LIVE UPDATES
Bota

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses – lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-në, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm. Gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së, Donald Trump, e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës në janar të vitit 2019.

5 Nëntor 2025, 07:59 Nga E. D
A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?
Putin dhe Maduro

SHBA- Më 2019, Shtetet e Bashkuara mbështetën një udhëheqës opozitar që synonte ta rrëzonte Nicolas Maduron e Venezuelës. Rusia e kundërshtoi këtë përpjekje, duke ofruar ndihmë diplomatike dhe një dozë të vogël të mbështetjes ushtarake për një qeveri që mund të jetë partnerja më e rëndësishme e Moskës në Amerikën Latine.

Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses – lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-në, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm. Gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së, Donald Trump, e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës në janar të vitit 2019.

Përderisa rrethanat sot janë shumë të ndryshme, SHBA-ja sërish po rrit presionin ndaj Maduros. Ajo ka dislokuar një prani të madhe ushtarake në Karaibe, ku tani po dërgon një aeroplanmbajtës – aeroplanmbajtësin USS Gerald R Ford, që gjerësisht njihet si luftanija më e madhe në botë – dhe ka kryer një sërë sulmesh ajrore ndaj anijeve që dyshon se po trafikojnë drogë, duke vrarë dhjetëra persona.

Zyrtarët amerikanë kanë përmendur një aktakuzë të vitit 2020 kundër Maduros për krime që lidhen me drogën, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka quajtur atë “të arratisur nga drejtësia amerikane”. Në gusht, SHBA-ja dyfishoi shpërblimin për këdo që jep informacione për kapjen e tij, duke bërë që shuma të arrijë në 50 milionë dollarë.

Në një intervistë të transmetuar në CBS më 2 nëntor, Trump e minimizoi shqetësimin se SHBA-ja do të hyjë në luftë me Venezuelën, por kur u pyet nëse ditët e Maduros ishin të numëruara, ai tha: “Mendoj se po”.

Raportohet se Maduro po kthehet sërish nga Rusia për mbështetje, por analistët thonë se nëse Uashingtoni bën përpjekje për ta rrëzuar atë, levat e Moskës për ta parandaluar një gjë të tillë janë të kufizuara.

“Thënë troç, Rusia nuk mund të bëjë shumë nëse SHBA-ja është e vendosur që të përpiqet ta rrëzojë Maduron, përtej lëvizjeve diplomatike”, tha Mark Galeotti, autor, analist për Rusinë dhe profesor nderi në Shkollën për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore në Universitetin College të Londrës.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës “e përjashton dislokimin e trupave ruse në Venezuelë në rast të një ndërhyrjeje nga SHBA-ja”, tha Alexandra Sitenko, analiste politike me seli në Berlin. “Megjithatë, s’mund të përjashtohet mbështetja e kufizuar: Rusia mund të transferojë armë, sisteme të mbrojtjes ajrore ose të ofrojë ndihmë në fushën e inteligjencës”.

“Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”

Në një artikull të publikuar më 31 tetor, The Washington Post tha se dokumentet që kishte siguruar tregonin një letër që Maduro i kishte shkruar presidentit rus, Vladimir Putin, duke kërkuar nga Moska që të forcojë mbrojtjen ajrore të Venezuelës përmes dislokimit të avionëve luftarakë të blerë më parë, Sukhoi, duke ndihmuar në riparimin e motorëve dhe radarëve dhe blerjen e raketave si dhe duke ofruar mbështetje logjistike.

Sipas The Washington Post, letra do të duhej t’i dorëzohej Putinit nga ministri i Transportit i Venezuelës, i cili qëndroi në Moskë në mes të tetorit. Sipas kësaj media, Maduro po ashtu po kërkonte mbështetje edhe nga Kina dhe Irani.

Është e paqartë nëse letra është dërguar në Kremlin. As zyrtarët në Venezuelë, e as ata në Rusi, nuk kanë komentuar për këtë raportim dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me ndonjë mbështetje të re specifike ndaj Qeverisë së Maduros.

Megjithatë, një aeroplan i madh rus i transportit, i llojit Il-76, arriti në Karakas në fund të tetorit pasi bëri një udhëtim me disa ndalesa, sipas ueb-faqes që gjurmon fluturimet, FlightData24. Është e paqartë se çfarë po transportonte ky aeroplan.

Burimet ruse sugjeruan se mund të ketë dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore, sikurse Pantsir-S1, tha Sitenko për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo do ishte në përputhje me vendimin e Moskës për ta ratifikuar me urgjencë një marrëveshje të re partneriteti me Venezuelën, që përfshin dispozita për bashkëpunim ushtarak-teknik për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të ofruar siguri për të dyja vendet”, tha ajo.

“Por, Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”, theksoi Sitenko.

“Gati për të reaguar”

Më 1 nëntor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Moska dënon “përdorimin e forcës së tepërt ushtarake në kryerjen e veprimeve në operacionet kundër drogës” dhe “konfirmojmë mbështetjen tonë për udhëheqjen venezuelase në mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar”.

Dy ditë më herët, Zakharova deklaroi se Rusia “është në kontakt me partnerët tanë” dhe “është gati për të vazhdojë të reagojë në mënyrë të duhur ndaj kërkesave të tyre, duke marrë parasysh kërcënimet ekzistuese dhe potenciale”.

Putin dhe Maduro përmbyllën marrëveshjen e partneritetit strategjik me Moskën në maj, dhe ajo hyri në fuqi kur Putin e nënshkroi ligjin e ratifikimit që u miratua me nguti në Parlament në fund të muajit të kaluar. Por, pakte të tilla janë një kornizë ligjore dhe kanë pak detaje specifike.

Ekspertët thonë se shumica e operacioneve ushtarake të Rusisë në Hemisferën Perëndimore gjerësisht kanë qenë sa për sy e faqe dhe kanë shërbyer si një kujtesë për Perëndimin se forcat e Moskës janë në gjendje të veprojë më larg se sa mundnin kur shteti kishte burime të kufizuara pas kolapsimit të Bashkimit Sovjetik më 1991.

Në vitin 2018, dy bombardues bërthamorë strategjikë rusë ateruan në një aeroport ushtarak në periferi të Karakasit. Në korrik të vitit 2024, dy anije të marinës ruse u ankoruan në Venezuelë para zgjedhjeve që zgjatën sundimin e Maduros dhe që u cilësuan si farsë nga SHBA-ja.

Gjatë përpjekjes për ta rrëzuar Maduron nga pushteti më 2019, Moska e pranoi se kishte personel ushtarak në terren, pasi disa fotografi treguan afër 100 ushtarë rusë duke dalë nga dy aeroplanë ushtarakë.

Kufizimet

Në një raport të publikuar nga Instituti Kennan i Qendrës Wilson më 2020, me seli në SHBA, analisti Vladimir Rouvinski shkroi se “prania e parë e vazhdueshme e personelit ushtarak rus në Hemisferën Perëndimore” që nga tërheqja nga Kuba në fillim të viteve ’90 ishte “një shfaqje e qartë e vendosmërisë së Kremlinit për ta mbajtur Venezuelën brenda orbitës së Rusisë”.

“Shumë veprime të tjera të sponsorizuara ose të lehtësuara nga Rusia ndihmuan që Maduro të mbante pushtetin”, përfshirë bllokimin që Moska i bëri një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbështetur nga SHBA-ja, shkroi Rouvinski. Por, në të njëjtën kohë, “kriza në Venezuelë vuri në pah shumë kufizime të politikës ruse”, siç është “mungesa e ... burimeve financiare për të mbështetur politikën e saj në Amerikën Latine”.

Në vitin 2019, tha Sitenko, “faktori vendimtar për mbijetesën e Maduros nuk ishte ndihma ushtarake relativisht e kufizuar e Moskës, por refuzimi i forcave të armatosura venezuelase për të dalë në krahun e opozitës”.

Sot, burimet financiare dhe ushtarake të Moskës janë më të tkurrura sesa më 2019: Atëherë ishte tre vjet para se Putini të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke angazhuar shumicën e personelit dhe burimeve ushtarake për një luftë të kushtueshme, që fundi s’po i duket, dhe duke nxitur një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.

Edhe sikur Rusia të mos ishte e përfshirë në luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, distanca e saj me Venezuelën do të përbënte kufizime të rëndësishme për një mbështetje të madhe, nëse do të ishte e nevojshme.

“Mendoj se nëse SHBA-ja është serioze lidhur me ndryshimin e regjimit në Venezuelë përmes forcës, Rusia ka pak gjasa që të mund ta ndihmojë në ndonjë mënyrë”, tha për Radion Evropa e Lirë Oleg Ignatov, analist i lartë për Rusinë në Grupin e Krizave. “Kjo ka qenë e pamundur si para ashtu edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Gjeografia dhe logjistika janë faktorë kyç në këtë situatë”.

Trump ka dërguar mesazhe të përziera lidhur me atë nëse SHBA-ja po shqyrton sulme ndaj caqeve të lidhura me drogën brenda Venezuelës. “Toka do të jetë hapi i radhës”, tha ai më 23 tetor, duke komentuar sulmet ndaj anijeve. Por, më 31 tetor, kur u pyet nëse ishin të vërteta raportet mediatike se ai po shqyrtonte sulmet brenda Venezuelës, presidenti amerikan u përgjigj: “Jo”.

Rrëzimi i Maduros do të ishte një goditje e rëndë për Moskën, duke e privuar atë nga një prani kyç në Amerikën Latine dhe do të ishte e ngjashme me rrëzimin e Bashar al-Assadit në Siri në dhjetor të vitit 2024, gjë që e dobësoi ndikimin e Kremlinit në Lindjen e Mesme.

Përveç statusit të Maduros si aleat në konfrontimin gjeopolitik të Moskës me Uashingtonin dhe Perëndimin, Rusia ka investuar shumë në prodhimin e naftës në Venezuelë, e cila i ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, megjithëse sanksionet amerikane bëjnë që të dyja shtetet të synojnë të shesin naftën te disa nga blerësit e njëjtë, sikurse është Kina.

Llogaritjet gjeopolitike

Me luftën kundër Ukrainës që ka bërë që Moska të përqendrohet të blejë armë për vete, Karakasi në të kaluarën ka qenë një blerës i madh i armëve ruse. Në mes të rritjes së pranisë amerikane në rajon, Maduro tha më 22 tetor se Venezuela ka 5.000 raketa Igla-S, të prodhimit rus, “në pozita kyç të mbrojtjes ajrore”.

Pavarësisht lidhjeve të ngushta mes dy shteteve, Moska mund ta shohë rritjen e presionit amerikan ndaj Venezuelës si një zhvillim që e largon vëmendjen e Uashingtonit nga Ukraina, duke e ulur mundësinë për rritje të presionit ndaj Moskës për t’i dhënë fund pushtimit.

Kremlini i Putinit mund të shohë një anë pozitive në largimin e Maduros, nëse SHBA-ja do ta detyronte atë që të largohej nga pushteti.

“Në një mënyrë perverse.. Moska do të përfitonte nga një operacion i tillë, pasi do të forconte pretendimin e saj se është Perëndimi, dhe jo Rusia, armiku i Jugut Global: arrogant, i dhunshëm dhe imperialist”, tha Galeotti në përgjigjet me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

“Tek e fundit, Rusia është ende në gjendje të gjejë aleatë dhe klientë në Jugun Global, qoftë për arsye të bindjeve të tyre, por më shpesh për arsye pragmatike, dhe gjithmonë e shfrytëzon aventurizmin perëndimor për të përforcuar pretendimin e saj se rendi liberal global është thjesht një mashtrim për ta nënshtruar botën në shërbim të interesave perëndimore”, tha ai./REL

rusi venezuele

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale