7 Janar 2025, 16:00
Nga E. D
foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se prova më e fundit e saj ishte me raketat e reja hipersonike me rreze të mesme, të cilat janë projektuar për të goditur objektiva në zona të largëta të Paqësorit. Udhëheqësi Kim Jong Un është zotuar ta zgjerojë më tej arsenalin e armëve me aftësi bërthamore, për t’iu kundërvënë vendeve rivale.
Koreja e Veriut demonstroi sisteme të shumta armatimesh vitin e kaluar, të cilat mund të godasin vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara, përfshirë raketat balistike ndërkontinentale.
Ekzistojnë shqetësime se aftësitë e saj ushtarake mund të avancojnë më tej nëpërmjet transferimit të teknologjisë nga Rusia, ndërsa dy vendet po bashkërendojnë veprimet për luftën në Ukrainë. Udhëheqësi koreanoverior Kim përsëriti se përpjekjet bërthamore synojnë t’i kundërvihen kërcënimeve nga forcat armiqësore, por nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi në median shtetërore koreanoveriore u bë pasi ushtria e Koresë së Jugut njoftoi dje se pati diktuar nisjen e raketës, e cila përshkoi një distancë prej 1,100 kilometrash përpara se të rrëzohej në ujërat ndërmjet Gadishullit Korean dhe Japonisë. Kjo provë me raketa, e bërë vetëm pak javë përpara se Donald Trump-i të rikthehet si president i Shteteve të Bashkuara, pasoi një vit me prova të shumta me raketa./VOA
kim jong un
Bota
7 Janar 2025, 15:25
E. D
Jean-Marie Le Pen
FRANCË- Zyrtarët francez kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas vdekjes së Jean-Marie Le Pen, i cili n&eu...
Bota
7 Janar 2025, 13:41
ZH.LL
Jean-Marie Le Pen
FRANCË- Jean-Marie Le Pen, ish-udhëheqësi i Frontit Kombëtar dhe themeluesi i të djathtës ekstreme në ...
Bota
7 Janar 2025, 13:26
ZH.LL
Jean-Marie Le Pen
FRANCË- Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar, ka vdekur ...
Bota
7 Janar 2025, 12:55
ZH.LL
Park Sang-woo
KORE E JUGUT- Ministri i Transportit i Koresë së Jugut tha të martën se ai synon të japë dorëheqjen pë...
Bota
7 Janar 2025, 12:14
M.B
Joe Biden
SHBA-Presidenti në largim i SHBA-ve Joe Biden ka bërë një gafë gjatë një ngjarjeje që shënonte n&eu...
Bota
7 Janar 2025, 11:55
ZH.LL
Kim Jong Un
KORE E VERIUT- Kim Jong Un thuhet se i ka ndaluar koreano-veriorët të hanë hotdogs dhe ka urdhëruar burgosje për &cced...
Bota
7 Janar 2025, 11:19
ZH.LL
Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka përsëritur sugjerimet e tij në dukje të largëta se SHBA duhet të marr&e...
Bota
7 Janar 2025, 11:01
M.B
Foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hiper...
Bota
7 Janar 2025, 10:48
ZH.LL
Dorin Recean
MOLDAVI- Moldavia ka akuzuar Kremlinin për orkestrimin e një krize sigurie brenda kufijve të saj. Që nga 1 janari, Transni...
Bota
7 Janar 2025, 10:30
ZH.LL
KINË- Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 janë lënduar pas një tërmeti të madh q&eum...