LIVE UPDATES
Bota

Përparim në rritjen e embrionit sintetik, por rritja e organeve njerëzore mbetet larg për t'u arritur

Në hulumtimin e botuar këtë javë në revistën Cell, shkencëtarët në Institutin e Shkencës Weizmann në Izrael thanë se gjetën një mënyrë për t'i bërë qelizat embrionale të miut të vetë-bashkohen në struktura të ngjashme me embrionin në laborator.

9 Gusht 2022, 10:30 Nga d.a.
Përparim në rritjen e embrionit sintetik, por rritja e organeve
studimi

SHBA- Shkencëtarët e qelizave embrionale thonë se kanë krijuar për herë të parë “embrione sintetike” pa përdorur spermën, vezët apo fekondimin, por perspektiva e përdorimit të një teknike të tillë për rritjen e organeve njerëzore për transplantim mbetet e largët.

Lajmi u përshëndet si një hap i madh përpara, megjithëse disa ekspertë thanë se rezultati nuk mund të konsiderohet plotësisht si embrion dhe paralajmëruan për mundësinë e shkeljeve etike në të ardhmen.

Në hulumtimin e botuar këtë javë në revistën Cell, shkencëtarët në Institutin e Shkencës Weizmann në Izrael thanë se gjetën një mënyrë për t'i bërë qelizat embrionale të miut të vetë-bashkohen në struktura të ngjashme me embrionin në laborator.

Ata filluan duke mbledhur qeliza nga lëkura e minjve, dhe më pas i bënë ato të ktheheshin në gjendjen e qelizave embrionale.

Qelizat embrionale më pas u vendosën në një inkubator të posaçëm të krijuar nga studiuesit, i cili lëvizte vazhdimisht për të imituar barkun e nënës. Shumica dërrmuese e qelizave nuk arritën të formonin asgjë.

Por 50 - 0.5 përqind e 10,000 qelizave në total, u mblodhën në sfera, e më pas në struktura të ngjashme me embrionin, thanë studiuesit.

Pas tetë ditësh, rreth një e treta e periudhës 20-ditore të shtatzënisë së miut – kishte shenja të hershme të trurit dhe rrahjes së zemrës, shtuan studiuesit. Ato u përshkruan si 95% të ngjashëm me embrionet normale të miut. Nëse organet e njeriut mund të rriteshin një ditë në laborator, teknika mund të sigurojë transplante që do të mund t'u shpëtonin jetën mijëra njerëzve çdo vit.

Shkencëtari i qelizave embrionale Jacob Hanna, i cili udhëhoqi hulumtimin, i tha agjencisë AFP se "Problemi i madh me transplantimin është se duhet të gjesh një donator me të cilin të përputhen parametrat dhe ADN-ja nuk është kurrë identike me pacientin".

Por duke përdorur teknikën e re, një ditë shkencëtarët mund të marrin qeliza nga mëlçia e një pacienti, për shembull, dhe t'i përdorin ato për të krijuar qeliza embrionale, për të rritur një embrion sintetik dhe pastaj "i transplanton ato përsëri te pacienti", tha shkencëtari Hanna.

"Qeliza do të krijohet nga pacienti, kështu që do të jetë ADN-ja e njëjtë - pa patur nevojë për të gjetur donatorë dhe organizmi nuk do të ketë refuzim," shtoi ai.

Ndërsa ato janë strukturat më të avancuara sintetike të ngjashme me embrionet e rritura ndonjëherë, disa shkencëtarë që nuk u përfshinë në kërkim paralajmëruan që të mos i quanin ato "embrione".

"Këto nuk janë embrione," tha për AFP-në shkencëtari francez i qelizave embrionale Laurent David.
Ai preferoi t'i quante ato embrioide, emërtimi për një grup qelizash që i ngjajnë embrionit.
Megjithatë, zoti David mirëpriti hulumtimin "shumë bindës", për të cilin ai tha se mund të lejojë eksperimente të mëtejshme për të kuptuar saktësisht se si formohen organet.

Përveç organeve, shkencëtari Hanna tha se embrioidet mund të ndihmojnë gjithashtu në identifikimin e objektivave të rinj për barnat dhe potencialisht të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve për një sërë çështjesh si humbja e shtatzënisë, infertiliteti, endometrioza dhe preeklampsia.
“Koha do ta tregojë”, tha ai.

Hanna, një palestinez që drejtoi kërkimin në institutin në Izrael, tha: "Shkenca është largimi im nga realiteti i ashpër me të cilin përballem ndërsa jetoj në atdheun tim."
“Dhe unë jam një nga ata me shumë ‘fat’”, shtoi ai.

Autori i studimit është një student i doktoraturës nga territori palestinez i Gazës, që ka nevojë për një leje speciale që rinovohet rregullisht për ta lejuar atë të punojë në institutin në qytetin izraelit të Rehovotit.

Jacob Hanna ka themeluar kompaninë, Renewal Bio, për të cilën tha se "do të përqëndrohet në testimin e aplikacioneve të mundshme klinike të embrioneve sintetike njerëzore".

Ai tha se ata kishin miratimin për një testim të tillë në Izrael dhe se ai ishte i ligjshëm në shumë vende të tjera si SHBA dhe Britani.

“Duhet të kujtojmë se embrionet sintetike janë embrioide dhe jo embrione reale dhe nuk kanë potencial për t'u bërë të zbatueshme,” tha ai.

Por studiuesit që nuk u përfshinë në studim thanë se ishte shumë herët për të konsideruar përdorimin e një teknike të tillë për njerëzit.

Alfonso Martinez Arias i Universitetit Pompeu Fabra të Spanjës tha se zbulimi "hap derën për studime të ngjashme me qelizat njerëzore, megjithëse ka shumë pengesa rregullatore për të kaluar në fillim dhe, nga pikëpamja e eksperimenteve, ato të kryera tek sistemet njerëzore mbeten prapa atyre të kryera tek minjtë".

Synimi për të marrë rezultate të ngjashme nga qelizat njerëzore ka të ngjarë të hapë një debat të ashpër etike.

"Megjithëse perspektiva e embrioneve sintetike njerëzore është ende e largët, do të jetë thelbësore të përfshihemi në diskutime më të gjera rreth ndërlikimeve ligjore dhe etike të një kërkimi të tillë," tha James Briscoe nga Instituti britanik Francis Crick./VOA/

francis crick jacob hanna qelizat embrionale

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen