LIVE UPDATES
Bota

“Po përhap gënjeshtra dhe dezinformim”/ Përshkallëzohet përplasja Starmer - Musk, akuzat ndaj njëri-tjetrit

Aleati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump e akuzoi zotin Starmer se nuk ka hetuar rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

7 Janar 2025, 16:47 Nga E. D
“Po përhap gënjeshtra dhe dezinformim”/
Elon Musk

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Keir Starmer ka denoncuar atë që e ka quajtur “përhapje e gënjeshtrave dhe keqinformimit”, pasi u kritikua ashpër nga miliarderi i kompanisë Tesla, Elon Musk. Aleati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump e akuzoi zotin Starmer se nuk ka hetuar rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, kjo konsiderohet ndërhyrja më e fundit e zotit Musk në politikën evropiane.

Në ditët e fundit, drejtuesi miliarder i Teslas, Elon Musk, ka vendosur në epiqendër të disa mesazheve të tij në rrjetin social X qeverinë britanike. Pa ofruar evidencë, zoti Musk akuzoi qeverinë britanike për bashkëfajësi në mos-hetimin e grupeve kriminale që shfrytëzojnë të miturit.

Çështjet janë të një periudhe kohore 20-vjeçare dhe kanë të bëjnë me shfrytëzimin seksual të fëmijëve nga grupe kriminale.

“Pati një ndjesi se këto banda, në veçanti ato të meshkujve me prejardhje pakistaneze, nuk po hetoheshin dhe nuk po hetoheshin me forcën e duhur nga policia. Pjesërisht mendoj për shkak të përqasjes së policisë ndaj paditësve – përgjithësisht vajza të klasës punëtore që nuk merreshin shumë seriozisht nga policia. Dhe ndoshta për shkak të ndjeshmërisë për marrëdhëniet në komunitet – pra me fjalë të tjera, policia dhe autoritetet nuk donin të quheshin raciste”, thotë Tim Bale, profesor i shkencave politike, në Universitetin “Mbretëresha Mary” të Londrës.

Ndër personat që pretenduan se pati një fshehje të aktivitetit të paligjshëm ishte edhe aktivisti i së djathtës ekstreme Tommy Robinson, i cili është tashmë në burg për akuza të lidhura me këtë. Zoti Musk shkruajti në rrjetin X se zoti Robinson duhet të lirohet dhe se “ata që e fshehën këtë parodi duhet të jenë në vend të tij në qeli”.

Zoti Musk e akuzoi Kryeministrin britanik Keir Starmer se nuk hetoi bandat që shfrytëzojnë fëmijët gjatë periudhës kur ishte kryeprokuror i Britanisë. Duke folur të hënën, zoti Starmer dha këtë përgjigje:

“Ata që përhapin gënjeshtra dhe keqinformim sa më shumë të munden, ata nuk janë të interesuar për viktimat, por për veten e tyre. Ata që mbështesin Tommy Robinsonin nuk u intereson drejtësia. Ata po mbështesin një person që u fut në burg për shkak se për pak prishi një çështje hetimore ndaj një bande të tillë”, tha kryeministri britanik.

Kryeministri Starmer shtoi se si kryeprokuror, ai pati hapur çështje të shumta hetimore për abuzimin me fëmijët dhe se ngriti padinë e parë ndaj një bande aziatike që shfrytëzonte fëmijët. Por, zoti Musk i përsëriti më vonë kritikat e tij, duke e quajtur kryeministrin britanik “krejtësisht të neveritshëm”.

Kryeministri Starmer nuk përmendi me emër zotin Musk, vë në dukje profesori Bale.

“Për shkak të afërsisë, për momentin me Donald Trump-in, mendoj se Kryeministri Starmer duhet të jetë i kujdesshëm, duhet t’i zgjedhë fjalët me kujdes dhe prandaj nuk mund të dalë kundër zotit Musk me emër”, thotë profesori Bale.

Zoti Musk ka kritikuar edhe Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe mbështet haptazi partinë e së djathtës së skajshme “Alternativa për Gjermaninë”.

Disa ligjvënës kanë bërë thirrje që agjencitë rregullatore evropiane të marrin masa ndaj rrjetit X për përhapje të keqinformimit, siç thonë ata.

“Dyshoj që do të ndodhë diçka e tillë. Thjesht pasi Elon Musk-ut i pëlqen ta shohë veten si një lloj mbrojtësi absolut të së drejtës së shprehjes. Shumica e politikanëve në pjesën më të madhe të vendeve, në shumicën e partive, janë vetë në favor të fjalës së lirë”, thotë profesori Bale.

Në një zhvillim të mëtejshëm, zoti Musk u duk të hënën se iu kundërvu edhe Nigel Farage-it, një aleat i hershëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Zoti Musk shkruajti në rrjetin X se zoti Farage “nuk ka aftësitë e duhura” për të udhëhequr Partinë e Reformës së Britanisë - pasi zoti Farage refuzoi ta mbështesë aktivistin e burgosur Tommy Robinson.

Zoti Farage u kundërpërgjigj se i qëndron pozicionit të tij./VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj