17 Mars 2023, 18:14
Nga a.l
Stevo Pendarovski
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në rezidencën presidenciale 'Vila Vodno'. Ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Në takim u diskutua për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor, situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut theksoi se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.
“Maqedonia e Veriut, si edhe më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit”, tha Pendarovski.
Takimi në Ohër
Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
stevo pendarovski
Bota
17 Mars 2023, 18:07
a.l
Merren masa të rrepta sigurie për takimin në Ohër
KOSOVË- Vetëm pak orë nga fillimi i takimit që do të...
Bota
17 Mars 2023, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
EL SALVADOR- Në 24 orët e fundit, janë shfaqur pamjet e transferimit të 2000 të burgosurve të tjerë...
Bota
17 Mars 2023, 17:55
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk është shumë optimist pë...
Bota
17 Mars 2023, 17:48
a.l
Wang Wenbin
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping do të udhëtojë në Rusi javën e ardhshme për të zhvilluar bisedim...
Bota
17 Mars 2023, 17:53
Josep Borrell
MAQEDONI E VERIUT- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se përfshirja e bullgarëve në Kusht...
Bota
17 Mars 2023, 17:39
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Burimet në gjykatën penale ndërkombëtare bëjnë me dije se opsionet e udhëtimit për lideri...
Bota
17 Mars 2023, 17:38
k.m.
Përmbytjet në Turqi
TURQI- Të paktën 18 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në provi...
Bota
17 Mars 2023, 17:32
a.l
Përmbytjet në Turqi
TURQI- Pas tërmetit të fuqishëm me mbi 50 mijë persona të vdekur, Turqia ësht&e...
Bota
17 Mars 2023, 17:27
a.l
Andrij Kostin
RUSI- “Një vendim historik”. Kështu e ka komentuar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andrij Kos...
Bota
17 Mars 2023, 17:16
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka reaguar lidhur me vendimin e Gj...