LIVE UPDATES
Bota

'Po fajësojnë vetëm Kurtin'/ Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Vuçiç ka provokuar më tepër! Perëndimi të jetë i barabartë

Ajo shprehet se Perëndimi duhet të marrë kontrollin e këtij lloj procesi e Dialogu dhe kjo është diçka që duhet kontrolluar në mënyrë të prerë prej Perëndimit e jo vetëm përmes ideatorëve a personave.

14 Qershor 2023, 21:01 Nga a.l
'Po fajësojnë vetëm Kurtin'/ Kryetare e Komitetit
Sonja Biserko

Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Znj. Sonja Biserko, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me tensionet Kosovë-Serbi dhe faktin se ku po gabojnë ndërkombëtarët. Ndër të tjera, znj. Biserko shprehet:

"Kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin... Por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit."

"Presidenti Vuçiç nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë  e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit." 

Ajo shprehet se Perëndimi duhet të marrë kontrollin e këtij lloj procesi e Dialogu dhe kjo është diçka që duhet kontrolluar në mënyrë të prerë prej Perëndimit e jo vetëm përmes ideatorëve a personave.

Armela Ferko: Znj. Biserko, në mes tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, duket se BE po planifikon sanksione më drejtim të Kosovës. Cili është opnioni juaj në lidhje me këtë çështje?

Sonja Biserko: ....  kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin dhe janë përgjegjës për sa i përket këtyre zgjedhjeve në veri, por e vendosin fajin vetëm tek ai, kur ka, siç do të thoshim përgjegjësi nga të dy palët. Por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit ...

... Nga ana tjetër, Vuçiç ka telashe dhe në “shtëpi”, protestat vijojnë, njerëzit janë të pakënaqur, pra nuk e dimë se cili është potenciali i këtyre protestave. Gjithsesi, e ndryshon në mënyrë domethënëse, situatën sociologjike dhe atmosferën e shoqërisë. Njerëzit po kërkojnë më shumë, presin më shumë dhe Presidenti Vuçiç nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë  e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit.

Armela Ferko: Ka shumë analistë shqiptarë apo edhe ndërkombëtarë e së fundmi “The Foreign Policy magazine”, që mendojnë se SHBA, administrata Biden, ka gabuar me politikën e ndjekur ndaj Kosovës, z. Biserko. (Citon një pjesë) Pra, a mund t’i kërkohet Kosovës, miratimi i Asocacionit pa i dhënë disa garanci? Anëtarësimi në NATO, p.sh.

Sonja Biserko: Kjo është pikërisht arsyeja kryesore e tensioneve të tanishme që tani po i fajësohen Kryeministrit Kurti, po nga ana tjetër ai nuk ka marrë asnjë garanci, pra, është një çështje që çfarë të presë. Është një fakt se Vuçiç nuk i zbaton, ai në shtëpi (Serbi) thotë se nuk ka firmosur asgjë dhe nuk mund të më detyroni për asgjë. Pra, nuk është serioz në pjesëmarrjen në këtë Dialog dhe sigurisht po i denoncon të dyja marrëveshjet, gjithçka që nuk është e vlefshme për Beogradin sipas tij.

Pra, ai po kërkon për Asociacionin,  që është si një “Republika Serpska”  për Beogradin, por për sa i përket Kosovës, në çfarëdolloj mënyre ky Asocacion, si do të integrohet në Kosovë, nëse ka pesë vende në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të ketë garanci, nëse nuk ka garanci për anëtarësimin në NATO. Pra, ka shumë arsye nga ana e Kosovës për të mos i qëndruar kësaj vije si të thuash, kësaj agjende të cilën po mundohet ta imponojë Beogradi. Kemi dhe deklarata publike nga ambasadorët këtu në Beograd që kanë thënë se Asociacioni do të debatohet me Dialog, sepse është një çështje shumë komplekse që nuk mund të jetë e para në agjendë.

Në fund të fundit, nuk kemi parë ndonjë propozim nga kjo anë dhe dihet, si të thuash, nga qendrat e shumta të elitave politike serbe, të gjitha kanë në mendje ndasitë në Kosovë dhe fatkeqësisht, kjo është kaq e thellë saqë nuk shoh se si Presidenti Vuçiç do ta shkelte këtë vijë.

Për këtë arsye mendoj se Kosova ka të gjitha arsyet për të dyshuar në synimet e mira të Beogradit dhe tani dyshohet se tri policë shqiptarë janë të burgosur si “spiunë” - për Serbinë. Kjo pra për të krijuar tensione dhe situata dhe provokime në kufi ndoshta dhe kjo është diçka që Perëndimi, sidomos NATO, BE dhe SHBA duhet ta vendosin nën kontroll të plotë sepse nëse ka 90 e ca ushtarë të KFOR të lënduar në këtë përplasje në veri, është diçka e papranueshme për NATO-n. Nuk do ta lejojnë më tej dhe nëse vijon në këtë drejtim, zgjedhjet do të jenë të ndryshme. Besoj se kjo është një gjë që të dyja palët duhet ta kenë në mendje, sidomos Beogradi.

Pastaj serbët e Kosovës në veri po bëhen gjithnjë e më dyshues përsa i përket besimit në dorën e zgjatur nga partia e Vuçiçit dhe po kontrollojnë serbët në Kosovë, po i mbajnë si pengje në interes të Beogradit, jo në interes të tyre dhe kjo duhet të ndryshojë sepse të gjithë serbët e Kosovës sigurisht që do të kërkonin të mbijetonin, të integroheshin dhe të merrnin të drejta të plota që garantohen nga dokumentacionet e Kosovës, Kushtetuta dhe të tjera strategji të veçanta që janë të vendosura në tryezë, po nuk janë implementuar plotësisht, ndoshta.

Kjo është tani arsyeja pse Beogradi duhet të vendosë rregull dhe Perëndimi duhet të marrë kontrollin e këtij lloj procesi e Dialogu dhe kjo është diçka që duhet kontrolluar në mënyrë të prerë prej Perëndimit e jo vetëm përmes ideatorëve a personave që dërgohen thjesht për facilitim të Dialogut. Jo! Duhet të merret përsipër prej Perëndimit, prej SHBA-së dhe të kenë kontroll të plotë të procesit.

Marrë nga Syri.net

sonja biserko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet