LIVE UPDATES
Bota

"Përgatitje për skenarët e luftës..."! Mbrojtja civile dhe menaxhimi i fatkeqësive, lënda që së shpejti do të mësohet në shkollat gjermane

Ai e konsideron këtë një masë paraprake të arsyeshme, ndërsa të tjerët e shohin si alarmizëm. Krizat, fatkeqësitë dhe lufta janë trajtuar prej kohësh në shkollat gjermane, të paktën në një nivel abstrakt dhe akademik.

5 Nëntor 2025, 09:07 Nga E. D
"Përgatitje për skenarët e luftës..."! Mbrojtja
foto ilustruese

GJERMANI- Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, dëshiron t'i përgatisë më mirë nxënësit për skenarët e luftës dhe fatkeqësive. Ai e konsideron këtë një masë paraprake të arsyeshme, ndërsa të tjerët e shohin si alarmizëm. Krizat, fatkeqësitë dhe lufta janë trajtuar prej kohësh në shkollat gjermane, të paktën në një nivel abstrakt dhe akademik. Tani, Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, anëtar i Bashkimit Kristian Social (CSU), dëshiron që shkollat të ofrojnë trajnime në këta skenarë.

"Një herë në vitin shkollor, nxënësit më të rritur duhet të ndjekin një modul mësimor të thelluar që mbulon skenarë të ndryshëm kërcënimesh dhe mënyrën e menaxhimit të tyre”, tha Dobrindt për Handelsblatt. Gatishmëria për kriza duhet të jetë një pjesë integrale e kurrikulës shkollore.

Iniciativa e Dobrindt përputhet me deklaratat e bëra nga kancelari Friedrich Merz, i cili, në përgjigje të kërcënimeve hibride të Rusisë, deklaroi: "Ne nuk jemi në luftë, por nuk jemi më as në paqe”. Shumë ekspertë besojnë se një sulm rus në territorin e NATO-s është i mundur para fundit të dekadës. Gjermania dëshiron të përgatitet, duke forcuar ushtrinë dhe duke përmirësuar mbrojtjen civile.

Shoqata e mësuesve mirëpret propozimin

Shoqata Gjermane e Mësuesve (DL), e cila përfaqëson afërsisht 165.000 mësues, e mbështet propozimin e Dobrindt-it. Presidenti i saj, Stefan Düll, i tha DW: "Duhet të jemi të ndershëm dhe ta themi qartë: lufta ka hyrë prej kohësh në klasë." Të rinjtë kanë të drejtë të flasin hapur për çështjet që mund t'i prekin. Trajnimi për gatishmëri në rast emergjence mund t'i ndihmojë ata të mësojnë rreth rrugëve të mundshme të veprimit dhe të ndërtojnë rezistencë.

Quentin Gärtner, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Federale të Studentëve (BSK), Gärtner nuk ka marrë pjesë në asnjë ushtrim përgatitor për luftë ose krizë. "E vetmja gjë që di është alarmi standard i zjarrit", tha për DW sekretari i përgjithshëm i Këshillit Federal të Studentëve (BSK), i cili përfaqëson interesat e të rinjve. "Ka kuptim të përgatitemi për skenarë fatkeqësish." Kjo do të nxiste një "shoqëri rezistente". Megjithatë, është e rëndësishme që punonjësit socialë të shkollave dhe psikologët t‘i shoqërojnë këto kurse, pasi jo të gjithë studentët janë të përgatitur mendërisht për skenarë të tillë.

Reagime të ndryshme politike

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar ashpër propozimin. Kryetarja e grupit parlamentar, Nicole Gohlke, i tha AFP-së se masat ishin "alarmuese", veçanërisht në lidhje me fëmijët dhe adoleshentët. AfD gjithashtu shprehu mosmiratimin e saj. Politikani Gottfried Curio akuzoi Dobrindtin se lë përshtypjen sikur lufta është e pashmangshme.

Të Gjelbrit, nga ana tjetër, ofruan mbështetjen e tyre. Kreu i partisë Felix Banaszak i tha RTL: "Jo, kjo nuk është alarmizëm." Megjithatë ai nuk është i bindur se një kurs shtesë në vit është i mjaftueshëm për të përgatitur në mënyrë të përshtatshme studentët.

Qeveria federale mund të japë vetëm rekomandime për arsimin shkollor. Vendimi në lidhje me kurrikulat shkollore u takon megjithatë landeve federale.

Miliarda për mbrojtjen civile

Qeveria federale planifikon të zgjerojë masivisht mbrojtjen civile dhe menaxhimin e fatkeqësive. Deri në vitin 2029, afërsisht dhjetë miliardë euro janë caktuar për përmirësimin e strehimoreve, sistemeve të paralajmërimit, automjeteve të emergjencës dhe rezervave të ujit. Dobrindt gjithashtu i kërkoi publikut të grumbullojë furnizime: "Furnizime për disa ditë, një elektrik dore, bateri ose një radio dore - ky nuk është alarmizëm, është gatishmëri."

Japonia apo Polonia si modele?

Në Japoni, gatishmëria për fatkeqësi fillon që në kopsht. Stërvitjet e rregullta janë të zakonshme në të gjitha nivelet e shkollës, duke pasur parasysh frekuencën e fatkeqësive natyrore dhe kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut.

Polonia gjithashtu ndjek një qasje të ngjashme. Të rinjtë e moshës 14 deri në 15 vjeç ndjekin kurse të detyrueshme mbi armët dhe sigurinë. Ata nuk shtijnë me municion luftarak, por praktikojnë çmontimin, ngarkimin dhe shkarkimin e armëve. Ata gjithashtu ushtrohen duke përdorur lazer dhe fishekë të zbrazët.

Marta Stolinska, nga Shkolla Nicolas Copernicus në Skarszewy, i tha DW: "Mendoj se është ide e mirë. Jeta është e frikshme këto ditë; duhet të jesh i përgatitur për çdo gjë." Studentë si Alan Jaron e quajnë trajnimin "zbavitës": "Është interesante të mbash një armë dhe të qëllosh." Prindërit dhe mësuesit e mbështesin programin.

Në Gjermani, kjo qasje pritet me skepticizëm të konsiderueshëm, pasi kultura është më pacifiste. „Oborret e shkollave gjermane nuk janë fusha paradash në kazerma", tha për DW Stefan Düll, nga shoqata e mësuesve. Të mësuarit për të shtënë nuk është "punë e studentëve, por e ushtrisë", shtoi ai.  Përfaqësuesi i studentëve, Quentin Gärtner e hedh poshtë modelin polak: "Trajnimi për armët e zjarrit sigurisht që nuk është pjesë e parandalimit të mirë të fatkeqësive."/DW

gjermani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë