26 Korrik 2022, 11:15
Nga d.a.
Osmani dhe Kurti me Blinken
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojnë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, më vonë gjatë ditës së martë në Uashington.
Në njoftimin e presidencës është thënë se palët do të diskutojnë për partneritetin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen ndaj Kosovës në sektorët strategjikë, duke përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen.
“Në takim, Presidentja Osmani do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ajo do ta informojë Sekretarin Blinken edhe për hapat të cilat i ka ndërmarrë Kosova në avancimin e rrugëtimit euroatlantik, si dhe për angazhimin aktiv të institucioneve të Kosovës në drejtim të zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit”, është thënë në njoftimin e presidencës.
Duke iu referuar Kosovës më herët Blinken ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, dhe se duhet të ketë këmbëngulje për të ndërtuar institucione demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Ai ka shprehur mbështetjen amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë proces si rrugë për të arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.
Blinken ka thënë se po ashtu shpreson që Kosova të zë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike./REL/
kurti dhe osmani ne shba
Bota
26 Korrik 2022, 11:06
d.a.
Enrico Letta
ITALI- Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare italiane duke përhapur laj...
Bota
26 Korrik 2022, 10:54
d.a
Biden
UASHINGTON – Presidenti Joe Biden tha të hënën se “ndihet më mirë çdo ditë” ndërsa po sh&...
Bota
26 Korrik 2022, 10:46
d.a.
Papa Francesku
KANADA- Gjatë vizitës në Kanada, Papa Françesku u kërkoi njerëzve autoktonë falje për rolin e an&e...
Bota
26 Korrik 2022, 10:32
A.B
Elefanti
TAJLANDË- Një elefant ka zgjedhur të përshëndesë një grua në dritaren e hotelit. Video e bër&eum...
Bota
26 Korrik 2022, 10:37
d.a.
sherri i arinjve
SHBA- Të gjithë kemi patur një zënkë me motrën ose vëllain, për një lodër të c...
Bota
26 Korrik 2022, 09:55
d.a.
Lord Trimble
IRLANDA E VERIUT- Lord Trimble, ish-ministri i parë i Irlandës së Veriut dhe udhëheqës i Partisë Unioniste Ulste...
Bota
26 Korrik 2022, 08:23
s.s
Ketri duke u larguar nga dyqani
BRITANI- Një ketër në një ndër qytetet e Britanisë, Norwich ka hyrë në një...
Bota
26 Korrik 2022, 08:16
d.a.
Pamje nga incidenti
GREQI- Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e së hënës ku një 21-vjeçari ka humbur jet&eum...
Bota
26 Korrik 2022, 08:10
s.s
Aeroport Dallas Love Field, Texas
SHBA- Një grua dyshohet se qëlloi disa të shtëna me armë në ajër në aeroport...
Bota
26 Korrik 2022, 08:09
d.a.
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Në prag të takimit të posaçëm të ministrave evropianë të Energjisë që zhv...