LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Dy nga sukseset kryesore të tij në politikën e jashtme janë rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri dhe forcimi i lidhjeve me vendet afrikane.

18 Dhjetor 2024, 18:08 Nga E. D
Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më
Rexhep Tayyip Erdogan

TURQI- Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel ndërkombëtar.

Dy nga sukseset kryesore të tij në politikën e jashtme janë rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri dhe forcimi i lidhjeve me vendet afrikane. Megjithatë, tensionet mes vendit të tij dhe Perëndimit vazhdojnë, kryesisht për shkak të Izraelit dhe lidhjeve të ngushta të Ankarasë me Moskën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones nga Stambolli, zoti Erdogan është angazhuar që vitin e ardhshëm të ketë një rol më të madh ndërkombëtar dhe një pozitë të favorshme për të bashkëpunuar me administratën e ardhshme amerikane.

Rrëzimi i qeverisë së Assadit i dha Presidentit turk Recep Tayyip Erdoganit fitoren më të madhe diplomatike të vitit 2024.

Ankaraja ka qenë mbështetëse e fortë e rebelëve sirianë dhe analistët thonë se kjo, krahas marrëdhënieve që Turqia ka me të tjerët, do ta vendosin atë në një pozitë të favorshëm për të ndihmuar administratën e ardhshme amerikane drejt arritjes së synimeve të saj në politikën e jashtme.

"Aftësia jonë për të kontaktuar drejtpëdrejt me aktorët në Siri duhet të jetë një përparësi e madhe për Departamentin amerikan të Shtetit, sepse marrëdhëniet e tyre me ta nuk janë aq të afërta. Gjithashtu, ne mund të flasim si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, nëse Trumpi ka nevojë për ndihmë”, thotë Atilla Yesilada analist në kompaninë ‘GlobalSource Partners’.

Por, pas rrëzimit të Assadit, tensionet mes Turqisë dhe Izraelit mund të rriten.

Zoti Erdogan ka dënuar sulmet e fundit ajrore izraelite kundër infrastrukturës ushtarake siriane dhe përparimet e ushtrisë izraelite në territorin sirian.

Marrëdhëniet mes dy vendeve veç ishin të tensonuara për shkak të mbështetjes dhe pritjes nga Ankaraja të udhëheqësve të Hamasit.

Presidenti turk thotë se lidhjet e tij me Hamasin mund të ndihmojnë në përfundimin e luftimeve në Gazë, një pretendim që izraelitët e hedhin poshtë.

"Për të ndërmjetësuar në një konflikt, duhet të keni besimin e të dyja palëve. Për momentin Izraeli nuk i beson Turqisë dhe Turqia ka bërë gjithçka që është e mundur që Izraaeli të mos i besojë. Sepse tani Turqia po punon për ta izoluar Izraelin. Turqia ka vendosur një ndalesë të plotë tregtare ndaj Izraelit”, thotë Gallia Lindenstraus nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan synon të ketë një rol edhe në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Gjatë gjithë vitit 2024, ai thelloi lidhjet me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ruante marrëdhënie të ngushta me Ukrainën.

Pozicioni i zotit Erdogan për të ruajtur balancat, varet nga strategjia që Presidenti i zgjedhur Trump do të përdorë në përmbushjen e premtimit të tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Ka një skenar ku zoti Trump përpiqet të ushtrojë trysni ndaj Rusisë, duke çuar në rritje të tensioneve dhe në një moment, Erdoganit do t’i kërkohet të bëjë një zgjedhje mes Putinit dhe Trumpit”, thotë analisti Yesilada.

Në fund të vitit 2024, zoti Erdogan ndërmjetësoi arritjen e një marrëveshjeje për një çështje territoriale mes Somalisë dhe Etiopisë, e cila prej muajsh kishte shkaktuar tensione.

Analistët thonë se marrëveshja ndihmoi përpjekjet e Ankarasë për të zgjeruar ndikimin e saj në Afrikë.

"Turqia ka tashmë marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të forta me Somalinë dhe Etiopinë. Ajo do të angazhohet për imazhin dhe popullaritetin e saj atje dhe do të rrisë praninë në një rajon shumë të rëndësishëm strategjik”, thotë Elem Eyrice Tepeciklioglu nga Universiteti i Shkencave Sociale të Ankarasë.

Pavarësisht sukseseve të Turqisë në politikën e jashtme gjatë vitit 2024, Presidenti Erdogan vazhdon të përballet me zemërimin e publikut për shkallën e lartë të inflacionit në vend.

Mbështetja e votuesve për partinë e tij ra gjatë këtij viti, duke e bërë mbijetesën politike një nga sfidat kryesore të zotit Erdogan për vitin 2025./VOA

rexhep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj