1 Mars 2023, 07:10
Nga F.M
Trenat në Greqi
GREQI- Të mbijetuarit e tragjedisë në Greqi kanë përshkruar momentet e tmerrit të përplasjes së dy trenave. Një prej tyre tregon se në një moment ka parë që një nga vagonët ka marrë flakë dhe është rrotulluar.
"Ne dëgjuam një zhurmë të madhe,”- tha pasagjeri Stergios Minenis.
"Ishte një makth 10 sekonda. Ne ramë në kurrizin e njëri-tjetri derisa vagonët u ndalën. Po paniku nuk mbaroi me aq. Më pas kishte zjarr. Zjarri ishte djathtas dhe majtas, po digjeshim,"- shtoi Minenis.
"Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar,”- vijon ai.
Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet.
"Ishte një përplasje shumë e fuqishme," tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.
"Kjo është një natë e tmerrshme... Është e vështirë të përshkruhet skena,”- shtoi ai.
"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Edhe pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa,"- tha një shpëtimtar që doli nga rrënojat.
"Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur... ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit,”- tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.
Tragjedia ndodhi pak para mesnate. Treni me pasagjerë u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar aksidentin tragjik me të paktën 32 viktima. 85 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që kërkimet vijojnë.
tragjedia e trenave ne greqi
Bota
1 Mars 2023, 06:54
F.M
Trenat e përplasur
GREQI- Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:49
I.A
Arkivole
ITALI- Arkivolet e 65 viktimave të një anijeje migrantësh në brigjet jugore të Italisë u vendosën të mart&...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:39
I.A
Policia moldave
MOLDAVI- Policia moldave u përlesh të martën më 28 shkurt me qindra demonstrues nga partia pro-ruse Sor, t&eu...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:37
k.m.
Foto ilustruese
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:35
I.A
Takimi Kurti-Vucic
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me takimin e së martës mes Kurtit dhe Vu&cced...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:35
k.m.
Vladimir Putin
RUSI- Zyrtarët e qeverisë ruse tani e tutje do të ndalohen të përdorin shumicën e fjalëve të huaja n...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:33
I.A
Rupert Murdoch
SHBA- Manjati i medias dhe pronari i rrjetit mediatik e organizatës me të njëjtin emër Fox News, Rupert Murdoch, pranoi ...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:19
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori sonte një lajm nga Kosova gjatë paraqitjes s&...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:10
I.A
Ivan Todosijeviç
KOSOVË- Gjykata e Apelit në Prishtinë ka nxjerrë vendim me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkall&eu...
Bota
28 Shkurt 2023, 22:00
k.m.
Foto ilustruese
SAN MARINO- Çiklisti profesionist Antonio Tiberi është gjobitur dhe pezulluar përkohësisht nga ekipi i tij ...