LIVE UPDATES
Bota

Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka urdhëruar ministrat që të punojnë në kornizën ligjore për të mbajtur centralet operacionale.

20 Tetor 2022, 08:08 Nga A.B
Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve
Gjermani

Ministrat gjermanë për Ekonomi dhe Ambient, kanë hartuar një draft-dokument për të zgjatur jetën e tri centraleve të mbetura bërthamore në këtë shtet, deri më 15 prill të vitit 2023.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka urdhëruar ministrat që të punojnë në kornizën ligjore për të mbajtur centralet operacionale.

Ekonomia më e madhe e Evropës pati planifikuar mbylljen e centraleve deri në fund të këtij viti, mirëpo Scholz tani është duke shtyrë përpara zgjatjen e afatit, pas krizës me energji që ka nxitur lufta e Rusisë në Ukrainë.

Pas ndryshimeve në Aktin Atomik të Energjisë, që parasheh zgjatjen e jetës së centraleve, draft-ligji duhet të kalojë përmes kabinetit, dhe të tria partitë e koalicionit duhet të pajtohen me të.

Ky dokument më pas duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit deri në fund të muajit nëntor.

Partia liberale, FDP, ka bërë thirrje për të mbajtur të tria centralet aktive deri më 2024, derisa Partia e Gjelbër ka insistuar që vetëm dy centrale të mbahen rezervë deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Scholzit konsiderohet kompromis në mes të kërkesave të të dyja partive, ndonëse FDP, për dallim nga Partia e Gjelbër, e konsideron vendimin e Qeverisë si fitore politike.

Kompanitë që menaxhojnë këto centrale bërthamore janë: E.ON (Isar 2), RWE (Emsland) dhe EnBW (Neckarwestheim 2).

Me një kapacitet prej 4.2 gigavatësh, këto centrale përbëjnë 6 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë, dhe sipas ligjit, ato duhet të mbyllen në fund të vitit 2022.

Vendimi për mbylljen e tyre është marrë pas katastrofës bërthamore të vitit 2011 në Fukushima.

Secila zgjatje kërkon ndryshim të ligjit.

E.ON ka thënë se ka mjaftueshëm staf për të mbajtur centralin në punë, sepse disa punëtorë janë pajtuar që të shtyjnë skemat e pensionimit të hershëm, ashtu që të ofrojnë ndihmë.

Kostoja financiare mund të shkojë në 772 milionë euro.

Emsland dhe Neckarwestheim 2 pritet të prodhojnë 1.7 teravat energji në orë, sipas draft-dokumentit.

Analistja e lartë e kompanisë Bernstein, Deepa Venkateswaran, ka thënë se përfitimi shtesë për kompanitë E.ON dhe RWE mund të jetë “margjinal” - rreth 300 milionë euro për secilën - duke marrë parasysh një çmim tavan prej 180 eurosh për megavat në orë.

Operatorët e centraleve janë duke marrë masa për të siguruar se centralet mund të funksionojnë deri më 15 prill, siç ka kërkuar Scholz, duke shtuar se diçka e tillë kërkon ndryshime ligjore.

EnBW ka thënë se Neckarwestheim 2, në parim, mund të funksionojë deri në mesin e muajit prill.

Isar 2 pritet të funksionojë deri në mars të vitit 2023, bazuar në rezervat që ka, duke përmendur se një konfigurim eventual mund të zgjasë jetën e centralit deri në gusht të vitit 2023.

“Pas kësaj kohe duhet të ketë bateri të reja që duhet të prokurohen”, ka thënë E.ON.

Megjithatë, kjo gjë merr kohë.

Sipas grupit industrial, Teknologjia Bërthamore e Gjermanisë (KernD), zakonisht merr një vit kohë që të sigurohen bateritë e reja bërthamore.

Nëse operatorët tashmë kanë porositur disa bateri, koha mund të zvogëlohet në 6-7 muaj, ka thënë KernD.

Politikisht, zgjatja e jetës së një centrali bërthamor përbën vijë të kuqe për Partinë e Gjelbër, e cila ka hedhur poshtë mundësinë e blerjes së baterive të reja për zgjatje të operimit të centraleve.

Mirëpo nëse situata vështirësohet në muajt e dimrit, FDP do të mund të shfrytëzojë rastin për të kërkuar zgjatje tjetër./REL

gjermani

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait