18 Shtator 2024, 07:36
Nga E. D
pamje nga aksidenti
IRAN- Dhjetë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Autobusi, me 50 deri në 52 pasagjerë, po shkonte nga Bushehr në Mashhad kur u përmbys.
Raportimet nga agjenci të ndryshme të lajmeve bëjnë me dije se numri i të lënduarve varion nga 36 në 42. Hassan Momeni, kreu i policisë rrugore të Iranit, tha për IRNA se hetimet paraprake tregojnë se autobusi doli nga rruga kryesore në një rrugë hyrëse në minierë përpara se të përmbysej.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Yazd, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tyre nuk është kritike. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që ekspertët e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave për provincën Yazd konfirmoi se hetimi është në vazhdim. Muajin e kaluar, një përplasje mes dy autobusëve dhe një makine pasagjerësh në provincën Kermanshah la gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur mes pjesëmarrësve të ceremonisë fetare të Arbainit.
aksident ne irana
Bota
18 Shtator 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusisë kanë ...
Bota
18 Shtator 2024, 07:27
E. D
pamje nga vendngjarja
HASBOLLAH- Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të...
Bota
17 Shtator 2024, 22:58
Emmanuel Macron
FRANCË- Një procedurë shkarkimi e ngritur kundër presidentit francez Emmanuel Macron nga partia e majtë La France...
Bota
17 Shtator 2024, 22:55
N.F
Johnson
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka vendosur të hedh për votim të mërkurën nj&e...
Bota
17 Shtator 2024, 22:46
N.F
Foto ilustruese
BERLIN- Copëza të vogla plastike dhe fibra janë gjetur në indin e hundës të kufomave njerëzore...
Bota
17 Shtator 2024, 22:48
E. D
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris bëri thirrje për t’i dhënë fund luft&eum...
Bota
17 Shtator 2024, 22:36
E. D
fotot ilustruese
JAPONI- Yoshihiro Hidaka, presidenti i prodhuesit japonez të motoçikletave Yamaha Motor, dyshohet se u godit me thikë nga...
Bota
17 Shtator 2024, 22:15
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Paraditen e së martës Autoriteti Portual i Samos, Greqi, u njoftua për praninë e një skafi me të huaj...
Bota
17 Shtator 2024, 22:08
E. D
pamje nga vendngjarja
KOLUMBI- Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët bërtisnin, ndërsa një stuhi tropikale goditi ...
Bota
17 Shtator 2024, 22:04
N.F
Takimi
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të martën se gratë luajnë rol thelbësor për z...