur bëhet fjalë për diplomat e marra në universitetet në Kosovë.

Për Serbinë, i diskutueshëm është termi “Republika e Kosovës” në diploma. Asnjë nga bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë nuk mund të japë as të dhëna të përafërta për numrin e të rinjve nga jugu i Serbisë, të cilët presin që diplomat e tyre të marra në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të certifikohen në Serbi, por vlerësimet e tyre janë se ky problem prek deri në disa qindra njerëz.

Nga viti 2008 e deri më sot, parti dhe grupe të ndryshme politike shqiptare, organizata nga sektori joqeveritar dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve kanë ndërmarrë herë pas here iniciativa dhe aksione për anulimin e vendimit për mosnjohjen e diplomave nga Kosova, por asgjë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Beogradit zyrtar.

Një protestë e tillë, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, është mbajtur më 12 gusht të këtij viti në Bujanoc, ku problemi i diplomave të panjohura është cilësuar si një formë e diskriminimit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Në anketën e Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim (CZIM) nga Presheva, të realizuar në shtator në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në lidhje me përvojat personale të diskriminimit, të anketuarit nën moshën 30-vjeçare kanë përmendur më së shumti këtë problem - mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga institucionet arsimore të Kosovës.

Kujtim Sadriu, drejtor i kësaj qendre, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas dy marrëveshjeve që kanë të bëjnë me njohjen e diplomave dhe lëvizshmërinë më të madhe të studentëve, të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ai nuk sheh asnjë arsye që “Beogradi t’i keqtrajtojë dhe diskriminojë shtetasit e tij shqiptarë, për faktin se diplomat e tyre kanë mbishkrimin Republika e Kosovës”.

“Nëse autoritetet në Serbi nuk i shqetësojnë më dokumentet personale dhe automjetet me tabela të regjistrimit të Republikës së Kosovës, pse i shqetëson një diplomë nga Kosova, për të cilën një person i zakonshëm, një qytetar i Serbisë, është përpjekur për tre, katër apo më shumë vjet? Pa diplomë të njohur, ai detyrohet të shkojë jashtë vendit me biletë njëdrejtimëshe”, thotë Sadriu, duke shtuar se “pa ekspertë, nuk ka përparim në shoqëri”.

“Këtu duhen mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë... dhe shteti duhet të luftojë për secilin prej tyre, e jo, me masat e veta, t’i detyrojë të dalin jashtë vendit. Pikërisht kjo po ndodh këtu. Pa diploma nuk ka punësim dhe pa punë nuk ka kushte jetese”, thotë Sadriu.

Ai i bën thirrje Agjencisë së Kualifikimeve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, e cila zbaton procedurat për nostrifikimin e diplomave, që menjëherë t’i qaset certifikimit të të gjitha diplomave të marra në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Ne si qytetarë të Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare nuk kërkojmë mëshirë, por kërkojmë që autoritetet shtetërore të respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe obligimet e pranuara ndërkombëtarisht, të cilat na garantojnë barazi në çdo kuptim të jetës”, thotë Sadriu.

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se më shumë se dhjetë gjenerata të të rinjve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përballen me problemin e diplomave të panjohura nga Kosova dhe numri i saktë i tyre është vështirë të përcaktohet.

“Të rinjtë tanë masivisht studiojnë në Kosovë, sepse është më afër. Atje, studimet janë shumë më lirë se në Shqipëri apo në Maqedoni të Veriut, kështu që mosnjohja e diplomave ndikon shumë keq tek ata, sepse duhet të emigrojnë. Me ato diploma, punësohen shumë lehtë në Gjermani - njërin nga vendet më të pasura - por jo në Serbi”, thotë Lutfiu.

Sipas tij, pa diploma të certifikuara, të rinjtë e arsimuar nuk mund të punësohen në institucionet shtetërore, në institucionet dhe ndërmarrjet publike, e madje as në sektorin publik në nivel lokal. Ai thotë se ky është një lloj diskriminimi, të cilin komuniteti shqiptar e ka vënë në dukje prej vitesh, dhe kërkon që Beogradi ta zgjidhë këtë problem.

Ministria e Arsimit e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim të Radios Evropa e Lirë, në lidhje me zgjidhjen e problemit të nostrifikimit të diplomave nga Kosova. Drejtori i Agjencisë për Kualifikime, Çasllav Mitroviq, thotë se diplomat e Kosovës nuk mund të njihen, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por, shton se diplomat nga periudha e administratës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), me vulën e OKB-së, njihen si të vlefshme në Serbi.

“Dokumentet e tilla trajtohen si vendore”, thotë Mitroviq.

Diplomat nga Shkupi dhe Tirana nuk kontestohen

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës thekson se mosnjohja e diplomave universitare të marra në Kosovë, nuk shënjestron në mënyrë selektive pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, sepse, nëse do të ishte kështu, atëherë diplomat nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut nuk do të njiheshin.

Sipas të dhënave që disponon ky trup, nga viti 2018 e deri më sot janë certifikuar rreth 200 diploma nga Universiteti i Tiranës dhe rreth 550 diploma nga fakultete në Maqedoninë e Veriut. Nenad Mitroviq, drejtor i Trupit Koordinues, thotë se kontestohen vetëm ato diploma që mbajnë shenjat e Republikës së Kosovës.

“Diplomat që nuk e kanë vulën e UNMIK-ut, janë të dyshimta dhe nuk certifikohen, sepse në to është emri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Por, në pyetje është edhe çështja e cilësisë së mësimdhënies në ato institucione të arsimit të lartë”, thotë Mitroviq për Radion Evropa e Lirë.

Mitroviq shton se në vitin 2011, në Bujanoc është hapur dega e Fakultetit Ekonomik nga Subotica, për t’u mundësuar, siç thotë, studentëve të studiojnë në qytetin ku jetojnë, por, vit pas viti, numri i studentëve të regjistruar nga nacionaliteti shqiptar është duke u zvogëluar, sipas tij.

Mitroviq thotë se partitë shqiptare, herë pas here, e ngrenë këtë çështje varësisht nga nevojat politike.

“Mendoj se synim i tyre është që ta përdorin si çështje politike - gjë që sigurisht se nuk është e mirë, sepse çdo ngritje e temave të tilla për qëllime politike, mund t’i rrisë tensionet”, thotë Mitroviq.

Sipas tij, është e nevojshme që të punohet me këmbëngulje dhe durim, për të gjetur një mënyrë për tejkalimin e këtij problemi./REL

kosove serbi diploma punesim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj