LIVE UPDATES
Bota

Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Grupi Wagner i Rusisë do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

20 Korrik 2023, 13:07 Nga f.i
Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me
foto ilustruese

POLONI- Ministria e Mbrojtjes e Polonisë po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë dhe është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, thanë zyrtarë të ministrisë të enjten.

“Kufijtë e Polonisë janë të sigurt, ne po monitorojmë situatën në kufirin tonë lindor në mënyrë të vazhdueshme dhe jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm”, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të dërguar me email agjencisë së lajmeve Reuters.

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Grupi Wagner i Rusisë do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

Në një video të publikuar të mërkurën, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, u pa duke mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi. Ai i informoi ata se, për momentin, nuk do të përfshiheshin në luftën e Ukrainës, por i udhëzoi ata të përgatiteshin për aktivitetet e ardhshme në Afrikë duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë bjelloruse.

“Forcat e armatosura të Bjellorusisë vazhdojnë stërvitjen e përbashkët me luftëtarët e Wagner”, tha Ministria e Mbrojtjes bjelloruse.

Polonia tha në fillim të këtij muaji se do të dërgojë 500 policë për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të përballuar rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë, si dhe çdo kërcënim të mundshëm pas zhvendosjes së mercenarëve të Wagner në Bjellorusi.

Rebelimi i dështuar i Wagner më 23-24 qershor është interpretuar nga Perëndimi si një sfidë ndaj sundimit të presidentit rus Vladimir Putin, dhe është thënë që ai ilustron dobësinë e tij dhe tensionin që ka shkaktuar lufta në Ukrainë ndaj shtetit rus.

Kremlini e kundërshton këtë interpretim dhe thotë se populli rus është mbështet Putinin dhe ushtrinë.

Planet e mercenarëve

Një marrëveshje u arrit më 24 qershor, sipas së cilës mercenarët do të lëviznin në Bjellorusi në këmbim të heqjes së akuzave kundër tyre. Putin tha se luftëtarët ose mund të largohen për në Bjellorusi, ose të vihen nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, ose të kthehen te familjet e tyre. Wagner ka humbur 22 mijë nga ushtarët e vet në luftën në Ukrainë, ndërsa 40 mijë tjerë janë plagosur dhe deri 10 mijë prej tyre do të shkojnë në Bjellorusi.

Komandanti i lartë i njohur me nofkën e luftës “Marx”, shefi i shtabit të Ëagner, tha në postim se gjithsej 78,000 burra të Wagner kishin marrë pjesë në atë që ai e quajti “udhëtim biznesi në Ukrainë”, 49,000 prej tyre janë ish të burgosur. Wagner ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014, luftoi militantët e Shtetit Islamik në Siri, operoi në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, dhe pushtoi qytetin ukrainas të Bahmutit për Rusinë në fillim të këtij viti.

“Deri në 10 mijë luftëtarë kanë shkuar ose do të shkojnë në Bjellorusi”, tha ai. “Rreth 15 mijë kanë shkuar me pushime”.

Postimi kundërshtoi vërejtjet e një ligjvënësi rus i cili tha se rreth 33,000 luftëtarë të Wagner kishin nënshkruar kontrata me ministrinë e mbrojtjes.

Marrë nga REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet