LIVE UPDATES
Bota

Plan rus për bomba në avionë? REL: Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Muajin e kaluar, autoritetet finlandeze ndaluan një cisternë nafte, Eagle S, që po lundronte nga Shën Petersburgu i Rusisë drejt Port Saidit në Egjipt. Autoritetet më pas gjetën se anija kishte tërhequr pas vetes spirancën, duke dëmtuar një kabllo në Gjirin e Finlandës.

16 Janar 2025, 10:22 Nga N.F
Plan rus për bomba në avionë? REL: Çfarë duhet
Foto ilustruese

RUSI- Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia po planifikon sulme terrori kundër shënjestrave të paspecifikuara që përdorin aeroplanë, tha kryeministri i Polonisë.

“Nuk do të futem në hollësi. Mundem vetëm ta konfirmoj besueshmërinë e frikës se Rusia po planifikon akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në gjithë botën”, tha Donald Tusk në një konferencë për media më 15 janar.

Megjithëse tronditëse, komentet e liderit polak nuk ishin të papritura: ka pasur një numër në rritje të incidenteve të dyshimta, alarmuese dhe të pashpjegueshme në muajt e fundit. Disa prej incidenteve përfshinin linjat ajrore dhe dyshimet se Rusia po kërkonte të vendoste mjete të fshehta shpërthyese në avionë mallrash, ndërsa disa të tjera përfshinin anije që kanë prishur kabllot nënujore.

Ndërkohë, në një numër të madh kryeqytetesh evropiane, është tejet e qartë se kush është fajtori dhe se çfarë po ndodh: Moska po kryen një fushatë të fshehtë kundër Perëndimit. Serioziteti i këtij problemi u theksua edhe më shumë nga raportimet se zyrtarët e inteligjencës amerikane përgjuan komunikimin e zyrtarëve të inteligjencës së ushtrisë ruse, të cilët po bisedonin për një komplot me bomba dhe se presidenti Joe Biden i kishte urdhëruar dy këshilltarë të lartë të sigurisë kombëtare për t’i paralajmëruar zyrtarët rusë

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit për sulme terrori, përfshirë zjarrvënie e qëllimshme, grabitje, helmim dhe sulme ndaj individëve në Perëndim. Në korrik të vitit të kaluar, një pako e dërguar nga Lituania mori flakë papritur në një depo të kompanisë DHL, në qytetin Lajpcig të Gjermanisë, duke shkaktuar zjarr. Zjarri u shua shpejt, ndërsa dëmet ishin shumë të vogla. Por, ky nuk ishte rasti i vetëm.

Në të njëjtën kohë, 1.300 kilometra më në perëndim, një pajisje e ngjashme ndezëse shpërtheu në një magazinë të DHL-së në Birmingam të Anglisë. Ajo kishte mbërritur me një avion të DHL-së. Gjithashtu, afërsisht në të njëjtën kohë, një pajisje në një qendër transporti në Jablonov pranë kryeqytetit polak, Varshavë, gjithashtu shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësve iu deshën dy orë për ta shuar.

Këto tri zjarre, së bashku, përshkruanin një model të qartë – dikush po vendoste qëllimisht pajisje ndezëse në avionët e mallrave. Kjo i alarmoi agjencitë për zbatimin e ligjit dhe ato të inteligjencës në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Pakot ndezëse përkuan me lajmet për një tjetër incident që rriti dyshimet.

Në fillim të vitit 2024, Armin Papperger, drejtori ekzekutiv i gjigantit industrial gjerman, Rheinmetall, ishte në shënjestër të një plani për atentat, sipas Financial Times, CNN dhe New York Times (NYT).

Kjo kompani është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të predhave të artilerisë dhe tankeve. Më e rëndësishmja, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kompania ka zgjeruar ndjeshëm prodhimin e predhave për Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë e njoftuan Gjermaninë për komplotin, raportoi NYT, duke bërë që shërbimet gjermane të inteligjencës të ofronin mbrojtje dhe siguri për Pappergerin. Ka pasur gjithashtu një sërë incidentesh në det - kryesisht në Detin Baltik - në të cilat anije të ndryshme kanë dëmtuar ose këputur kabllo nëdetësore të telekomunikacionit dhe energjisë.

Muajin e kaluar, autoritetet finlandeze ndaluan një cisternë nafte, Eagle S, që po lundronte nga Shën Petersburgu i Rusisë drejt Port Saidit në Egjipt. Autoritetet më pas gjetën se anija kishte tërhequr pas vetes spirancën, duke dëmtuar një kabllo në Gjirin e Finlandës.

Megjithëse anijet e përfshira nuk ishin ruse - ato lundronin me "flamuj" nga vende të ndryshme nga ato të pronësisë - zyrtarët në Finlandë dhe gjetkë i kanë akuzuar ato se i përkisnin "flotës së errët" të Rusisë.

Kjo flotë përbëhet nga anije - disa pa shenja dalluese, shumica e të cilave përdorin flamuj të vendeve të tjera - që Kremlini thuhet se e ka ndërtuar që nga pushtimi i Ukrainës më 2022 si një mënyrë për t’i shmangur sanksionet perëndimore. Sipas hulumtuesve ukrainas, pjesa më e madhe e naftës ruse tani shitet jashtë vendit përmes kësaj flote të errët.

"Flota e errët" gjithashtu mund ta ndihmojë Rusinë për të vëzhguar. Një raport i publikuar pas ndalimit të Eagle S gjeti se ajo ishte e pajisur me "pajisje të veçanta për transmetim dhe marre të informatave, që përdoreshin për ta vëzhguar veprimtarinë detare".

"Këtë vit ka pasur 500 incidente të dyshimta në Evropë", tha muajin e kaluar ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, para një takimi të ministrave të NATO-s.

"Rreth 100 prej tyre mund t'i atribuohen sulmeve hibride, spiunazhit dhe operacioneve të ndikimit rus", shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet finlandeze sekuestruan anijen Eagle S, duke e shpallur atë të papërshtatshme për lundrim. Një tjetër anije në pronësi kineze, Yi Peng 3, u ndalua dhe më pas u inspektua në ujërat ndërkombëtare pranë Danimarkës dhe Suedisë, pas dyshimeve se ajo kishte tërhequr spirancën dhe kishte këputur dy kabllo telekomunikimi. Anija përfundimisht u lirua për të vazhduar lundrimin drejt Egjiptit.

Në tetor, ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Polonisë lëshoi një komunikatë për pajisjet e paketave ajrore, duke njoftuar se katër njerëz ishin arrestuar "për pjesëmarrje në një grup ndërkombëtar sabotimi" dhe se po i kërkonte dy të tjerë.

"Qëllimi i grupit ishte gjithashtu testimi i kanalit të transferimit për pako të tilla, të cilat më pas do të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada", tha ajo.

Shenja të një komploti më të gjerë u përmendën gjithashtu nga Thomas Haldenëang, kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, i cili u tha ligjvënësve se ka pasur rritje të ndjeshme të aktiviteteve të spiunazhit dhe sabotimit rus në Gjermani.

Nëse pakoja e Lajpcigut që mori flakë do të kishte filluar të digjej gjatë fluturimit të avionit, "kjo do të kishte rezultuar në rrëzimin e avionit", u tha Haldenwang ligjvënësve në shtator.

Pas muajit gushtit, derisa zyrtarët amerikanë dhe evropianë filluan të punonin me drejtuesit kryesorë të linjave ajrore për të zbatuar procedura të reja kontrolli për fluturimet e avionëve të mallrave, Bideni i urdhëroi dy nga zyrtarët e tij kryesorë të sigurisë - drejtorin e CIA-s William Burns dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare Jake Sullivan - që t’i kontaktonin ndihmësit kryesorë të liderit rus Vladimir Putin dhe t’i paralajmëronin ata, sipas NYT.

Agjencitë amerikane të inteligjencës gjithashtu siguruan përgjime të bisedave midis zyrtarëve të lartë të agjencisë ushtarake ruse të inteligjencës, të njohur si GRU, raportoi NYT. Bisedat përshkruanin se si pakot që u ndezën - të cilat përfshinin artikuj të vegjël elektronikë të konsumatorëve - përbënin sprovë për përpjekje të tjera.

Në tetor, kreu i agjencisë kryesore britanike të inteligjencës, MI5, përmendi specifikisht GRU-në, duke thënë se ata ishin në një "mision të qëndrueshëm për të shkaktuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: Ne kemi parë zjarrvënie, sabotime dhe më shumë. Veprime të rrezikshme të kryera me papërgjegjshmëri të madhe".

Megjithëse të pahollësishme, komentet e Tuskut, të bëra gjatë një konference bashkë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishin tronditëse për shkak të rëndësisë së tyre: kreu i qeverisë bëri akuzë publike dhe shpërthyese, duke e akuzuar pothuajse hapur Moskën për terrorizëm.

Ato gjithashtu pasqyruan komentet e zyrtarëve të tjerë perëndimorë, të cilët kanë thënë se dyshojnë se Rusia po përpiqet të zhvillojë një fushatë të "errët" - që përfshin sabotime, spiunazh, dezinformim - në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Qëllimi? Destabilizimi i Perëndimit dhe minimi i mbështetjes së tij për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.

Nga ana e saj, Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur dhe të zëshme çdo përfshirje në pajisjet e avionëve të mallrave, ose në dëmtimet e kabllove nga flota e errët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti raportet për komplotin e sabotimit ajror si shembull të "një fabrikimi të turbullt"./REL

rusi poloni

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë