LIVE UPDATES
Bota

Përhapen protestat pro-palestineze në SHBA, universitetet ngrenë një kamp me tenda

Studentët pro-palestinezë protestojnë në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ndonëse administratorët bëjnë thirrje për heqjen e tendave që kanë ngritur protestuesit. Negociatat se si të shpërndahet turma janë duke u zhvilluar.

25 Prill 2024, 16:10 Nga E. D

Përhapen protestat pro-palestineze në SHBA, universitetet ngrenë

SHBA- Disa universitete në Shtetet e Bashkuara po përballen çdo ditë me protesta pro-palestineze. Studentët po demonstrojnë kundër luftës mes të Izraelit dhe Hamasit dhe kërkojnë që ndihmat humanitare të lejohen të arrijnë në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, ndërsa disa studentë dhe demonstrues janë arrestuar, duket se protestat nuk po shuhen.

Studentët pro-palestinezë protestojnë në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ndonëse administratorët bëjnë thirrje për heqjen e tendave që kanë ngritur protestuesit. Negociatat se si të shpërndahet turma janë duke u zhvilluar.

Javën e kaluar më shumë se 100 studentë u arrestuan në universitete në të gjithë vendin. Protestat po mbahen në një kohë kur administratorëve të shkollave u kërkohet të marrin masa kundër antisemitizmit. Zëri i Amerikës ishte i pranishëm gjatë arrestimit të studentëve në Universitetin ‘Columbia’ të Nju Jorkut.

“Unë jam këtu së bashku me miqtë e mi për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe që ndihmat humanitare të arrijnë në Gazë”, tha një protestuese e cila nuk pranoi të japë emrin e saj.

Profesorja e arkitekturës Mary McLeod shprehu pikëpamjet e saj për masat që po ndërmerren për demonstratat.

“Nuk e di pse u duhej të sillnin policë, t'u vendosnin pranga studentëve dhe pse nuk mund të pranonin disa çadra, ku studentët ishin krejtësisht të qetë”, thotë profesorja McLeod.

Një studente, e cila tha se është hebre nga Argjentina, nuk pajtohet.

“Është shumë e frikshme. Nuk mund të përqendrohem gjatë mësimit, sepse ata po bërtasin gjithë ditën. Kam frikë të them se jam hebre sepse aty ka ekstremistë. Ata mbanin fotografi në mbështetje të Hamasit”, thotë Ruth Katia Robles, studente e Universitetit ‘Columbia’.

Protestat kanë vazhduar të përhapen edhe në universitetet e tjera.

Të martën, një kamp me tenda u ngrit në Universitetin e Kalifornisë, ‘Berkeley’ në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit e një dite më parë në universitetet ‘Columbia’ dhe ‘Yale’.

Në Uashington, studentët në Universitetin Amerikan protestuan kundër politikave të brendshme që ata thonë se rezultuan nga demonstratat pro-palestineze në mbarë vendin dhe tani kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

“Është një politikë e re që ndaloi protestat në ambiente të mbyllura, ndonëse ato janë mbajtur shpesh më parë. U kufizuan gjithashtu broshurat dhe materialet që mund të vendosen në universitet dhe kush mund ta bëjë këtë”, thotë Julia Comino, sekretare e Shoqatës së Studentëve të Universitetit Amerikan.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Universiteti Amerikan tha se direktivat synojnë të rrisin sigurinë për studentët dhe se administrata do të vazhdojë të mbështesë të drejtat dhe përgjegjësitë e shprehjes së lirë.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson kërkoi dorëheqjen e presidentes të Universitetit ‘Columbia’, Minouche Shafik, gjatë një vizite në këtë universitet të mërkurën.

Të martën, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Hakeem Jeffries dënoi të gjitha format e antisemitizmit dhe kërkoi forcimin e përpjekjeve për të bashkuar komunitetet.

Pas fjalimit me rastin e Ditës së Tokës të hënën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai dënon protestat antisemite dhe, siç e tha ai, “ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”.

Një eksperte për çështjet fetare dhe konfliktet thotë se institucionet akademike kanë nevojë për vende ku studentë të kenë mundësi për diskutime domethënëse.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për palët e përfshira dhe të kuptojmë se ka disa çështje në lidhje me drejtësinë që bashkojnë hebrenjtë, palestinezët myslimanë dhe studentët e krishterë. Çështja është se ka një keqkuptim të thellë se çfarë është dhe si përkufizohet antisemitizmi”, thotë Atalia Omer, profesore në Universitetin ‘Notre Dame’.

Ndërkaq, numri i viktimave në Gazë po rritet dhe nuk ka asnjë shenjë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të përfundojë së shpejti./VOA

protesta pro-palestineze në shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj