Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.
Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.
Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase. Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të lartë përballë sfidave globale, duke ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje dhe stabilitet makroekonomik. Vendi ka shënuar rritje ekonomike, inflacion të ulët e të qëndrueshëm, si dhe një sistem financiar të shëndoshë. Këto arritje janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve nga agjencitë ndërkombëtare Moody’s dhe S&P.
Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.6%, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Papunësia ra në nivelin historik prej 8.5%, ndërsa pagat reale u rritën me ritme të larta. Inflacioni po afrohet gradualisht drejt objektivit 3%, ndërkohë që politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka mbetur akomoduese në mbështetje të këtij procesi, duke krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve.
Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ai mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kreditimi ndaj sektorit privat ka vazhduar të rritet me ritme të forta. Në planin fiskal, politika konsoliduese ka vendosur borxhin publik në trajektore zbritëse, duke forcuar qëndrueshmërinë fiskale.
Në horizontin afatmesëm, pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive. Rritja ekonomike parashikohet të jetë e qëndrueshme, ndërsa inflacioni pritet të stabilizohet pranë objektivit në 6MI të vitit 2026. Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme dhe të bazuar në të dhëna, me fokus kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Politika akomoduese ka mbështetur kreditimin dhe aktivitetin ekonomik, pa gjeneruar presione inflacioniste.
Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, kontrollin e inflacionit dhe reagimin e kujdesshëm monetar ndaj forcimit të kursit të këmbimit. Për përfaqësuesit e FMN-së, flukset e larta valutore, të ndikuara prej rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, janë dhe shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e Lekut dhe dobësimin e valutave. Ata gjithashtu theksuan rolin e rëndësishëm që kursi i lirë i këmbimit ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, duke u shprehur se regjimi i lirë i kursit është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shprehën se anëtarësimi i vendit në sistemin SEPA, në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare./MONITOR
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka komentuar mbi rezultatet zhgënjyese të republikanëve në zgjedhjet bashkiake t&e...
Zohrab Mamdani NEW YORK- Zohran Mamdani, është zgjedhur kryebashkiaku i ri i qytetit të New York. 34-vjeçari,&nbs...
pamje nga vendngjarja BOSNJE HERCEGOVINË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Tuzla, në verilindje të Bosnjë...
Foto ilustruese GJERMANI- Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA) ka zhvilluar një operacion të gjerë ndërkombëtar kund...
Friedrich Merz GJERMANI- Sirianët nuk kanë më arsye për t'u dhënë azil në Gjermani pas përfundimit të luft&eum...
Foto ilustruese SHBA- Mbyllja e zgjatur e qeverisë në Shtetet e Bashkuara pritet të bëhet më e gjata në h...
Skulptura e Trump ZVICËR- Donald Trump, i veshur me një uniformë portokalli të burgosuri, i lidhur pas një kryqi ekzekutimi: ...
Foto ilustruese PORTUGALI- Katër persona janë arrestuar nga autoritetet portugeze pasi forcat detare dhe policia e vendit ndaluan një narko-...
Foto ilustruese BRUKSEL- Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje pasi një dron u pa duke fluturuar në zonë, s...
Pamje nga vendngjarja GREQI- Funerali i 56-vjeçares Evangelia Fragkiadaki, e cila u vra në përleshjen e përgjakshme në...