LIVE UPDATES
Bota

Përfundon seanca/ Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj, çfarë u dëshmua sot?

Dëshmitari ka thënë se ka jetuar jashtë Kosovës dhe për ngjarjet rreth babait të tij ka mësuar nga familja.

30 Mars 2023, 16:40 Nga a.l
Përfundon seanca/ Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj,
Seanca për Pjetër Shala

KOSOVË-  Dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës në Hagë ka përfunduar. para trupit gjykues ishte paraqitur edhe një person i cili pretendon se babai i tij u rrëmbye në Shqipëri dhe u keqtrajtua pastaj për disa ditë në Kukës. Me këtë dëshmitar ka përfunduar edhe seanca, ndërsa gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.

Sipas dëshmitarit, babai i tij e kishte njohur Pjetër Shalën vetëm gjatë kohës që sipas tij ishte rrëmbyer dhe jo si rezultat i punës që bënte deri në vitin 1997 si polic. Dëshmitari ka thënë se ka jetuar jashtë Kosovës dhe për ngjarjet rreth babait të tij ka mësuar nga familja.

Avokati: Babai yt, a e ka njohur Pjetër Shalën si rezultat i punës që ka bërë si oficer policie?

Dëshmitari: Asnjëherë më parë.

Avokati: Çfarë informatash keni marrë kur keni pyetur se çka ishte ky komandant Ujku?

Dëshmitari: Disa më thanë që ishte aty, gjithsesi, në katundin ku kanë jetuar familja ime ishte, njëri tha që ka ardhur nga Kroacia këtu.

Avokati: A të ka treguar ndonjëherë babai lidhur me një shtëpi të verdhë?

Dëshmitari: Asnjëherë.

Avokati: Kur të ka treguar për incidentin dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri, babai, për rrëmbimin e tij, a ka përmendur një Mercedes të verdhë?

Dëshmitari: Jo, asnjëherë.

Ndër të tjera, dëshmitari ka thënë se babanë e tij nuk e ka takuar deri në nëntor të vitit 1999. Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, ai ka thënë se mbajtja e babait të tij në Kukës ka ndikuar negativisht në jetën e gjithë familjes më pas.

Ndikoi shumë në jetën tonë, sepse nuk e kam besuar që një ditë do të keqpërdoren në atë mënyrë, sepse familja asnjëherë nuk e ka fituar atë, nëse kontribut për Kosovën kemi japur ndoshta më shumë sesa disa aty në kampin e Kukësit. Ajo ne na ka rënduar shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë familja e tij ka dashur të bëhet pjesë e UÇK-së por sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak se babai i tij kishte punuar polic deri në vitin 1997.

Këta persona janë të një rrethi shumë të largët, sepse në atë rreth ku ne kemi qenë ka pasur luftëtarë lirie, ka edhe heronj, dhe i nderojmë ata. Kemi pasur dëshirë me qenë pjesë e tyre por në rastin e babait nuk kemi mundur me u kyç në radhët e tyre, dhe e dinë të gjithë në rreth ku kemi jetuar”, ka thënë ai.

E derisa është përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, dëshmitari ka thënë se babai i tij ishte i ngarkuar sa i përket anës psikike, sipas tij për shkak të keqtrajtimit në Kukës. Ndërsa në fund të seancës, gjykatësi Zhilber Biti ka pasur disa pyetje sqaruese por seanca është transmetuar me përmbajte të redaktuar.

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Për katër ditë me radhë dëshmitarët kanë rrëfyer për pranverën e vitit 1998 kur sipas tyre një grup personash me uniformë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tyre me kërkesën për dorëzimin e armëve.

Pas këtij rasti, dëshmitarët kanë thënë se familja e tyre është larguar nga ai fshat, ndërsa një vit më vonë, në kohën e bombardimeve të NATO-s ishin larguar për në Shqipëri. Atje, sipas tyre, babai i tyre ishte rrëmbyer dhe mbajtur pastaj për gati dy javë në një fabrikë metali në Kukës.

Dëshmitarët kanë thënë se ishte i përfshirë Pjetër Shala, i cili aktualisht ndodhet në bankën e të akuzuarve. Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./ Kosovapress

pjetër shala

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet