LIVE UPDATES
Bota

Për herë të parë që nga largimi nga detyra, Trump kthehet në Uashington për një fjalim politik

Ish presidenti Trump do t'i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ndërsa disa këshilltarë po e nxisin atë të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë duke u ndërlidhur me zgjedhjet e 2020-ës, ndërsa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

26 Korrik 2022, 13:45 Nga d.a.
Për herë të parë që nga largimi nga detyra, Trump
Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet të martën në Uashington, për herë të parë që nga largimi nga detyra, për të mbajtur një fjalim për politikën, përpara një grupi studimor aleat që ka hartuar një agjendë për një mandat të dytë të mundshëm.

Ish presidenti Trump do t'i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ndërsa disa këshilltarë po e nxisin atë të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë duke u ndërlidhur me zgjedhjet e 2020-ës, ndërsa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

"Unë besoj se do të jetë një fjalim shumë i përqendruar në politika, me shikim përpara, më shumë si një fjalim mbi gjendjen e kombit 5.0", tha presidentja e AFPI-së, Brooke Rollins. E përbërë nga ish-zyrtarë dhe aleatë të administratës së zotit Trump, organizata jofitimprurëse shihet gjerësisht si një "administratë në pritje" që mund të zhvendoset shpejt në krahun perëndimor (të Shtëpisë së Bardhë) nëse zoti Trump do të kandidonte përsëri dhe do të fitonte.

Paraqitja e zotit Trump në Uashington, udhëtimi i tij i parë që nga 20 janari i vitit 2021, kur presidenti Joe Biden bëri betimin, ndodh ndërsa rivalët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të hapur për të sfiduar statusin e tij si flamurtar i partisë. Në mesin e tyre është edhe ish nënpresidenti Mike Pence, i cili ka promovuar "Agjendën e tij të Lirisë" në fjalimet që shërbejnë si një kontrast i nënkuptuar me zotin Trump.

“Disa njerëz mund të zgjedhin të përqendrohen në të kaluarën, por unë besoj se konservatorët duhet të përqendrohen në të ardhmen. Nëse e bëjmë këtë, ne nuk do të fitojmë vetëm zgjedhjet e ardhshme, ne do të ndryshojmë rrjedhën e historisë amerikane për gjenerata", kishte planifikuar të thoshte zoti Pence në një fjalim në Fondacionin Heritage në Uashington në prag të vizitës së zotit Trump. Paraqitja e zotit Pence u shty për shkak të motit të lig, por ai do të mbajë fjalimin e tij të martën në mëngjes përpara Fondacionit të Amerikës së Re, jo shumë larg takimit të AFPI-së.

Ish presidenti Trump ka shpenzuar shumë kohë që nga largimi nga detyra i përqendruar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke përhapur gënjeshtra për humbjen e tij për të mbjellë dyshime për fitoren e presidentit Biden. Në të vërtetë, edhe kur komisioni i 6 janarit po nxirrte në pah përpjekjet e tij të dëshpëruara dhe potencialisht të paligjshme për të qëndruar në pushtet dhe refuzimin e tij për të larguar një turmë të dhunshme të mbështetësve të tij ndërsa ata përpiqeshin të ndalonin kalimin paqësor të pushtetit, zoti Trump vazhdoi të përpiqej t'u bëjë trysni zyrtarëve për të përmbysur fitoren e zotit Biden, pavarësisht se nuk ka mjete ligjore për të rrëzuar zgjedhjet e kaluara.

“Presidenti Trump sheh një komb në rënie, pjesërisht për shkak të rritjes së krimit dhe komuniteteve që janë bërë më të pasigurta për shkak të politikave demokrate”, tha zëdhënësi i tij, Taylor Budowich. “Fjalimi i tij do të nxjerr në pah dështimet e politikave të demokratëve, ndërsa do paraqes një pikëpamje të 'Amerika e para' për sigurinë publike që me siguri do të jetë një çështje përcaktuese për zgjedhjet për Kongresin dhe përtej".

Përtej takimit të lartë, personeli AFPI ka hedhur themelet për të ardhmen, "duke u siguruar që të kemi politikat, personelin dhe procesin e përcaktuar për çdo agjenci thelbësore kur të marrim përsëri Shtëpinë e Bardhë", tha zonja Rollins.

Organizata jofitimprurëse u zhvillua, tha ajo, nga përpjekjet për të shmangur ditët e hershme kaotike të mandatit të parë të zotit Trump, kur ai arriti në Shtëpinë e Bardhë i papërgatitur, pa plane të qarta e të gatshme për t'u zbatuar. Ndërsa zoti Trump po kandidonte për rizgjedhje, zonja Rollins, në atë kohë shefe e Këshillit të Politikave të Brendshme të zotit Trump, filloi të hartonte një agjendë të mandatit të dytë me zyrtarë të tjerë të administratës, përfshirë këshilltarin e lartë të politikës ekonomike Larry Kudlow dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Robert O'Brien.

Kur u bë e qartë se zoti Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë, tha ajo, AFPI u krijua për të vazhduar punën “të organizuar rreth asaj agjende të mandatit të dytë që ne nuk e publikuam kurrë”.

Organizata, është shndërruar në një gjigant, me një buxhet operativ prej rreth 25 milionë dollarësh dhe 150 pjesëtarë të personelit, përfshirë 17 ish zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe nëntë ish anëtarë të kabinetit.

Grupi gjithashtu ka më shumë se 20 qendra politikash dhe është përpjekur të zgjerojë shtrirjen e tij përtej Uashingtonit me orvatjet për të ndikuar në legjislaturat lokale dhe bordet e shkollave. Një "nismë e udhëheqjes amerikane", e drejtuar nga ish shefi i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Michael Rigas, filloi disa javë më parë të identifikojë personelin e ardhshëm besnik ndaj zoti Trump dhe qasjes së tij "Amerika e para", të cilët mund të punësoheshin si pjesë e një përpjekjeje më të madhe, për të zëvendësuar pjesë të mëdha të shërbimit civil, raportoi së fundmi gazeta në internet Axios.

Grupi është një nga disa organizatat aleate të zoti Trump që kanë vazhduar të çojnë përpara politikat e tij në mungesë të tij, duke përfshirë 'America First Legal', e përkushtuar për të luftuar agjendën e presidentit Biden përmes sistemit gjyqësor, Qendrën për Ripërtëritjen e Amerikës dhe Institutin e Partneritetit Konservator.

Takimi synon të nxjerrë në pah "Agjendën Amerika e para" të AFPI-së, e përqendruar në rreth 10 fusha kryesore të politikave, duke përfshirë ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e zgjedhjeve. Ai përfshin shumë nga çështjet që mbajnë vulën e zotit Trump, si vazhdimi i ndërtimit të një muri përgjatë kufirit jugor dhe një plan për "çmontimin e shtetit administrativ".

Në një fjalim të hënën, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, "Kontrata me Amerikën" e të cilit është vlerësuar se ndihmoi fitoren e republikanëve në zgjedhjet afatmesme të vitit 1994, e vlerësoi përpjekjen si çelësin për fitoren e ardhshme të Partisë Republikane.

"Populli amerikan kërkon zgjidhje", tha ai./VOA/

donald trump newt gingrich

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty