LIVE UPDATES
Bota

"Shpreh pikpamjet pro-ruse", kryeministri kroat kritikon presidentin për kundërshtimin e tij ndaj trajnimit të ushtarëve ukrainas

Disa parti opozitare të qendrës së majtë dhe parti opozitare të krahut të djathtë mbështetën kundërshtimin e Millanoviçit për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë ka konfirmuar më herët se janë gati që oficerët e atij vendi të fillojnë trajnimin e ushtarëve ukrainas.

19 Tetor 2022, 19:02 Nga d.a.
"Shpreh pikpamjet pro-ruse", kryeministri kroat kritikon presidentin
Millanoviç

KROACI- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanoviç, ndaj ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes që ushtarët ukrainas të trajnohen në Kroaci.

Shteti kroat, me vendimet e Qeverisë, ka muaj që e mbështet ushtarakisht Ukrainën. Bëhet fjalë për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërlliç Radman, në takimin e Këshillit të BE-së më 17 tetor, bashkë me 20 ministra të tjerë të punëve të Jashtme të vendeve anëtare, ka shprehur në parim gatishmërinë e Kroacisë për të marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas”, tha Pllenkoviç në mbledhjen e Qeverisë kroate.

Ai gjithashtu shtoi se bashkë me Kroacinë, 12 vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë që këtë trajnim ta kenë në territorin e vendeve të tyre.

“Shpreh shqetësimin tim për reagimet e presidentit Millanoviç dhe aq më tepër për mbështetësit e tij në Parlament, të cilët në esencë po ekspozojnë pikëpamjet e tyre pro-ruse”, tha kryeministri kroat.

Disa parti opozitare të qendrës së majtë dhe parti opozitare të krahut të djathtë mbështetën kundërshtimin e Millanoviçit për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë ka konfirmuar më herët se janë gati që oficerët e atij vendi të fillojnë trajnimin e ushtarëve ukrainas.

“Në kuadër të trajnimeve ekzistuese, jemi të gatshëm të presim kursantë të huaj, në përputhje me planet dhe procedurat ligjore”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes për mediat kroate.

Por, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviç, u shpreh kundër përfshirjes së ekspertëve në trajnimin e ushtarëve dhe tha se nuk i pëlqen kjo ide.

“Nuk e mbështes këtë ide, sepse unë nuk e mbështes përfshirjen e Kroacisë në këtë luftë më shumë sesa duhet. Ne jemi specifik, solidar dhe kaq. Unë si komandant i përgjithshëm nuk do ta miratoj këtë”, u ka thënë Milanoviç gazetarëve, më 18 tetor.

Presidenti i Kroacisë është edhe komandanti suprem i forcave ushtarake.

Këshilli i Bashkimit Evropian, në takimin e mbajtur një ditë më parë, krijoi një mision për ndihmë ushtarake në Ukrainë (EUMAM Ukraine). Bëhet fjalë për misionin e parë të këtij lloji, të cilin BE-ja e ndërmerr kolektivisht. Sipas marrëveshjes, deri në 15 mijë ukrainas do të trajnohen në territorin evropian, por lihet mundësia që, në përputhje me nevojat, kjo shifër të rritet.

Ndër vendet që kanë ofruar territorin e tyre për stërvitjen e ushtarëve ukrainas janë, përveç Kroacisë, Gjermania dhe Polonia.

Sipas mediave kroate, instruktorët mund të trajnojnë inxhinierë ukrainas dhe shpëtimtarë luftarakë (ushtarë me trajnim shtesë mjekësor për të ofruar ndihmën e parë në terren). Trajnimi ushtarak profesionale nuk është i panjohur për ekspertët kroatë pasi ata ta tashmë kanë qenë të përfshirë në stërvitjen e ushtrive afgane dhe malazeze.

Sipas Ligjit për mbrojtjen, hyrja e ushtarëve të vendeve aleate në Kroaci për stërvitje dhe trajnim përcaktohet me vendim të Qeverisë kroate, me pëlqimin paraprak të presidentit të Republikës. Aprovimi i presidentit kërkohet për numrin e ushtarëve nga lloji i kompanisë, pra deri në 200 persona.

Në rast se Millanoviçi vë veton ndaj vendimit të Qeverisë së Kroacisë, ekziston mundësia që Parlamenti me shumicë prej dy të tretash ta rrëzojë veton e Komandantit të Përgjithshëm, përkatësisht të presidentit.

“Jutarnji list” i Zagrebit, menjëherë ka pyetur partitë parlamentare nëse e mbështesin qëndrimin e Millanoviqit, duke pasur parasysh opsionin e mundshëm të anashkalimit të vetos së tij me një shumicë prej dy të tretash në Parlament, gjegjësisht refuzimin e dhënies së pëlqimit të tij për ardhjen e ushtarëve ukrainas në Kroaci për trajnim.

Tani për tani, kundër shfuqizimit të vetos dhe mbështetës i qëndrimit të Millanoviçit do të ishte shumica e opozitës së majtë dhe të djathtë - Partia Socialdemokrate e Kroacisë, Social Demokratët, Most (Ura) kleriko-popullist, opozita e djathtë Lëvizja e Atdheu dhe Partia opozitare Fshatare Kroate. Janë 49 përfaqësues nga gjithsej 151, aq sa ka në Parlamentin kroat. Shumicën e nevojshme prej dy të tretash e përbëjnë 101 përfaqësues./REL/

andrej pllenkoviç zoran millanoviç gordan gërlliç radman ushtaret ukrainas ne kroaci

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen