Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Përshkallëzohet situata në veri/ Protestuesit serbë sulmojnë edhe krerët e Listës Serbe (VIDEO)
Protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.
13 Qershor 2023, 16:38Nga f.i
pamje nga përplasjet në veri
KOSOVË- Duket se protestuesit serbë në veri të Kosovës nuk po përmbahen, ku duket se pjesë e sulmeve të tyre janë bërë edhe krerët e Listës Serbe. Mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente, ku protestuesit kanë sulmuar makinat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Sulmeve nuk iu kanë shpëtuar as gazetarët të cilët janë sulmuar me gurë.
Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç. Milenkoviç u arrestua si një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.