Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli i sheh kurdët si aleatë kundër rritjes së ndikimit iranian në Siri.
IZRAEL- Izraeli i sheh kurdët si aleatë kundër rritjes së ndikimit iranian në Siri dhe i ka mbështetur ata në mënyrë diplomate po ashtu edhe në mënyra të tjera.
Javët e fundit, Izraeli në heshtje loboi administratën e Biden për t'i bërë presion Turqisë që të mos pushtonte Sirinë veriore për një operacion tjetër ushtarak kundër luftëtarëve kurdë që ndodhen atje. Kjo gjë është një moment i ndjeshëm për Turqinë dhe Izraelin, të cilat janë në proçes normalizimi të marrëdhënieve të tyre, raporton en.protothema.gr.
Disa zyrtarë izraelitë deklaruan se këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare Eyal Hulata i tha homologut të tij amerikan Jake Sullivan se një sulm i ri turk në Sirinë veriore do të dëmtonte në mënyrë dramatike kurdët dhe mund të përfitonte Iranin në planin e tij afatgjatë. Ky mesazh u përcoll në SHBA nga disa zyrtarë të tjerë izraelitë. Në fund të qershorit në samitin e NATO-s, Biden paralajmëroi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan një operacioni të ri kundër kurdëve në Siri.
Ditën e djeshme në Teheran, Erdogan diskutoi për Sirinë me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin rus Vladimir Putin. "Dihej se nuk mund të pritet që Turqia të rrijë duarkryq ndërkohë që organizatat terroriste kërcënojnë sigurinë e saj”, tha Erdogan duke theksuar se pret që Rusia dhe Irani të mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër kurdëve.
Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se një sulm i ri turk kudo në veri të Sirisë “do të kishte pasoja shkatërruese humanitare dhe do të përbënte një rrezik serioz për fushatën tonë kundër ISIS-it”.
Nik Gjeloshaj MAL I ZI- Përkundër të gjitha ngjarjeve aktuale që rëndojnë përditshmërinë politike malazeze, rr...
BE BRUKSEL- Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse të ngrira nën sanksionet për luftën...
Marc Short dhe Mike Pence SHBA- Marc Short, ish-shefi i shtabit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, u paraqit përpara një jurie t&...
Osmani dhe Kurti me Blinken SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojnë Sekretarin ...
Enrico Letta ITALI- Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare italiane duke përhapur laj...
Biden UASHINGTON – Presidenti Joe Biden tha të hënën se “ndihet më mirë çdo ditë” ndërsa po sh&...
Papa Francesku KANADA- Gjatë vizitës në Kanada, Papa Françesku u kërkoi njerëzve autoktonë falje për rolin e an&e...
Elefanti TAJLANDË- Një elefant ka zgjedhur të përshëndesë një grua në dritaren e hotelit. Video e bër&eum...
sherri i arinjve SHBA- Të gjithë kemi patur një zënkë me motrën ose vëllain, për një lodër të c...
Lord Trimble IRLANDA E VERIUT- Lord Trimble, ish-ministri i parë i Irlandës së Veriut dhe udhëheqës i Partisë Unioniste Ulste...