LIVE UPDATES
Bota

Philips: Kosova ta bëjë Asociacion vetëm nëse funksionon edhe në Luginë, s’ka paqe pa njohje reciproke

Sa i përket Asociacionit, thotë se Kosova duhet ta themelojë në përputhje me Kushtetutën megjithatë jo pa e bërë edhe Serbia një të tillë për shqiptarët që jetojnë në Luginë.

6 Janar 2023, 07:26 Nga DOSJA
Philips: Kosova ta bëjë Asociacion vetëm nëse funksionon
Profesori amerikan David L. Philips

KOSOVË- Profesori amerikan David L. Philips i cili punon në Universitetin prestigjioz të Kolumbias thotë se s’mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse s’arrihet një marrëveshje me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Philips thotë se nëse BE-ja s’dëshiron apo s’është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, atëherë SHBA-ja duhet të aktivizojë diplomacinë e saj për ta arritur një marrëveshje me njohje reciproke. Këtu Philips përmend shpërblimet dhe ndëshkimet si mjete diplomatike që mund të shërbejnë në këtë rast. Sa i përket Asociacionit, thotë se Kosova duhet ta themelojë në përputhje me Kushtetutën megjithatë jo pa e bërë edhe Serbia një të tillë për shqiptarët që jetojnë në Luginë.

Duket që për momentin Perëndimorët janë dorëzuar sa i përket qëndrimit se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë. Propozimi i Francës dhe Gjermanisë që po e përkrah edhe SHBA-ja flet për një marrëveshje që do të bazohet në modelin e dy Gjermanive dhe s’përfshinë njohjen reciproke si element. Ndërkohë ka një presion të madh drejt Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lidhur me këto zhvillime në kuadër të procesit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë për Gazetën Express ka folur profesori amerikan, David L. Philips i cili është edhe drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat në Institutin e Universitetit të Kolumbias për Studimin e të Drejtave të Njeriut.

Philips thotë se negociatat për targa e diploma janë të rëndësishme për të rregulluar rrugën drejt një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare me njohje reciproke. Profesori amerikan thotë se do të jetë e pamundur të bëhet paqe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Negociatat rreth diplomave, kodeve telefonike dhe targave janë të rëndësishme për të vendosur terrenin për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare mbi njohjen reciproke. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do të jetë e pamundur të ecë përpara drejt paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm”, ka thënë Philips për Gazetën Express.

Philips ka folur edhe për pozitën negociuese të Bashkimit Evropian të cilët për momentin thonë se s’kanë një shkop dhe karotë për Serbinë në mënyrë që ta detyrojnë Serbinë që ta njohë Kosovën.

Ai ka thënë se Brukseli si një lojtar kryesor në proces ka shumë mënyra për ta imponuar një marrëveshje për njohje reciproke.

Philips thotë se nëse BE-ja nuk dëshiron apo s’është në gjendje që të detyrojë një marrëveshje të tillë për njohje reciproke atëherë duhet të ndërhyjë SHBA-ja dhe të përdorë ndikimin e saj për arritjen dhe nënshkrimin e një marrëveshje të tillë me njohje reciproke.

“BE-ja ka shumë mënyra për të detyruar një marrëveshje për njohjen reciproke. Ajo është lojtari kryesor në dialogun e lehtësuar nga BE. Nëse BE-ja nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të detyrojë një marrëveshje, SHBA duhet të përdorë ndikimin e saj për të nënshkruar marrëveshjen”, ka shtuar profesori amerikan.

Sipas tij SHBA ka një ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shton se për të qenë diplomacia efektive duhet të ketë shpërblime për bashkëpunim dhe ndëshkim për sjellje penguese.

“Uashingtoni ka një ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Diplomacia efektive kërkon shpërblime për bashkëpunim dhe ndëshkim për sjellje penguese”, potencon Philips.

Ndërkohë sa i përket presionit të madh ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, Philips thotë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për zbatimin e marrëveshjes në përputhje me Kushtetutën megjithatë thotë se s’duhet të ketë Asociacion për serbët në Kosovë nëse Serbia nuk e bën të njëjtën gjë për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Qeveria e Kosovës është pajtuar me marrëveshjen për Asociacionin dhe duhet të ndërmarrë hapa për zbatimin e saj. Asociacioni mund të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës edhe pa kompetenca ekzekutive. Paralelisht, Serbia duhet të zbatojë Asociacion edhe për komunitetet ku shqiptarët janë shumicë si Presheva dhe Bujanovci. Nuk duhet të ketë Asociacion në Kosovë pa masë ekuivalente për shqiptarët në Serbi”, ka përfunduar David L. Philips.

Marrë nga EKSPRESS

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet