LIVE UPDATES
Bota

Ligji për abortin, një nga çështjet më "të nxehta" që do të përmbajnë zgjedhjet e nëntorit

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

19 Tetor 2022, 19:51 Nga d.a.
Ligji për abortin, një nga çështjet më "të
Foto ilustruese

SHBA- Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë përballë një vendimi të rëndësishëm.

“Jemi vetëm 22 ditë larg zgjedhjeve, nga më të rëndësishmet, për nga pasojat që do kenë në historinë tonë, ose të paktën në historinë e kohëve të fundit, ku zgjedhja është e qartë, sidomos kur vjen fjala tek e drejta për abort”, tha Presidenti Joe Biden.

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Shumica e demokratëve janë kundër vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, që rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort duke ia lënë në dorë shteteve në mënyrë individuale të ndalojnë ose jo procedurën.

Të martën, Presidenti Biden tha se nëse demokratët fitojnë shumicën, ai do të firmosë për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit.

Në përgjithësi republikanët duan të kufizojnë ose heqin fare të drejtën për abort.

Ne do të punojmë fort për të mbrojtur qëndrimin tonë , për të mbrojtur sa më shumë jetë që të mundemi. Por edhe nëse një një shtet e lejon abortin, mendoj se në një të ardhme të afërt, aborti do të jetë një proces i paimagjinueshëm dhe gratë nuk do të abortojnë edhe nëse do e kenë këtë mundësi”, tha Carol Tobias, Presidente e Komitetit për të Drejtën e Jetës.

Kjo është një çështje që ka patur peshë kryesore në disa gara, sikurse gara e ngushtë për Senatin, në Xhorxhia.

Ju e dini çfarë është aborti. Ju e dini që unë jam i krishterë. Unë besoj tek jeta. Dhe u them sot se shteti i Xhorxhias e respekton jetën. Si senator unë do të mbroj jetën”, tha kandidati republikan për në Senat, Herschel Walker.

Walker ka hedhur poshte akuzat se ai ka paguar ish të dashurën e tij që të kryente abort në vitin 2009.

Sondazhet tregojnë se rreth dy të tretat e amerikanëve mbështesin të drejtën e abortit, por anketuesit nuk janë të sigurtë nëse kjo çështje do të jetë përcaktuese në zgjedhje.

Kjo ëshë pyetja 1 milion dollarëshe. Dimë se gjatë verës, e drejta e abortit u kthye në një çështje të nxehtë për demokratët. Më shumë se gjysma e votuesve demokratë kanë thënë se do të nxiten për të marrë pjesë në votim për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë që hoqi të drejën kushtetuese për abort. Shumica prej tyre thanë se ky është shqetësimi i tyre kryesor dhe çështja për të cilën duan të dëgjojnë të shprehen kandidatët. Duket se kjo motivon votuesit demokratë”, tha Ashley Kirzinger, drejtore e metodologjisë së sondazheve në Fondacionin Kaiser Family.

Gjatë fushatës në Kaliforni këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris tha se kjo është një çështje që ndikon jo vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Qeveritë autokratike në botë mund t’u thonë qytetarëve të tyre, a doni të ndiqni shembullin e të drejtave në Amerikë? Shihni se çfarë bënë ata. Pra, ajo që ndodhi do të ndikojë tek gratë anembanë botës", tha zonja Harris.

Gara ka nisur anembanë vendit dhe me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre amerikanët do të përcaktojnë edhe politikën mbi abortin për vitet e ardhshme./VOA/

ashley kirzinger ligji per abortin ne shba joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen