LIVE UPDATES
Bota

BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve ruse të sekuestruara për rindërtimin e Ukrainës

Ndërsa shumë në BE thonë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata shqetësohen gjithashtu se ai është i paligjshëm dhe se do ta hapte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t'i humbiste rastet në gjykatat e veta.

26 Korrik 2022, 11:30 Nga d.a.
BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve ruse
BE

BRUKSEL- Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse të ngrira nën sanksionet për luftën e Moskës kundër Kievit, për t'i përdorur ato për rindërtimin e pasluftës të ish-republikës sovjetike që dëshiron të integrohet me demokracitë perëndimore.

Ndërsa shumë në BE thonë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata shqetësohen gjithashtu se ai është i paligjshëm dhe se do ta hapte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t'i humbiste rastet në gjykatat e veta.

Këtu është gjendja aktuale e debatit pas më shumë se 150 ditësh të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

BE-ja ka sanksionuar më shumë se 1.200 individë dhe 100 entitete për destabilizimin e Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Moska më 2014. Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, në mesin e tyre, BE-ja futi në listën e zezë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe oligarkë rus.

Këtyre njerëzve tani u është ndaluar të vizitojnë BE-në dhe pasuritë e tyre në bllok janë ngrirë, por nuk konfiskohen për t'u shitur, për shkak që për ta bërë këtë në shumicën e vendeve anëtare kërkohet një dënim penal.

Thesari i SHBA-së tha në fund të qershorit se aleatët perëndimorë kishin ngrirë ose bllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë asete të sanksionuara të rusëve.

Komisioni Evropian ekzekutiv i BE-së ka raportuar 13.9 miliardë euro të aseteve të oligarkëve rusë të bllokuara në BE.

Por, kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së këtyre individëve në listën e zezë. Derisa nuk ekzistojnë shifra të sakta, Anders Aslund, një ekonomist suedez që këshilloi Qeverinë ruse në të kaluarën, vlerëson se të gjitha pasuritë e individëve të listës së zezë jashtë Rusisë mund të vlejnë rreth 400 miliardë dollarë. Nuk është e qartë se sa nga kjo shumë mund të jetë në Evropë ose SHBA dhe për rrjedhojë sa është shuma që mund të jetë subjekt i ngrirjes ose konfiskimit.

Në krye të kësaj vjen një vlerë prej 300-400 miliardë dollarësh të aktiveve të bankës qendrore ruse të mbajtura në Perëndim, nga të cilat Franca ka raportuar se ka ngrirë rreth 23 miliardë euro.

Këto asete mund të shkojnë drejt plotësimit të nevojave të Ukrainës për rindërtimn. Një zëvendëskryeministër i vendit e vlerësoi 700 miliardë dollarë vetëm rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.

Shtetet perëndimore fillimisht do të duhet të konfiskojnë asetet, gjë që në shumicën e vendeve të BE-së kërkon një dënim gjyqësor për një vepër penale.

Për ta mundësuar këtë, Komisioni i BE-së dëshiron të zgjerojë listën e krimeve të njohura në të gjithë BE-në për të përfshirë anashkalimin ose përpjekjen për të anashkaluar sanksionet. Ky plan mund të miratohet këtë vjeshtë, por do të duhet më shumë kohë për të arritur në të 27 vendet e bllokut.

Në paketën e saj të fundit të sanksioneve, BE-ja javën e kaluar vuri përgjegjësinë mbi individët e sanksionuar për të deklaruar pasuritë e tyre për ngrirje, në një përpjekje për ta bërë më të lehtë veprimin e zyrtarëve shtetërorë.

Blloku po shqyrton, gjithashtu, mundësinë e konfiskimit pa vendim, megjithëse ka përvojë të kufizuar me atë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Itali dhe Irlandë.

Me të drejtat e pronës të sanksionuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore, zyrtari më i lartë i drejtësisë në bllok, komisioneri Didier Reynders, ishte i kujdesshëm.

"Sipas mendimit tim, konfiskimi duhet të jetë rezultat i një dënimi penal", tha Reynders për Reutersin javën e kaluar.

"Gjëja e fundit që dua është që BE-ja të nxitojë në vendime dhe më pas të shohë vendime negative që vijnë nga Luksemburgu ose Strasburgu", tha ai duke iu referuar gjykatës më të lartë të BE-së, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Francë.

GJED-ja ka pranuar rreth 150 ankesa në lidhje me sanksionet e BE-së për trazirat në Ukrainë që nga viti 2014, nga të cilat rreth 70 janë ende në proces, tha zyra e shtypit e gjykatës.

Nga këto, rreth 50 vendime të BE-së janë anuluar, të paktën pjesërisht, tha ai.

Kjo, megjithatë, ndonjëherë kishte pak efekt praktik siç ishte rasti me ish-presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviq. Ai ishte sanksionuar edhe për një vit tjetër sipas një vendimi të ri zyrtar, kur ai fitoi në mënyrë të përsëritur kundër vendimeve të tilla të mëparshme që tashmë kishin skaduar.

Megjithatë, ky është një paralajmërim i rëndësishëm për ata që mendojnë të ridrejtojnë asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën.

Nëse sekuestrimi rezulton i pamundur për arsye ligjore ose praktike, Reynders tha se Perëndimi mund t'i mbajë të ngrira asetet e Rusisë për aq kohë sa Moska nuk pranon të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës si pjesë e bisedimeve përfundimtare të paqes./REL/

sanksionet ndaj rusise be vendos sanksione

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria