19 Tetor 2022, 21:14
Nga e.k

KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh dhe jo vitesh. Në një intervistë për median kosovare Kanal10, Escobar tha se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.
“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë”.
“Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar Escobar.
Gjatë intervistës Escobar ka folur edhe në lidhje me propozimin franko-gjerman mbi arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit, ku theksoi se ajo që propozohet nga shtetet europiane për dialogun, duhet të merret seriozisht.
“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike…Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane.”, ka deklaruar Escobar në Kanal10.
dialogu kosove-serbi gabriel escobar
Bota
19 Tetor 2022, 21:09
e.k
Grant Shapps
BRITANI- Downing Street ka konfirmuar zyrtarisht se Grant Shapps është emëruar si sekretar i Brendshëm, duke zëv...
Bota
19 Tetor 2022, 20:28
e.k
Vladimir Putin
ITALI- Në prag të konsultimeve për qeverinë e re, një audio përgjim i Silvio Berlusconit ka "shkundur" së...
Bota
19 Tetor 2022, 20:00
d.a.
Bodo Weber
Perëndimi po mundohet të kthejë fokusin e dialogut Kosovë-Serbi drejt arritjes së një marrëveshjeje përf...
Bota
19 Tetor 2022, 19:51
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë...
Bota
19 Tetor 2022, 19:42
d.a.
Ioannis Sofianidis
GREQI- Në distancë prej pak metrash nga ekipi i forcave speciale të policisë greke( DIAS) të Atikës Per&eu...
Bota
19 Tetor 2022, 19:31
d.a.
Foto ilustruese
TURQI- Korporata shtetërore ruse bërthamore Rosatom ka filluar negociatat me partnerët e saj nga Turqia në lidhje me nd...
Bota
19 Tetor 2022, 19:16
d.a.
Biden dhe Putin
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin i Rusisë janë planifikuar të marrin pjesë në samitin e G-20 të ...
Bota
19 Tetor 2022, 19:03
d.a.
Suella Braverman
BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas...
Bota
19 Tetor 2022, 19:02
d.a.
Millanoviç
KROACI- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanovi&ccedi...
Bota
19 Tetor 2022, 18:52
d.a.
Putin
UKRAINË- Duke zgjeruar vizionin e tij dhe duke manifestuar disponimin e tij "carist", presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin u...