20 Nëntor 2022, 09:13
Nga d.a.

KOSOVË- Në Kosovë së fundmi zbarkuan trupa të EULEX-it nga Italia e Polonia, të cilët po patrullojnë në komunat veriore të vendit. Ndërkohë, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se me shqiptimin e gjobës së parë, do të nisin rezistencën, duke mos treguar në çfarë forme.
Nuk kanë mbetur edhe shumë orë deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave për qytetarët që në veturat e tyre bartin targa ilegale, KM në vend të atyre legale, RKS.
Derisa qytetarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se nuk pajtohen me zëvendësimin e targave, Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur në zbatimin e këtij vendimi.
E serbët lokalë kanë paralajmëruar se me shqiptimin e gjobës së parë, do të nisin rezistencën, duke mos treguar në çfarë forme.
Pikërisht, kundërshtimi për shqiptimin e masave bëri që drejtori i policisë në veri të shkarkohet, që pasoi me dorëheqjen e kryetarëve të komunave, policëve, gjyqtarëve e prokurorëve, asamblistëve, doganierëve e shumë zyrtarëve të tjerë serb.
Duke parë situatën, në Kosovë së fundmi zbarkuan trupa të EULEX-it nga Italia e Polonia, të cilët po patrullojnë në komunat veriore.
E komandanti i 25 karabinierëve italian që erdhën së fundmi në Kosovë, Mariano Bastanza thotë se tani po monitorojnë situatën.
“Ne jemi këtu për të mbështetur mandatin e misionit të EULEX-it që do të thotë të ndihmojmë të gjitha autoritetet dhe popullin e Kosovës për të përmirësuar gjendjen e tyre aktuale, e cila mbetet e ndjeshme, veçanërisht në veri”, thotë Mariano Bastanza, komandant italian. “Po, le të themi se duhet vetëm të monitorojmë, deri tani, situatën”.
Ai thotë se po e mbështesin Policinë e Kosovës.
“Sepse ne kemi disa informacione se çfarë po ndodh dhe situata është ende e ndjeshme”, tregon Bastanza. “Ne jemi këtu për të mbështetur, në thelb, policinë e Kosovës - dhe autoritetet. Këshillimi i tyre dhe monitorimi i situatës - ky është mandati ynë deri më tani”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po përpiqen për të gjetur një zgjidhje para të hënës kur edhe hyn në fuqi masa e shqiptimit të gjobave për qytetarët me targa ilegale.
Për këtë, të premten, BE ftoi në një takim palën kosovare dhe atë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas paralajmërimeve, pritet të takohen të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të gjetur zgjidhje në lidhje me këtë çështje./RTK/
Bota
20 Nëntor 2022, 09:02
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Data 21 nëntor do të jetë dhe afati i fundit për certifikimin e partive politike të cilat do të ...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:49
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një burrë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një lartësi teksa po kryen...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:34
d.a.
Termet ne Itali
ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.3 , u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros, n&...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:21
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri një vizitë të papritur në Kiev të shtunën p&...
Bota
20 Nëntor 2022, 08:15
A.B
Ekipet
SIRI- Turqia ka goditur me sulme ajrore disa qytete në të gjithë Sirinë veriore të shtunën vonë. 25 sul...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:42
A.B
Proteste
SHBA- Për herë të parë në histori, vendet kanë rënë dakord për një fond të dedikuar p&...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:29
A.B
Proteksionizmi i Joe Biden është i kushtueshëm për Amerikën dhe botën, shkruan The Economist
Rritja e çmimeve ësht&...
Bota
20 Nëntor 2022, 07:24
A.B
Musk dhe Trump
SHBA-Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka qenë në dilemë për hapjen e llogarisë së ish-presidentit amerika...
Bota
19 Nëntor 2022, 23:00
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi në një takim të rregullt për çlirimin e territo...
Bota
19 Nëntor 2022, 22:33
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë...