2 Tetor 2023, 12:14
Nga r.ll
KOSOVË- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti ka përfunduar raportimin në Komisionin që mbikëqyrë këtë agjenci. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.
“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, deklaroi ajo.
Musliu tha se tashmë duhet të jenë të gjithë së bashku, pozita dhe opozita pasi në pyetje është siguria vendit.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
ganimete musliu tensionet në veri të kosovës
Bota
2 Tetor 2023, 12:10
A.B
Çmimi Nobel i këtij viti për Mjekësinë i është dhënë Katalin KarikO dhe Drew Weissman, shkencëtarëve ...
Bota
2 Tetor 2023, 11:42
a.l
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, n&eum...
Bota
2 Tetor 2023, 11:25
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë t&...
Bota
2 Tetor 2023, 11:10
r.ll
Petar Boshkoviq
SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviç, ka folur për sulmi...
Bota
2 Tetor 2023, 11:09
A.B
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shihet me të dy sytë e nxirë...
Bota
2 Tetor 2023, 11:01
a.l
Robert Fico dhe Miroslav Lajçak
SLLOVAKI- Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet...
Bota
2 Tetor 2023, 11:01
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINË- Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar pak minuta më parë në Bosnj&...
Bota
2 Tetor 2023, 09:52
a.l
Donald Trump
SHBA- Kandidati për president i SHBA, Donald Trump është zotuar se do të tërheqë trupat amerikanë nga shum...
Bota
2 Tetor 2023, 09:34
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Eksperti britanik, njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir k...
Bota
2 Tetor 2023, 09:28
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist nga grupe të armatosura serbe në veri t&...