6 Nëntor 2022, 10:09
Nga d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se largimi nga institucionet e Kosovës është hapi më i përgjegjshëm i serbëve në persekutimin sistematik të popullit dhe nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti.
Në një intervistë për RTS, Petkoviç tha se në këtë mënyrë serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe që pas dhjetë vjetësh të formohet Unioni i Komunave Serbe, i cili do t'i realizojë të drejtat kolektive të serbëve, të cilat nëpërkëmben në të gjitha fushat.
"Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë në këtë mënyrë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, tha Petkoviç.
Petkoviç rikujton se nuk ka ditë pa sulm ndaj serbëve, se keqpërdoret sistemi ligjor për të persekutuar serbët dhe se ROSU-ja pushton ilegalisht veriun e Kosovës.
“Ne jemi këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të qenë me popullin tonë, më përgjegjës për këtë situatë është Albin Kurti, i cili në mënyrë sistematike i shkel marrëveshjet”, tha Petkoviç.
Sipas Petkoviçit, reagimi i Brukselit dhe thirrja ndaj Kosovës që urgjentisht t'i afrohet formimit të Asosacionit të Komunave serbe është vonë dhe shtoi se askush nuk i do targat RKS pos trengjyrëshit serb që do të shihet në protestat e sotme.
“Ky është një reagim i sforcuar i popullit serb, largimi nga institucionet e përkohshme është përgjigje demokratike, sepse populli është mjaftuar, serbët e kanë thënë qartë se po largohen nga të gjitha institucionet derisa të fillojë formimi i ZSO-së dhe derisa Kurti të anulojë. Vendimi i dhunshëm për riregjistrimin e automjeteve”, tha Petkoviç.
Petkoviç përsëriti se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbron popullin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, e jo sikur Kurti të dërgojë forca speciale në veri.
petar petkoviç tensione në veri të kosovës
Bota
6 Nëntor 2022, 10:03
d.a.
Lista serbe
KOSOVË- Pas tërheqjen së Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm kan&...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:57
d.a.
Pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën nëntë persona u qëlluan dhe u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kri...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:40
d.a.
Putin dhe Macron
RUSI- Sipas burimeve diplomatike, lideri rus Vladimir Putin "hodhi një bombë" mbi liderët perëndimor&eu...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:30
d.a.
Gjuric dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të nderojë Nenad Gjuriçin, ish-komandantin e Dr...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:16
d.a.
Wesley Clark
KOSOVË- Ish-komandanti i NATO-s dhe gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark në fushatën për mbështetjen e ka...
Bota
6 Nëntor 2022, 08:55
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell ka telefonuar mbrëmë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti d...
Bota
6 Nëntor 2022, 08:47
d.a.
Guerot dhe Kurti
KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot gjatë mesnatës ka reaguar në lidhje me tensionet...
Bota
6 Nëntor 2022, 08:40
d.a.
Davenport
KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport është shprehur i shqetësuar pë...
Bota
6 Nëntor 2022, 08:19
d.a.
Rakiç
KOSOVË- Lista Serbe do të organizojë ditën e sotme një tubim në veri të Mitrovicës ku në njoftimi...
Bota
6 Nëntor 2022, 08:23
A.B
Putin dhe Zelenskyy
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t, që të "tregojë një ...