2 Tetor 2023, 12:53
Nga r.ll
Millan Mojsilloviç
SERBI- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.
“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd.
“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik. U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë.
Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist. Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiç, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Mojsilloviç e mohoi se Radoiçiç ka marrë pjesë në stërvitje në bazën “Pasulanske Livade” , afër Jagodinës, në Serbinë qendrore. /REL
millan mojsilloviç
Bota
2 Tetor 2023, 12:26
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë në Veri të Kosovës është bërë tash...
Bota
2 Tetor 2023, 12:20
a.l
Foto ilustruese
BULLGARI- Deri në fund të së hënës, Bullgaria do të ndalojë hyrjen e makinave ruse në vend.&nb...
Bota
2 Tetor 2023, 12:14
r.ll
KOSOVË- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti ka përfunduar raportimin në Komisionin që mb...
Bota
2 Tetor 2023, 12:10
A.B
Çmimi Nobel i këtij viti për Mjekësinë i është dhënë Katalin KarikO dhe Drew Weissman, shkencëtarëve ...
Bota
2 Tetor 2023, 11:42
a.l
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, n&eum...
Bota
2 Tetor 2023, 11:25
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë t&...
Bota
2 Tetor 2023, 11:10
r.ll
Petar Boshkoviq
SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviç, ka folur për sulmi...
Bota
2 Tetor 2023, 11:09
A.B
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shihet me të dy sytë e nxirë...
Bota
2 Tetor 2023, 11:01
a.l
Robert Fico dhe Miroslav Lajçak
SLLOVAKI- Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet...
Bota
2 Tetor 2023, 11:01
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINË- Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar pak minuta më parë në Bosnj&...